GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Vrasja e 23-vjeçarit/ Policia britanike kërkon ndihmën e shqiptarëve për të kapur 2 autorët

20:29 - 23/10/22
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Vrasja e 23-vjeçarit/ Policia britanike kërkon ndihmën e shqiptarëve për të kapur 2 autorët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia në Britaninë e Madhe ka kërkuar ndihmë në lidhje me gjetjen e dy personave. Ata janë me origjinë shqiptare dhe dyshohen si autorë të një vrasje të ndodhur në janar të vitit të kaluar.
Trupi i pajetë i 23-vjeçarit, Tomasz Waga, babai i një fëmije, u zbulua nga një kalimtar i rastit rreth orës 23:30 mbrëmjen e 28 janarit të vitit të shkuar në Westville Road.
Një hetim për vdekjen e të riut në mars 2021, zbuloi se 23-vjeçari pësoi lëndime në kokë dhe gjoks dhe ishte vetëm 23 vjeç kur ndërroi jetë. Që atëherë, pesë persona janë akuzuar në lidhje me vdekjen e Waga, tha Policia e Uellsit të Jugut.
Por dy persona të kërkuar mbeten ende në arrati. Tani, Policia e Uellsit të Jugut i ka bërë një apel të ri komunitetit shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar dhe jashtë saj për të ndihmuar në gjetjen e shtetasve shqiptarë Elidon Elezi dhe Artan Palluci, të cilët janë të dy në kërkim për vrasjen e 23-vjeçarit.
Inspektori Stuart Wales, tha: “I bëjmë thirrje komunitetit shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar dhe jashtë saj që të na ndihmojë në gjetjen e të dy burrave. Një shpërblim i shtuar deri në 10,000 £ është në dispozicion për këdo që jep informacion që çon në arrestimin e tyre”, tha ai.
“Kufijtë ndërkombëtarë nuk janë pengesë për ne që të ndjekim personat e dyshuar për vrasje në Mbretërinë e Bashkuar, ne kemi lidhje të shkëlqyera me kolegët e zbatimit të ligjit në të gjithë Evropën, përfshirë Shqipërinë”, shtoi ai.
“Unë do t’i bëj thirrje si z. Palluci ashtu edhe z. Elezi që është në interesin tuaj të dilni vullnetarisht dhe të na jepni rrëfimet tuaja për atë që ndodhi në Cardiff natën e 28 janarit 2021”, u shpreh më tej.
Në fillim të këtij viti, Hysland Aliaj, 31 vjeç, u arrestua në Gjermani dhe u ekstradua në Britaninë e Madhe. Aliaj bashkohet me katër burra të tjerë, Josif Nushi, Mihal Dhana, Gledis Mehalla dhe Mario Qato, të cilët do të dalin në gjyq këtë muaj, të akuzuar për vrasje dhe vepra të tjera të ngjashme.

Etiketa: Britani e MadhePoliciaShqiptar

Lajme të lidhura

Ministri i Jashtëm iranian paralajmëron Trump: Teherani i gatshëm për përshkallëzim
Botë

Ministri i Jashtëm iranian paralajmëron Trump: Teherani i gatshëm për përshkallëzim

20:22 - 07/03/26
Rëndohet bilanci! Humb jetën shqiptari tjetër i aksidentuar në Siçili (Emri)
Aktualitet

Rëndohet bilanci! Humb jetën shqiptari tjetër i aksidentuar në Siçili (Emri)

11:46 - 07/03/26
Sekuestrohen në Hungari miliona euro cash dhe lingota ari në makinat e 7 ukrainasve
Botë

Sekuestrohen në Hungari miliona euro cash dhe lingota ari në makinat e 7 ukrainasve

11:25 - 07/03/26
Para
“Benzi” në Sarandë përfshihet nga flakët, policia jep informacion

“Benzi” në Sarandë përfshihet nga flakët, policia jep informacion

Discussion about this post

TË FUNDIT

Si do të zhvatën pronat e himariotëve në shërbim të oligarkëve të Tiranës! Plani malinj pas Himara Invest shpk, Vangjel Tavo bunkerizon bashkinë
Lajme

Si do të zhvatën pronat e himariotëve në shërbim të oligarkëve të Tiranës! Plani malinj pas Himara Invest shpk, Vangjel Tavo bunkerizon bashkinë

21:05 - 07/03/26

Thonë se në Shqipëri çudia më e madhe zgjat tre ditë. Projekti “Himara Invest” i Vangjel Tavos në Himarë zgjati...

Lexo më shumë
Mile, besniku i fundit i Ballukut që nuk votoi shkarkimin e saj, ndryshe nga Zeqineja…..

Mile, besniku i fundit i Ballukut që nuk votoi shkarkimin e saj, ndryshe nga Zeqineja…..

20:54 - 07/03/26
Parlamenti çek “mbron” kryeministrin Babiš nga hetimi! Ku ndryshon rasti Babiš në Çeki nga Balluku në Shqipëri?

Parlamenti çek “mbron” kryeministrin Babiš nga hetimi! Ku ndryshon rasti Babiš në Çeki nga Balluku në Shqipëri?

20:48 - 07/03/26
Dy vrasje në tre muaj! Si u dekorua drejtuesi i policisë i lidhur me grupin e Ines Hajrullës

Dy vrasje në tre muaj! Si u dekorua drejtuesi i policisë i lidhur me grupin e Ines Hajrullës

20:45 - 07/03/26
Goditje e forte per Berishen, humb zyrtaren e larte demokrate! Kush është zyrtarja që “braktisi” PD për PS

Goditje e forte per Berishen, humb zyrtaren e larte demokrate! Kush është zyrtarja që “braktisi” PD për PS

20:29 - 07/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com