GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vrasja e 14-vjeçarit, gjykata vendos ‘arrest me burg’ për bashkëmoshatarin

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Vrau shokun e klasës me thikë, Prokuroria kërkon ashpërsimin e akuzës për autorin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në një seancë që ka zgjatur vetëm pak minuta në dhomën e një spitali privat, të miturit Mario Përlleshaj iu komunikua masa e arrestit me burg për vrasjen e Martin Canit.

Gjyqtarja Lorena Çabe me kërkesë të prokurores Alma Felaj, i komunikoi të miturit masën e sigurisë arrest në burg.

Në prezencë të avokatit të autorit të dyshuar të vrasjes së Martin Canit, dhe një psikologu, përfaqësuesit e akuzës dhe togave të zeza mbërritën rreth orës 10:30 të të premtes në spitalin ku është i shtruar Mario Përlleshi, që gjithashtu mbeti i plagosur nga përleshja e të hënës.

Seanca ishte planifikuar të zhvillohej të premten në orën 09:30 në Dhomën Penale të Gjykatës së Tiranës, por u pamundësua shoqërimi i të miturit, që ndodhej në spital.

Sipas mjekëve, i riu ka kryer një operacion në pjesën e parakrahut pasi kishte prerë tendinat dhe për pasojë e kishte të pamundur të merrte pjesë në seancën në gjykatë.

Prokuroria ka regjistruar procedimin penal për ngjarjen, referuar nenit 79 për “vrasje në rrethana cilësuese ndaj një ose më shumë personave” dhe “mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Ngjarja ndodhi kur të miturit sapo kishin përfunduar mësimin në afërsi të shkollës “Fan Noli”. Krimi ishte i paralajmëruar pasi të njëjtët të mitur, 3 ditë para se të ndodhte ishin konfliktuar me njëri-tjetrin, përplasje të cilën e vijuan ditën e hënë.

Autori i dyshuar kishte thirrur një shok të tij, nxënës i shkollës “Fan Noli”. Nga ana tjetër, viktima, Cani, kishte thirrur një shok nga shkolla “Mustafa Qemal Atatürk” në Sauk, me të cilin luante në ekipin U-15 të Dinamos.

Gjatë përplasjes mbeti i plagosur edhe shoku i viktimës, ndërsa autori mori një plagë në parakrah.

Pas ngjarjes, autori u largua me vrap drejt Pazarit të Ri, ku të njohur të tij e çuan me një makinë në një spital privat për mjekim.

Etiketa: bashkemoshatarGjykataKryesore1Vrasja

Lajme të lidhura

Këlliçi reagon pas deklaratave të Ahmetajt: Rama dhe Nufi duhet të japin dorëheqjen! SPAK të nisë hetimet
Aktualitet

Këlliçi: Parlamenti Europian rrëzoi propagandën e Ramës, Brukseli kërkon zgjedhje të lira

07:39 - 11/11/26
Zbulohet emri i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua në tarracën e lokalit
Aktualitet

Zbulohet emri i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua në tarracën e lokalit

22:45 - 10/11/26
Atentat 39-vjeçarit shqiptar në Spanjë, e qëlluan për vdekje në tarracën e lokalit
Aktualitet

Atentat 39-vjeçarit shqiptar në Spanjë, e qëlluan për vdekje në tarracën e lokalit

22:00 - 10/11/26
Para
Moti i keq shkakton probleme edhe në Kukës, bien gurë dhe inerte në rrugë

Moti i keq shkakton probleme edhe në Kukës, bien gurë dhe inerte në rrugë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këlliçi reagon pas deklaratave të Ahmetajt: Rama dhe Nufi duhet të japin dorëheqjen! SPAK të nisë hetimet
Aktualitet

Këlliçi: Parlamenti Europian rrëzoi propagandën e Ramës, Brukseli kërkon zgjedhje të lira

07:39 - 11/11/26

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar përmes një postimi në Facebook pas qëndrimeve të anëtarëve të Parlamentit Europian...

Lexo më shumë
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 11 Nëntor 2026

07:28 - 11/11/26
Parashikimi i motit për sot, 26 Nëntor 2025

Parashikimi i motit për sot, 11 Nëntor 2026

07:26 - 11/11/26
A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi: Do ta gjykojmë pasi të vendosin organet e drejtësisë

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi: Do ta gjykojmë pasi të vendosin organet e drejtësisë

23:00 - 10/11/26
Zbulohet emri i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua në tarracën e lokalit

Zbulohet emri i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua në tarracën e lokalit

22:45 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com