GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vrasja e 17-vjeçarit në Francë/ Dëshmia e pasagjerit në makinë: Polici urdhëroi ta qëllonin

15:00 - 01/07/23
në Aktualitet, Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Vrasja e 17-vjeçarit në Francë/ Dëshmia e pasagjerit në makinë: Polici urdhëroi ta qëllonin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një i ri i cili pretendon se ndodhej në makinën ku 17-vjeçari u qëllua për vdekje nga policia, ka treguar se çfarë ndodhi në incidentin që shkaktoi trazira mbarëkombëtare.

Sipas Sky News, i riu, i cili postoi mesazhin e tij në rrjetet sociale, thotë se dëshiron që të merret vesh e vërteta pasi shumë gënjeshtra po qarkullojnë për incidentin që ndodhi në Nanterre, një qytet i vogël në periferi të Paris, mëngjesin e 27 korrikut.

Duke premtuar se do të tregojë historinë “nga A në Z”, i riu shpjegon në video se miqtë e kanë marrë hua Mercedesin dhe vendosën të lëvizin nëpër Nante, pa konsumuar as alkool e as drogë.

Teksa po lëviznin në korsinë e autobusit, kanë vënë re se po ndiqeshin nga policia. Më pas, një oficer policie iu afrua xhamit të makinës, i tha Naelit të hapte dritaren dhe më pas i tha atij të fikte makinën ose do ta qëllonte. I riu pretendon se më pas oficeri ka goditur Naelin me dorezën e armës. Më pas mbërriti polici i dytë dhe gjithashtu goditi Naelin në të njëjtën mënyrë.

Shoku i Naelit vazhdon duke thënë se polici i parë i drejtoi armën Naelit dhe i tha: “Mos lëviz se do të të fus një plumb në kokë.” Oficeri i dytë i tha “gjuaj”, sipas dëshmisë së mikut të Naelit.

U pasua nga një tjetër goditje ndaj Naelit nga oficeri i parë i policisë me dorezën e armës, që rezultoi që 17-vjeçari të hiqte këmbën nga frena dhe makina të ecte përpara. Më pas oficeri i dytë qëlloi, kështu që Naeli vuri këmbën e tij te pedalja e gazit. Në videon që bën xhiron e rrjetit, i riu shpjegon se “pa shokun e tij duke vuajtur” pasi u godit nga një plumb.

“Kisha frikë. Dola nga makina. Mendova se do të më qëllonin edhe mua, ndaj ika. Jam i tronditur nga ajo që ndodhi para meje, me shokun tim”, tha ai.

Varrimi i 17-vjeçarit Nael do të bëhet sot. Gjithsej 1311 persona u arrestuan mbrëmë në Francë, incidenti i katërt radhazi i dhunshëm që nga vdekja e adoleshentit.

Etiketa: Dëshmia e pasagjeritVrasja e 17-vjeçarit në Francë

Lajme të lidhura

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën
Aktualitet

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare
Aktualitet

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)
Aktualitet

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26
Para
U arrestuan si pjesë e grupeve kriminale, Prokuroria kërkon lirimin nga qelia të 8 personave/ Detajet

U arrestuan si pjesë e grupeve kriminale, Prokuroria kërkon lirimin nga qelia të 8 personave/ Detajet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26

Nuk ka fitues në aktin e parë të sfidës së 1/8 të finaleve të Europa League mes Bolognas dhe Romës....

Lexo më shumë
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com