GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vranë për nderin e familjes, lihet në fuqi vendimi për vëllezërit që ekzekutuan taskistin

në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Vranë për nderin e familjes, lihet në fuqi vendimi për vëllezërit që ekzekutuan taskistin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata e Apelit të Tiranës ka vendosur të lërë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për dy vëllezërit Sajmir dhe Arsil Shera të cilët vranë me armë zjarri taksistin Abdullah Budlla dy vite më parë në zonën e Fushë Prezës.

Prokuroria ka njoftuar në një deklaratë zyrtare të shpërndarë për mediat, se shqyrtimi në Apel është bërë pas ankimimit të bërë nga dy vëllezërit për vrasjen e kryer, ku ata kërkonin ndryshim të vendimit për të caktuar një dënim në kufijtë e parashikuar me ligj.

Pas shqyrtimit të dy kërkesave, Apeli ka vendosur të lërë në fuqi dënimin për dy vëllezërit, respektivisht Sajmir Sheha me 14 vite e 8 muaj burg ndërsa vëllai i tij Arsil Shera me 10 vite burg.

Njoftimi:

Me datë 03.08.2020, rreth orës 16:46, në rrugën nacionale “Fushë Krujë – Vorë”, është vrarë me armë zjarri  shtetasi me iniciale A.B, i cili punonte si taksist. Rezulton se autorët e vrasjes janë dy vëllezërit, shtetasit me iniciale S.Sh dhe A.Sh. Referuar interesimit të mediave, ju informojmë si më poshtë:

Në  Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, u zhvillua gjykimi lidhur me çështjen penale që i përket të  pandehurve me iniciale S.Sh dhe A.Sh, të akuzuar për kryerjen e veprave penale të  “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municioni”,  të parashikuara nga nenet 78, 25  dhe 278  të  K.Penal. Gjykata e Rrethit Gjyqësor  Tiranë,  me vendimin nr. 288, datë 09.02.2022 ka vendosur:

Deklarimin fajtor të të pandehurit S.Sh, për kryerjen e veprës penale “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Neni 78 dhe 25 të Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me njëzet e një vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit S.Sh, për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municioni parashikuar nga Neni 278 prg.1 të Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me pesë vjet burgim. Në zbatim të nenit 55 te K.Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri S.Sh, të dënohet me njëzet e dy vjet burgim.

Në aplikim të Nenit 406/1 të K.Pr.Penale, të pandehurit S.Sh, i ulet 1/3 e dënimit dhe përfundimisht dënohet katërmbëdhjetë vjet e tetë muaj burgim.

2.Deklarimin fajtor të të pandehurit A.Sh, për kryerjen e veprës penale të “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Neni 78 dhe 25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me pesëmbëdhjetë vjet burgim.

Në zbatim të Nenit 406 te K.Pr.Penale, perfundimisht i pandehuri A.Sh të dënohet me dhjetë vjet burgim.

-Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga i pandehuri me iniciale  A.Sh, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit, deklarimin e pafajshëm për veprën penale të “Vrasjes me paramendim” kryer në bashkëpunim  si dhe mbi bazën e ankimit të bërë nga i pandehuri me iniciale S.SH, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit, caktimin e dënimit nën kufijtë e parashikuar me ligj.

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Apelit Tiranë, e përbërë nga trupi gjykues me Relatore Gjyqtare znj. Elona Mihali dhe anëtarë znj. Alma Ahmeti dhe z.Fatri Islamaj, me vendimin nr. 944 , datë 11.10.2022 vendosi:

– Lënien në fuqi të vendimit nr. 288 datë 09.02.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Etiketa: burguvellezeritvrane takstistin

Lajme të lidhura

Të shtunën protesta e madhe! Folësi te Kryeministria: Presim krahëhapur Diasporën, do e rrëzojmë këtë regjim kriminal
Aktualitet

Të shtunën protesta e madhe! Folësi te Kryeministria: Presim krahëhapur Diasporën, do e rrëzojmë këtë regjim kriminal

20:13 - 10/09/26
“Edi Rama është kanceri i Shqipërisë”/ Qytetari: Shqipëria është kthyer Kolumbi dhe Meksikë
Aktualitet

“Edi Rama është kanceri i Shqipërisë”/ Qytetari: Shqipëria është kthyer Kolumbi dhe Meksikë

19:53 - 10/09/26
Zjarr i madh tek pylli me pisha, ndërhyrje nga ajri në Cërrilë të Mallakastrës
Aktualitet

Zjarr i madh tek pylli me pisha, ndërhyrje nga ajri në Cërrilë të Mallakastrës

19:37 - 10/09/26
Para
Abuzimi me çmimet te “Bujqësori”, Apeli refuzon kërkesën për lehtësim të masës për 4 të arrestuarit

Abuzimi me çmimet te “Bujqësori”, Apeli refuzon kërkesën për lehtësim të masës për 4 të arrestuarit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Të shtunën protesta e madhe! Folësi te Kryeministria: Presim krahëhapur Diasporën, do e rrëzojmë këtë regjim kriminal
Aktualitet

Të shtunën protesta e madhe! Folësi te Kryeministria: Presim krahëhapur Diasporën, do e rrëzojmë këtë regjim kriminal

20:13 - 10/09/26

Të shtunën pritet që të mbahet protestë e madhe, me pjesëmarrjen edhe të Diasporës. Një nga protestuesit deklaroi se diaspora...

Lexo më shumë
Banorët bllokojnë rrugën në Durrës: Nuk kemi marrë dëmshpërblimet e përmbytjeve

Banorët bllokojnë rrugën në Durrës: Nuk kemi marrë dëmshpërblimet e përmbytjeve

20:08 - 10/09/26
“Edi Rama është kanceri i Shqipërisë”/ Qytetari: Shqipëria është kthyer Kolumbi dhe Meksikë

“Edi Rama është kanceri i Shqipërisë”/ Qytetari: Shqipëria është kthyer Kolumbi dhe Meksikë

19:53 - 10/09/26
Liga e Kombeve/ San Marino-Shqipëri, dalin në shitje biletat për tifozët shqiptarë

Liga e Kombeve/ San Marino-Shqipëri, dalin në shitje biletat për tifozët shqiptarë

19:43 - 10/09/26
Zjarr i madh tek pylli me pisha, ndërhyrje nga ajri në Cërrilë të Mallakastrës

Zjarr i madh tek pylli me pisha, ndërhyrje nga ajri në Cërrilë të Mallakastrës

19:37 - 10/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com