GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vrasja e 26-vjeçares në Greqi/ Fjalët prekëse të prindërve: Mësojini djemtë të sillen si burra, ai më vrau vajzën

10:18 - 18/07/21
në Aktualitet, Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Vrasja e 26-vjeçares në Greqi/ Fjalët prekëse të prindërve:  Mësojini djemtë të sillen si burra, ai më vrau vajzën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ngjarja tragjike që i mori jetën 26-vjeçares Garyfallia ka tronditur prindërit e saj të cilët ndodhen në një gjendje të rënduar psikologjike pasi mësuan lajmin.

Fjalët e para të nënës së 26-vjeçares Garyfallia, e cila u vra nga i dashuri i saj janë prekëse dhe tronditëse.

“Garyfallia ishte një dhuratë për mua. Drejtësia do të bëjë punën e vet. Unë pashë disa sjellje manipuluese,” theksoi ajo, duke folur me SKAI.

E pyetur më tej nga gazetarët se a kishte dijeni për raportin e vajzës së saj me të dashurin vrasës 30-vjeçar, ajo u shpreh se nuk e kishte takuar asnjëherë por e bija i kishte thvnë se ishte djalë i mirë.

“Unë dua që ju të respektoni dhimbjen tonë. Unë nuk e kam takuar të riun. Garyfallia na tha se ishte një djalë i mirë.  Do të doja t’i thosha fëmijës tonë një herë të fundit që e duam atë”, tha nëna e saj.

Së fundi ajo ka dashur të përcjellë një mesazh për të gjitha nënat, ku i ka kërkuar që të edukojnë djemtë të respektojnë femrat.

”Mësojini djemtë tuaj të sillen si burra. Mos u bëni frikacak. Do të doja të thoja një gjë të fundit, që e dua vajzën time “– përfundoi mes lotësh fjalën.

Ndërkohë babai i 26-vjeçares është i tronditur dhe në një gjendje të keqe psikologjike. Ai tha se vajza e tij shkoi me pushime për herë të parë në jetën e saj me një partner, pasi të gjitha vitet e mëparshme ajo ia kishte kushtuar jetën studimit.

”Ai më vrau vajzën, ai e vrau dashurinë e babit me humor të mirë. Një vajzë që ka lexuar gjithë jetën e saj. Ajo shkoi me pushime për herë të parë dhe ai e vrau atë,” tha babai i Garyfallia.

26- vjeçarja Garyfallia  u gjend e vdekur në zonën detare të Lygaria në Folegandros ku ajo kishte shkuar me pushime me të dashurin e saj. Ka qenë dëshmia e një dëshmitare okulare që ka vënë policinë në lëvizje dhe 24 orë nga ngjarja i dashuri i saj 30-vjeçar, u gjet në një vend të shkretë në gjendje të rënduar psikologjike ku dhe ka pranuar krimin para autoriteteve.

Etiketa: Greqi

Lajme të lidhura

Streha e Bashkisë Tiranë: Nga vend shpëtimi në vatër sëmundjeje?
Aktualitet

Streha e Bashkisë Tiranë: Nga vend shpëtimi në vatër sëmundjeje?

19:19 - 11/03/26
Ambasada e SHBA mesazh sigurie për protestën e PD: Ja çfarë mund të ndodhë nesër
Aktualitet

Ambasada e SHBA mesazh sigurie për protestën e PD: Ja çfarë mund të ndodhë nesër

18:05 - 11/03/26
Nesër protesta e PD para Kuvendit, Policia njofton akset që do të bllokohen
Aktualitet

Nesër protesta e PD para Kuvendit, Policia njofton akset që do të bllokohen

17:26 - 11/03/26
Para
Aksident në Librazhd/ Makina humb kontrollin dhe del nga rruga, dërgohet në spital shoferi

Aksident në Librazhd/ Makina humb kontrollin dhe del nga rruga, dërgohet në spital shoferi

TË FUNDIT

Vazhdon surpriza Bodo Glimt, Real Madrid mbretëron ndaj City-t, mundet me goleadë Chelsea nga PSG
Breaking Views

Vazhdon surpriza Bodo Glimt, Real Madrid mbretëron ndaj City-t, mundet me goleadë Chelsea nga PSG

23:25 - 11/03/26

Bastioni arktik i Aspmyra goditi sërish. Sondre Brunstad Fet hapi rezultatin me penalltë në minutën e 32-të, pastaj Ole Blomberg...

Lexo më shumë
Mesazhi i Marta Kos: Shqipëria të mos ngadalësojë reformat drejt BE

Mesazhi i Marta Kos: Shqipëria të mos ngadalësojë reformat drejt BE

23:00 - 11/03/26
Bastet drejt rikthimit, qeveria miraton rregullat dhe sistemin e monitorimit

Bastet drejt rikthimit, qeveria miraton rregullat dhe sistemin e monitorimit

22:17 - 11/03/26
Një penallti shpëton Arsenalin në Gjermani, “Topçinjtë” barazojnë në ndeshjen e parë me Leverkusen

Një penallti shpëton Arsenalin në Gjermani, “Topçinjtë” barazojnë në ndeshjen e parë me Leverkusen

21:59 - 11/03/26
Mesazh nga Brukseli: Shqipëria dhe Mali i Zi drejt BE, kërkohet më pak burokraci në proces

Mesazh nga Brukseli: Shqipëria dhe Mali i Zi drejt BE, kërkohet më pak burokraci në proces

21:50 - 11/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com