GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vrasja e 53- vjeçarit nga shqiptari në Greqi, gruaja e viktimës: Ndjeu dhimbje në zemër

në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Një i dënuar me 18 vite burg, tjetri i shpallur në kërkim, arrestohen dy shqiptarët në Greqi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kanë dalë detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Greqi ku shtetasi grek, u godit me sëpatë nga një prej vëllezërve shqiptarë. Bëhet e ditur se viktima është babai i një 24-vjeçari të akuzuar për përdhunim. I riu dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një 14-vjeçare në shtator, në plazhin e Nea Skioni. Ai po hetohet në gjendje të lirë, ndërsa adoleshentja është ekzaminuar nga mjeku dhe ka rrëfyer ngjarjen te psikologu. Por 24-vjeçari i ka mohuar akuzat.

Ndërkohë mësohet se banorët e komunitetit të vogël ku ndodhi ngjarja kanë frikë të flasin për vrasjen e 53-vjeçarit, i cili u qëllua me sëpatë nga shqiptarët jashtë banesës së tij. Mësohet se dy familjet kanë pasur konflikte të herë pas hershme me njëri-tjetrin dhe se patrullat e policisë kanë mbërritur disa herë jashtë banesës së viktimës.

53-vjeçari njihej në zonë me një nofkë specifike dhe sipas banorëve ka pasur shpesh përleshje me familjen shqiptare, por edhe me persona të tjerë në zonë dhe shumë prej tyre e kishin frikë.

Krimi ndodhi pak pas orës 23:00 të mbrëmjes së të enjtes kur 27-vjeçari shqiptar, i cili ishte në një lidhje me vajzën e viktimës, shkoi në shtëpinë e 53-vjeçarit me vëllain e tij 47-vjeçar.

Viktima ka dalë nga shtëpia me të brendshme dhe pa këmishë, ndërsa shoqërohej nga vajza e tij 18-vjeçare dhe djali i tij 24-vjeçar. Brenda rrugicës së vogël ku ndodhet shtëpia ka nisur një përleshje e fortë, ku 27-vjeçari ka shtyrë partneren e tij dhe ka plagosur me thikë vëllanë e saj.

Ndërsa 47-vjeçari e ka goditur viktimën me sëpatë në gjoks dhe më pas duket se janë larguar nga vendi i ngjarjes. “Pas ngjarjes, gruaja dhe fëmijët e hipën në makinë viktimën dhe u larguan nga shtëpia, por ai nuk ndihej mirë dhe se po i dhimbte zemra.

Ndaluan makinën në një karburanti të vjetër në zonë, e nxorën jashtë të shtrihej dhe në momentin që mbërriti ambulanca ai kishte vdekur”, ka përshkruar për protothema.gr një banor i zonës.

Sipas banorëve, 18-vjeçarja ishte në një lidhje prej më shumë se dy vitesh me 27-vjeçaren e akuzuar për vrasjen e babait të saj, por nuk dihet nëse sherri ka shpërthyer për arsye që lidhen me çiftin apo mosmarrëveshjet që dyshohet se kanë pasur dy familjet.

“Ne menduam se ishte nga zemra e tij, por ai ishte goditur”, tha gruaja e 53-vjeçarit. Në gjendje të keqe psikologjike, bashkëshortja e 53-vjeçarit tha se ngjarja ka ndodhur jashtë shtëpisë së familjes dhe fjalën e ka drejtësia.

“U bë një zhurmë dhe thirrëm policinë. Burri im ndjeu një dhimbje dhe filloi ti ftohej trupi. Ne menduam se e kishte nga zemra, por ai u godit. Nuk dua të them gjë tjetër, çështjen e ka marrë policia”, tha për protothema.gr bashkëshortja e viktimës.

Një i afërm i tij u shpreh, “ende nuk e dimë saktësisht se si ka ndodhur ngjarja tragjike. E dimë që të enjten mbrëma ka pasur një përleshje shumë të madhe për çështje personale. Ndoshta mes 27-vjeçarit dhe vjehrrit të tij. Vdekja erdhi si pasojë e arrestit kardiak, pas goditjeve që mori. Të gjithë jemi të shokuar dhe po përpiqemi të mbështesim gruan e tij”.

 

Etiketa: GreqiShqiptarVrasje

Lajme të lidhura

Sopranoja e njohur Inva Mula apel Ramës: Të rinjtë meritojnë të dëgjohen, ato zëra  janë e ardhmja e Shqipërisë
Aktualitet

Sopranoja e njohur Inva Mula apel Ramës: Të rinjtë meritojnë të dëgjohen, ato zëra janë e ardhmja e Shqipërisë

12:41 - 17/10/26
Tensione para Ministrisë së Arsimit/ Studentët vendosin barrikada, u vënë flakën edhe koshave të mbeturinave
Aktualitet

Tensione para Ministrisë së Arsimit/ Studentët vendosin barrikada, u vënë flakën edhe koshave të mbeturinave

12:36 - 17/10/26
Tabaku kërkon largimin e Ramës: Qeveria po i çon shqiptarët drejt përplasjes
Aktualitet

Tabaku kërkon largimin e Ramës: Qeveria po i çon shqiptarët drejt përplasjes

12:22 - 17/10/26
Para
Takimi me Kurtin në Bruksel, Vuçiç mesazh serbëve: Mezi pres të kthehem, ishte ditë e…

Lista serbe kërkon takim urgjent me Vuçiç për shkak të targave

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sopranoja e njohur Inva Mula apel Ramës: Të rinjtë meritojnë të dëgjohen, ato zëra  janë e ardhmja e Shqipërisë
Aktualitet

Sopranoja e njohur Inva Mula apel Ramës: Të rinjtë meritojnë të dëgjohen, ato zëra janë e ardhmja e Shqipërisë

12:41 - 17/10/26

Sopranoja e njohur Inva Mula ka reaguar përmes një mesazhi publik lidhur me situatën e të rinjve në Shqipëri, duke...

Lexo më shumë
Tensione para Ministrisë së Arsimit/ Studentët vendosin barrikada, u vënë flakën edhe koshave të mbeturinave

Tensione para Ministrisë së Arsimit/ Studentët vendosin barrikada, u vënë flakën edhe koshave të mbeturinave

12:36 - 17/10/26
Tabaku kërkon largimin e Ramës: Qeveria po i çon shqiptarët drejt përplasjes

Tabaku kërkon largimin e Ramës: Qeveria po i çon shqiptarët drejt përplasjes

12:22 - 17/10/26
Revolta kundër qeverisë Rama edhe në Korçë, mësuesi u del në krah gjimnazistëve: Ngrini zërin

Revolta kundër qeverisë Rama edhe në Korçë, mësuesi u del në krah gjimnazistëve: Ngrini zërin

12:19 - 17/10/26
Protesta në Elbasan, të rinjtë marshojnë në bulevard: Çohuni nga kafja dhe bashkohuni me ne!

Protesta në Elbasan, të rinjtë marshojnë në bulevard: Çohuni nga kafja dhe bashkohuni me ne!

12:14 - 17/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com