GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vrasja e 14-vjeçarit pranë shkollës në Tiranë/ Rama ja vë fajin opozitës, Tik-Tokut dhe Snapchatit: Mund ti mbyllim

në Aktualitet, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Vrasja e 14-vjeçarit pranë shkollës në Tiranë/ Rama ja vë fajin opozitës, Tik-Tokut dhe Snapchatit: Mund ti mbyllim
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dy ditë pas vrasjes së një 14-vjeçarit pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë, kryeministri Edi Rama fajësoi rrjetet sociale për promovimin e dhunës dhe njoftoi mundësinë e mbylljes së tyre.

Teksa përmendi raste të kufizimit të rrjeteve sociale në botë, Rama u shpreh se “dilema jonë si qeveri është nëse duhet të provojmë edhe ne të ecim në drejtim të vendosjes së filtrave kur në fakt nga të gjitha eksperiencat e deritanishme në Europë apo përtej Europës, mësojmë se efektiviteti i tyre është ende shumë i ulët, ndërkohë që stimujt e dhunës dhe rastet e bullizmit në botën online të fëmijëve dhe të adoleshentëve, vetëm rriten apo të ndërmarrim një masë drastike për mbylljen e plotë të Tik-Tok-ut e pse jo, të SnapChat-it në territorin e Republikës së Shqipërisë”.

“Kemi vendosur që këtë dilemë ta hedhim për një diskutim të gjerë me të gjithë komunitetet e prindërve ku do të angazhohen të gjitha shkollat, nën drejtimin e Ministrisë së Arsimit për të marrë një vendim sa më demokratik për një problem kaq të madh, por e përsëris, kompleks në përmbajtjen dhe në zgjidhjen e vet”, shtoi.

Në një fjalim të mbajtur pas mbledhjes, Rama fajësoi edhe opozitën për përdorimin e gjuhës së urrejtjes. Akuza në këtë aspekt hodhi dhe ndaj medias. “Tragjedia e nxënësit 14 vjeçar, e familjes së tij dhe e komunitetit të shkollës Fan Noli është shumë e madhe për tu futur në perimetrin shumë të ngushtë të sherrit të një pseudo elite politike dhe mediatike e cila përditë, përnatë devijon çdo interes kombëtar e publik, çdo problem apo ngjarje dhe deri çdo fatkeqësi e tragjedi në kanalin e llumit të interesave të veta për pushtet e për biznes me ndjenjat dhe me hallet e popullit”, tha ai.

Rama tha gjithashtu se qeveria është duke punuar për ngritjen e një sistemi të ri dixhital për kontrollin e shkollave dhe klasave në vend me kamera inteligjente në bashkëpunim me qeverinë e Emirateve të Bashkuara Arabe. Kryeqeveritari tha se synohet që plani të jetë gati brenda 20 muajsh për tu implementuar më pas në shkollat e vendit.

Ngjarja e së hënës ka ngritur në opinionin publik pikëpyetje për sigurinë në shkolla dhe më tej për dështimin e institucioneve arsimore në përgatitjen e brezave të rinj. Megjithatë, roli dhe përgjegjësia e autoriteteve për rastin nuk u përmend nga kreu i qeverisë në fjalimin e mbajtur para kryeministrisë.

Vrasja e 14-vjeçarit vjen pas një sërë ngjarjeve kriminale kundër jetës të ndodhura nga që nga fillimi i vitit shkollor në shkollat e vendit apo që kanë pasur protagonistë nxënës.

Opozita kërkoi dorëheqjen e ministres së Arsimit Oegrta Manastirliu pas krimit pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë, megjithatë kërkesa u sulmua nga socialistët në seancën e fundit parlamentare.

Etiketa: Edi RamaFan NoliKryesore1shkollat

Lajme të lidhura

Dyshohet se do të përdoreshin për ngjarje kriminale, Policia gjen në Kurbin dhe Krujë 3 automjete të vjedhura
Aktualitet

Dyshohet se do të përdoreshin për ngjarje kriminale, Policia gjen në Kurbin dhe Krujë 3 automjete të vjedhura

09:59 - 15/11/26
Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin
Aktualitet

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

09:38 - 15/11/26
Pirro Dhima jep dorëheqjen pas arrestimit të vëllait, ministria greke nuk ia pranon
Aktualitet

Pirro Dhima jep dorëheqjen pas arrestimit të vëllait, ministria greke nuk ia pranon

09:20 - 15/11/26
Para
PD: Buxheti 2025 i bashkive nuk mjafton të lajnë borxhet

PD: Buxheti 2025 i bashkive nuk mjafton të lajnë borxhet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sot sfida me Bjellorusinë në Budapest, kuqezinjtë luajnë për dy rezultate
Sport

Sot sfida me Bjellorusinë në Budapest, kuqezinjtë luajnë për dy rezultate

10:17 - 15/11/26

Shqipëria luan sot një nga ndeshjet më të rëndësishme të këtij edicioni të Ligës së Kombeve. Në orën 18:00, kuqezinjtë...

Lexo më shumë
Dyshohet se do të përdoreshin për ngjarje kriminale, Policia gjen në Kurbin dhe Krujë 3 automjete të vjedhura

Dyshohet se do të përdoreshin për ngjarje kriminale, Policia gjen në Kurbin dhe Krujë 3 automjete të vjedhura

09:59 - 15/11/26
Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

09:38 - 15/11/26
Pirro Dhima jep dorëheqjen pas arrestimit të vëllait, ministria greke nuk ia pranon

Pirro Dhima jep dorëheqjen pas arrestimit të vëllait, ministria greke nuk ia pranon

09:20 - 15/11/26
Alarm në Francë! Hakerët vjedhin të dhënat personale të 22 milionë qytetarëve

Alarm në Francë! Hakerët vjedhin të dhënat personale të 22 milionë qytetarëve

08:55 - 15/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com