GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vrasja e 41-vjeçarit, çfarë kanë regjistruar kamerat e sigurisë. Dyshime se…

10:00 - 10/09/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Vrasja e 41-vjeçarit, çfarë kanë regjistruar kamerat e sigurisë. Dyshime se…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Të tjera detaje janë zbardhur lidhur me vrasjen e 41-vjeçarit Leartiad Lekaj (Keka), ngjarje e ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Vlorë.

Sipas raportimeve, mësohet se Policia ka shoqëruar 8 persona, të cilëve iu janë marrë dëshmitë, sikundër janë sekuestruar pamjet nga kamerat e sigurisë që mbulojnë zonën ku ndodhi atentati.

Nga burimet mësohet se kamerat e sigurisë kanë mundur të fokusojnë automjetin nga ku është qëlluar mbi Lekajn, i cili duket se ka pikasur vrasësit pak minuta se të ndodhte ekzekutimi.

Ndaj 41-vjeçarit fillimisht është qëlluar përpara bibliotekës së Vlorës nga një mjet “Audi” i zi tip A6 me targa italiane. Pasi është qëlluar, Koka ka rënë nga motori dhe ka ecur për rreth 100 metra, ndërsa autori e ka ndjekur nga pas edhe është siguruar që ta vrasë. Më pas 41-vjeçari është qëlluar sërish para kishës Ortodokse. Personi i cili ka qëlluar me kallashnikov ka qenë pasagjer në mjetin tip Audi A6.

Policia ka gjetur të paktën 28 gëzhoja, po aq sa numri i plumbave që mban një karikator kallashnikovi.

Referuar të dhënave, dyshohet se krimi është kryer nga vrasës me pagesë, ndërsa Policia po kryhen verifikime lidhur me automjetin, për të cilin dyshohet se është përdorur më parë në një tjetër atentat.

Autorëve të krimit u janë dashur 12 minuta me automjetin tip “Audi” të zi tip A6 për t’u larguar nga qyteti i Vlorës e më pas për ta djegur atë në aksin Kote-Sevaster. Brenda automjetit të djegur është gjetur edhe kallashnikovi që dyshohet se është përdorur nga autori për të ekzekutuar 41-vjeçarin.

Pista ku policia është përqëndruar për zbardhjen e krimit të ndodhur mbrëmjen e së shtunës është hasmëria. Leartiad Lekaj (Keka) rezulton i akuzuar nga drejtësia për një vrasje në bashkëpunim të ndodhur 23 vite më parë.

Referuar një vendimi të Gjykatës së Lartë të vitit 2005, krimi është shënuar më 18 Gusht të vitit 2000 te “Kthesa e Gushajve” pranë Llakatundit.
Në atë ngjarje, që sipas hetimeve të kohës ka qenë një tentativë grabitje, ka mbetur i vrarë Vendim Malaj, ndërsa si autorë janë arrestuar dhe dënuar Leartiad Keka dhe Fjodor Mezyraj, të cilët pas një sage të gjatë gjyqësore kanë fituar pafajësinë.

Etiketa: detajeKryesore1VloreVrasja

Lajme të lidhura

Berisha në samitin e PPE: Mbështetja për opozitën po shtohet, ndërsa masat ndëshkuese për qeverinë po rriten
Aktualitet

Berisha në samitin e PPE: Mbështetja për opozitën po shtohet, ndërsa masat ndëshkuese për qeverinë po rriten

10:03 - 19/03/26
Shqipëria në fund të renditjes europiane për lumturinë, shkak korrupsioni dhe “mungesa” e miqve
Aktualitet

Shqipëria në fund të renditjes europiane për lumturinë, shkak korrupsioni dhe “mungesa” e miqve

09:53 - 19/03/26
Korçë, rikthehen reshjet e dëborës në Dardhë. Në Vlorë, lundrimi pezullohet deri në fund të nëntorit
Aktualitet

Zbardhen zonat malore të juglindjes, dëbora mbulon Dardhën dhe Voskopojën

09:49 - 19/03/26
Para
Një pyetje nga qielli! Ku është Melania Trump?

Një pyetje nga qielli! Ku është Melania Trump?

Discussion about this post

TË FUNDIT

Berisha në samitin e PPE: Mbështetja për opozitën po shtohet, ndërsa masat ndëshkuese për qeverinë po rriten
Aktualitet

Berisha në samitin e PPE: Mbështetja për opozitën po shtohet, ndërsa masat ndëshkuese për qeverinë po rriten

10:03 - 19/03/26

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare Sali Berisha ka dhënë një deklaratë gjatë ditës së sotme nga Bruksli ku po merr...

Lexo më shumë
Shqipëria në fund të renditjes europiane për lumturinë, shkak korrupsioni dhe “mungesa” e miqve

Shqipëria në fund të renditjes europiane për lumturinë, shkak korrupsioni dhe “mungesa” e miqve

09:53 - 19/03/26
Korçë, rikthehen reshjet e dëborës në Dardhë. Në Vlorë, lundrimi pezullohet deri në fund të nëntorit

Zbardhen zonat malore të juglindjes, dëbora mbulon Dardhën dhe Voskopojën

09:49 - 19/03/26
Peleshi përjashtoi opozitën nga delegacioni  i Kuvendit në Bundestag, reagon PD: Kryetari merr urdhra nga Balla

Peleshi përjashtoi opozitën nga delegacioni i Kuvendit në Bundestag, reagon PD: Kryetari merr urdhra nga Balla

09:34 - 19/03/26
Protestat e opozitës, Maliqi kërkon aksione dhe jo fjalë: Duhet më shumë revoltë dhe marshim drejt Surrelit

Protestat e opozitës, Maliqi kërkon aksione dhe jo fjalë: Duhet më shumë revoltë dhe marshim drejt Surrelit

08:56 - 19/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com