GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vrasja e 42-vjeçarit në Pogradec, reagon policia: Nuk u fsheh ngjarja, autori dhe 3 persona janë arrestuar

në Aktualitet, Breaking Views, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Vrasja e 42-vjeçarit në Pogradec, reagon policia: Nuk u fsheh ngjarja, autori dhe 3 persona janë arrestuar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia ka reaguar në lidhje me vrasjen e 42-vjeçarit, Egli Proga, ngjarje e ndodhur pasditen e së shtunës (10 Gusht) në lagjen nr. 1 të qytetit të Pogradecit, pas aludimeve se është tentuar të fshihet ngjarja.

Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë

“Nisur nga disa lajme të publikuara në rrjete sociale në lidhje me ngjarjen e ndodhur pasditen e djeshme në Pogradec, ku si pasojë e një konflikti humbi jetën një 42-vjeçar, dhe për këtë aludohet se është tentuar të fshihet ngjarja nga Shefi i Komisariatit të Policisë Pogradec, sqarojmë opinionin publik se:

Në asnjë moment dhe në asnjë rrethanë nga asnjë punonjës i Policisë së Komisariatit të Policisë Pogradec, nuk është tentuar të manipulohet apo fshihet ngjarja.

Ngjarja është vlerësuar maksimalisht nga Strukturat e DVP Korçë dhe ato të  Komisariatit  Policisë Pogradec është shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, është ngritur Grupi hetimor, janë sekuestruar kamerat e lokalit, janë shoqëruar disa persona, që kanë qënë prezent në momentin e ngjarjes dhe janë kryer të gjitha veprimet e para në vendin e ngjarjes me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e saj.

Si rezultat i veprimeve profesionale të kryera nga Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, u bë e mundur zbardhja dhe dokumentimi  i ngjarjes, identifikimi, kapja dhe arrestimi i autorit dhe tre shtetasve të tjerë për moskallëzim krimi, dhe materialet procedurale janë përcjellë në Prokurori për veprime të mëtejshme.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore që rezultuan me zbardhjen e ngjarjes dhe arrestimin e autorit të dyshuar, Drejtoria Vendore e Policisë Korçë ka dhënë njoftim zyrtar me versionin zyrtar.

Ftojmë mediat dhe këdo që është i interesuar për informacion mbi veprimtarinë e strukturave policore apo për ngjarjet e ndodhura në territorin e Qarkut Korçë, që t’i drejtohet zyrës së Komunikimit me Median e Publikun në DVP, dhe jo t’i referohen burimeve jo zyrtare.

Garantojmë qytetarët dhe median se Drejtoria Vendore e Policisë Korçë dhe strukturat në varësi të saj janë të angazhuara maksimalisht për të zbatuar ligjin dhe për të krijuar një ambient sa më të sigurt për qytetarët, pushuesit, vizitorët dhe turistët.

Faleminderit.”

gijotina.com/

Etiketa: fshehjePolicia

Lajme të lidhura

Rekord punësimesh në pushtetin lokal/ Gati 40 mijë punonjës në bashki, dyfish më tepër se në vitin 2014
Aktualitet

Rekord punësimesh në pushtetin lokal/ Gati 40 mijë punonjës në bashki, dyfish më tepër se në vitin 2014

22:49 - 20/09/26
“Luftë” për territorin e drogës në Itali/ Shqiptari refuzon takimin, sherri përfundon me të plagosur
Aktualitet

“Luftë” për territorin e drogës në Itali/ Shqiptari refuzon takimin, sherri përfundon me të plagosur

22:23 - 20/09/26
“Ministri e vdekjes”/ Protestuesit gjatë marshimit ndalen te “Shëndetësia”
Aktualitet

“Ministri e vdekjes”/ Protestuesit gjatë marshimit ndalen te “Shëndetësia”

21:57 - 20/09/26
Para
Masakruan modelen se “i mori burrin” motrës, Mariela dhe Antonela Berisha sfidojnë policinë

Masakruan modelen se "i mori burrin" motrës, Mariela dhe Antonela Berisha sfidojnë policinë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025
Horoskopi

Horoskopi për sot, 21 Shtator 2026

07:30 - 21/09/26

Dashi Do jeni gjithë kohës ne trysninë e partnerit tuaj sot dhe do detyroheni te bëni ato qe ai do...

Lexo më shumë
Veliaj nga burgu uron besimtarët mysliman: Më vjen keq që nuk do t’ju bashkohem në darkat e iftarit

Parashikimi i motit për sot, 21 Shtator 2026

07:29 - 21/09/26
Rekord punësimesh në pushtetin lokal/ Gati 40 mijë punonjës në bashki, dyfish më tepër se në vitin 2014

Rekord punësimesh në pushtetin lokal/ Gati 40 mijë punonjës në bashki, dyfish më tepër se në vitin 2014

22:49 - 20/09/26
“Luftë” për territorin e drogës në Itali/ Shqiptari refuzon takimin, sherri përfundon me të plagosur

“Luftë” për territorin e drogës në Itali/ Shqiptari refuzon takimin, sherri përfundon me të plagosur

22:23 - 20/09/26
“Ministri e vdekjes”/ Protestuesit gjatë marshimit ndalen te “Shëndetësia”

“Ministri e vdekjes”/ Protestuesit gjatë marshimit ndalen te “Shëndetësia”

21:57 - 20/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com