GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vrasja e 14-vjeçarit, prindërit në protestë: Jemi të pasigurt, ministrja të japë dorëheqjen. Fajin e ka regjimi i Noc Rrokut!

14:58 - 21/11/24
në Aktualitet, Ekonomi & Sociale, KRYESORE
Kohë leximi: 4 min
A A
Vrasja e 14-vjeçarit, prindërit në protestë: Jemi të pasigurt, ministrja të japë dorëheqjen. Fajin e ka regjimi i Noc Rrokut!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një protestë-marshim po zhvillohet këtë të enjte, tre ditë pas vrasjes së një nxënësi 14-vjeçar pranë shkollës “Fan Noli” në kryeqytet. Prindër dhe gjyshër e nisën marshimin nga shkolla ku ndodhi tragjedia dhe ecën deri te Ministria e Arsimit. “Institucionet e papërgjegjshme”, shkruhej në pankartën e prindërve që udhëhiqnin marshimin.

https://gijotina.com/wp-content/uploads/2024/11/WhatsApp-Video-2024-11-21-at-12.50.04-PM.mp4

Për mediat, protestuesit u shprehën se ndihen të pasigurt për jetën dhe të pakënaqura me sistemin arsimor dhe sigurinë në shkolla, që sipas tyre ka dështuar. Për protestuesit, masa e njoftuar nga kryeministri Edi Rama për mbylljen e rrjeteve sociale si “Tik Tok” apo “Snapchat” nuk çon në zgjidhjen e problematikës.

“Se kanë fajin rrjetet sociale, e ka regjimi i Noc Rrokut”, theksoi një qytetar.

“Nuk është ky problemi, mbylla e Tik Tokut, jemi të pasigurt, jetojmë në një shoqëri që na injekton frikë dhe tmerr. Ministria e Arsimit duhet të japë dorëheqjen”, tha një qytetare.

“Sot, shoqëria shqiptare po përjeton një krizë ku vlerat janë kthyer në antivlera. Përgjegjës është Ministria e Arsimit qe harton politika, por edhe familja që duhet ti edukojë fëmijët. Fëmija im Se njeh as oficerin e policisë dhe as psikologen”, tha një tjetër.

Nj protestues i cili iu bashkua tubimit bashkë me vajzën 10 vjeçe tha se “ndihemi shumë keq” dhe kërkoi “të rriten masat e sigurisë në shkolla”.

“Tani ndihem e trembur kur dal nga shkolla”, tha vajza, nxënëse në shkollë.

“Po të ishte bërë drejtoresha e shkollës bashkë me prindërit djali do ishte gjallë”, u shpreh një tjetër prind.

“Ca të them, më keq a ka?! Vrasja e një fëmijë 14-vjeç. Përgjegjës është arsimi”, tha një qytetar, “ministrja duhet të kishte dhënë dorëheqjen në shenjë respekti vetë, pa ia kërkuar qytetarët”.

“Sot tek unë nesër të tjetri, kështu shkon kjo”, u shpreh një tjetër.

“Ngjarja është e rëndë dhe rrezik për çdo fëmijë duke qenë kështu nuk mund të rrimë në heshtje. Nuk mund të japim zgjidhje vetëm për mbylljen e rrjeteve sociale. Institucionet duhet të jenë më të përgjegjshme kjo ngjarje është emergjencë kombëtare. Janë disa raste që fëmijët tanë humbin jetën brenda apo jashtë ambienteve të shkollës. Nuk është justifikim që ndodhi jashtë ambientit të shkollës reagimi i Ministrisë së Arsimit. Duhet emergjencë kombëtare për të rishikuar sistemin arsimor në vendin tonë”, u shpreh një qytetar.

https://gijotina.com/wp-content/uploads/2024/11/WhatsApp-Video-2024-11-21-at-12.42.11-PM.mp4

Te Ministria e Arsimit,  një protestuese derdhi bojë të kuqe në rrugën pranë Ministrisë së Arsimit dhe në muret e institucionit në shenjë simbolike për humbjen e jetës së 14-vjeçarit. Aty, përmes mikrofonit të protestës, qytetarët përsëriten mesazhet për pasigurinë në shkolla dhe pakënaqësinë nga sistemi arsimor dhe kërkuan dorëheqjen e Ogerta Manastirliut si ministre e Arsimit. Protestuesit paralajmëruan se do të mblidhen sërish para ministrisë ditën e Hënë.

Mesazhi i nënës së Martinit

Një qytetare lexoi një mesazh të dërguar nga e ëma e vogëlushit të vrarë në të cilit shkruhej: “Nuk mendoj që ka fjalë që e përshkruan këtë dhimbje që na ka lënë një boshllëk të madh që nuk do të mbushet kurrë. Falënderoj gjithë popullin shqiptar anembanë dhe FSHF, për praninë dhe mbështetjen në këto momente të vështira. Nuk di sa mirënjohëse mund të them që jam për ato që iu gjendën aty Martinit në momentet e tij të fundit. Ju falënderoj nga zemra. Martini ishte i mbushur me ëndrra dhe jetë! Ia morën të dyja. Si nënë që jam uroj nga thellësia e shpirtit që askush mos u sprovoftë me dhimbje të tilla. Respekte Florina dhe Angel Cani”.

Tezja e vogëlushit të vrarë humb ndjenjat

Një incident ka ndodhur ndodhi në fundin e tubimit që zgjati gati dy orë. Protestës u bashkua edhe tezja e vogëlushit të vrarë, e cila u shfaq në gjendje të rënduar psikologjike. “E kemi çu në shkollë, e kemi çu në luftë. Drejtësia të shkojë në vend. Drejtësi, drejtësi”, tha ajo për mediat e përlotur dhe në gjendje të ngarkuar emocionale, para se të humbte ndjenjat.

Qytetarët e pranishëm në protestë i kanë dhënë ndihmën e parë tezës së vogëlushit, para se ekipet mjekësorë ta transportonin me ambulancë në spital.

Lexo edhe:

Mesazhi i nënës së Martinit në protestë: Ishte i mbushur me ëndrra dhe jetë, ia morën të dyja!

Protesta te Ministria e Arsimit/ Tezja e vogëlushit të vrarë humb ndjenjat

Protesta për vrasjen e 14-vjeçarit, shoqja e klasës së Martinit: Nuk di çfarë turpi kanë ata që e drejtojnë atë shkollë

Etiketa: Kryesore1Vrasje

Lajme të lidhura

Tension në komisariatin nr.1 në Tiranë, deputetët demokratë përplasen me policinë
Aktualitet

Tension në komisariatin nr.1 në Tiranë, deputetët demokratë përplasen me policinë

23:05 - 24/01/26
PD përgënjeshtron policinë: Asnjë efektiv nuk është paraqitur për ndihmë në spital
Aktualitet

PD përgënjeshtron policinë: Asnjë efektiv nuk është paraqitur për ndihmë në spital

22:11 - 24/01/26
Sherr mes dy personave në bulevardin “Ismail Qemali” në Vlorë, plagoset me thikë njëri prej tyre
Aktualitet

Sherr mes dy personave në bulevardin “Ismail Qemali” në Vlorë, plagoset me thikë njëri prej tyre

21:38 - 24/01/26
Para
PD heq dorë nga “mosbindja civile” në Parlament, Bardhi: Betejë në Kuvend për buxhetin

Nga rritja e pensioneve, te shtimi i fondeve për Onkologjikun, zbardhen 28 propozimet e grupit të PD për buxhetin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tension në komisariatin nr.1 në Tiranë, deputetët demokratë përplasen me policinë
Aktualitet

Tension në komisariatin nr.1 në Tiranë, deputetët demokratë përplasen me policinë

23:05 - 24/01/26

Tension dhe përplasje fizike kanë shpërthyer në ambientet e Komisariatit Nr. 1 në Tiranë, ku disa deputetë të Partisë Demokratike...

Lexo më shumë
PD përgënjeshtron policinë: Asnjë efektiv nuk është paraqitur për ndihmë në spital

PD përgënjeshtron policinë: Asnjë efektiv nuk është paraqitur për ndihmë në spital

22:11 - 24/01/26
Sherr mes dy personave në bulevardin “Ismail Qemali” në Vlorë, plagoset me thikë njëri prej tyre

Sherr mes dy personave në bulevardin “Ismail Qemali” në Vlorë, plagoset me thikë njëri prej tyre

21:38 - 24/01/26
Policia e Prodës arreston dhe dhunon ‘kryeterroristin’ 10-vjeçar: Më kanë gjuajtur me shpullë…

Policia e Prodës arreston dhe dhunon ‘kryeterroristin’ 10-vjeçar: Më kanë gjuajtur me shpullë…

21:33 - 24/01/26
Arrestime dhe plagosje/ Pas tre orësh në shesh kundër Ramës, policia i sulmon protestuesit me gaz lotsjellës dhe ujë me piper

Arrestime dhe plagosje/ Pas tre orësh në shesh kundër Ramës, policia i sulmon protestuesit me gaz lotsjellës dhe ujë me piper

21:15 - 24/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com