GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vrasës e grup kriminal, si u shfry dosja e fisit të rrezikshëm “Bajri” në Shkodër

në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Vrasës e grup kriminal, si u shfry dosja e fisit të rrezikshëm “Bajri” në Shkodër
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Fisi Bajri është jo pak i njohur, kjo për faktin se në vitin 2018, në kuadër të operacionit “Oaz”, u arrestuan disa prej anëtarëve të këtij fisi, të akuzuar për grup të strukturuar kriminal, gjobëvënie, vrasje dhe punësime të paligjshme. Por dosja e bujshme tashmë është shfryrë, pasi të gjithë personat, të cilët u vunë në prangajanë liruar nga akuzat e vrasjes, kanosjes, gjobëvënies, basteve të paligjshme dhe shumë të tjera.

Operacioni “OAZ”

Në shtator të vitit 2018 Policia e Shtetit në bashkëpunim me ish-Prokurorinë për Krime të Rënda do të trumbetonin në konferenca mediatike, goditjen e një prej grupeve më të rrezikshme kriminale që operonte në Shkodër. Në sajë të këtij operacioni policia arrestoi 11 persona, të cilët i etiketoi si persona me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Hetimi i nisur pranë Krimeve të Rënda në prill 2018, pak kohë pasi Shkodra ishte tronditur nga një shpërthim me lëndë plasëse me objektiv Lul Kullën, u mbyll me 11 persona të arrestuar. Gjatë operacionit të koduar “Oazi”, në pranga përfunduan, Behar Brajoviq (Bajri); Samet Halluni; Ilir Rustemi; Emrah Plaku; Astmer Bilali; Armir Grimaj; Safet Rustemi (Bajri); Fabiol Rexhepi; Ismet Idrizi; Denis Brajoviq dhe Klaudio Hoxhalliu. Përveç të prangosurve si “ushtarë”, mes të arrestuarve janë edhe Safet Bajri, i konsideruar mes njerëzve kryesorë të bandës dhe i vëllai Ilir Rustemi, gjithashtu me të njëjtin rol.

Një tjetër personazh kyç në grup është edhe Behar Bajri, i arrestuar në Roterdam. Informacioni për të u është përcjellë autoriteteve të huaja dhe në bashkëpunim me partnerët përfundoi në pranga. Nga hetimet rezulton se është e provuar se nantarët e këtij grupi kriminal kanë kërcënuar për dhënien e disa shuma të konsiderueshme parash. Gjobat e vendosura , fillimisht u njoftoheshin të dëmtuarve nga Behar Bajri. Behari jam, u thoshte në telefon i dyshuari dhe më pas viheshin në lëvizje të tjerët, të cilët, siç rezulton nga përgjimet e shumta, i vendosnin afat të dëmtuarve në disa raste edhe me frazën “e mira është mos ta vonosh porosinë”.

Vrasja e Fabiola Bajri

E provuar sipas prokurorisë është edhe akuza për dy vrasje, sikurse edhe e 15-vjeçares Fabiola Bajri, bashkëjetuese e njërit prej të dyshuarve. Vrasja e saj u raportua si vetëvrasje 20 vjet më parë, edhe pse gruaja ishte qëlluar me një plumb, ndërsa edhe pas të shtënave arma u gjet me fishekë gati për qitje. Krimi i dytë dyshohet se është kryer për shkaqe banale. Mes të arrestuarve ishte edhe ish-portieri Armir Grimaj. Ai dyshohet për trukimin e ndeshjes Vllaznia-Tërbuni, një ndeshje e zhvilluar në muajin maj dhe e mbyllur me rezultatin 2-1, ashtu siç tregon në përgjimet ambientale Safet Bajri, kur flet për të ardhurat nga ndeshja.

Lirimi i Safet Bajrit

Pas ping-pong-ut me dërgimin e dosjeve sa në Tiranë dhe sa në Shkodër, gjyqtari i Shkodrës Besmir Stroka pranoi kërkesën e mbrojtësve Arber Hoxha dhe Sokol Tahiraj duke shuar masat e sigurimit “arrest ne burg” për disa prej të hetuarve të grupit Bajri. Kështu është shuar masa arrest në burg për Safet Bajrin duke urdhëruar qëndrimin në burg vetëm për vendimin penal të formës së prerë. Pra Safet Bajri në burg mbahet vetëm për dënimin me 8 vite që ka nga drejtësia belge. Gjykata vendosi që të zgjaste afatet e paraburgimit për Behar Bajrin dhe Ilir Bajrin, por akuzat kundër tyre në Shqipëri kanë rënë. Ilir Bajri mbahet në qeli për 5.6 vitet e dënimit me burg në Itali po për drogë. A.L/ gijotina.com

Etiketa: grup krimialKryesore1Shkodër

Lajme të lidhura

Protesta nuk ndalet/ Sot dita e 83-të, qytetarët sërish në shesh kundër qeverisë: Rama, jepe dorëheqjen!
Aktualitet

Protesta nuk ndalet/ Sot dita e 83-të, qytetarët sërish në shesh kundër qeverisë: Rama, jepe dorëheqjen!

16:40 - 21/08/26
Cërriku kundër hartës së re të Ramës: Këshilli Bashkiak kundërshton bashkimin me Elbasanin
Aktualitet

Cërriku kundër hartës së re të Ramës: Këshilli Bashkiak kundërshton bashkimin me Elbasanin

16:34 - 21/08/26
Plagosi me armë Vladimir Bruçin, dëshmia e Pjerin Bitanit: E qëllova pasi më ofendoi para familjarëve
Aktualitet

Plagosi me armë Vladimir Bruçin, dëshmia e Pjerin Bitanit: E qëllova pasi më ofendoi para familjarëve

16:14 - 21/08/26
Para
Rritja e çmimeve/ Pas Tiranës, ngrihen edhe qytetarët e Durrësit (Foto)

Protesta kundër rritjes së çmimeve në Durrës/ Automjetet bllokojnë rrugët, policia i merr targat

Discussion about this post

TË FUNDIT

Futbollisti serb arrestohet në Portugali me 1.5 ton kokainë dhe armë lufte
Botë

Futbollisti serb arrestohet në Portugali me 1.5 ton kokainë dhe armë lufte

17:15 - 21/08/26

Futbollisti serb Uroš Milošević është arrestuar të mërkurën në Portugali, pasi policia ndaloi furgonin që ai po drejtonte në autostradën...

Lexo më shumë
Grushtet dhe racizmi pas finales së Botërorit, FIFA dënon rëndë Argjentinën dhe lojtarët e saj

Grushtet dhe racizmi pas finales së Botërorit, FIFA dënon rëndë Argjentinën dhe lojtarët e saj

17:08 - 21/08/26
Zjarri del jashtë kontrollit në Pukë, digjen 3 banesa

Zjarri del jashtë kontrollit në Pukë, digjen 3 banesa

16:55 - 21/08/26
Protesta nuk ndalet/ Sot dita e 83-të, qytetarët sërish në shesh kundër qeverisë: Rama, jepe dorëheqjen!

Protesta nuk ndalet/ Sot dita e 83-të, qytetarët sërish në shesh kundër qeverisë: Rama, jepe dorëheqjen!

16:40 - 21/08/26
Cërriku kundër hartës së re të Ramës: Këshilli Bashkiak kundërshton bashkimin me Elbasanin

Cërriku kundër hartës së re të Ramës: Këshilli Bashkiak kundërshton bashkimin me Elbasanin

16:34 - 21/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com