GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vrasja e Arben Lleshit/ Prokuroria e Elbasanit çon për gjykim Sokol Mjacajn dhe 12 zyrtarët e burgut të Peqinit

08:35 - 03/03/25
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Vrasja e Arben Lleshit/ Prokuroria e Elbasanit çon për gjykim Sokol Mjacajn dhe 12 zyrtarët e burgut të Peqinit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ka dërguar për gjykim Sokol Mjacajn dhe 12 zyrtarë të asaj kohe të burgut të Peqinit, lidhur me krimin që ndodhi në këtë institucion në 15 Dhjetor 2023.

 

Gjatë incidentit atë mesditë i dënuari, Arben Lleshi, humbi jetën, ndërsa një tjetër, Indrit Shaqja, mbeti i plagosur. Atëherë u arrestuan, autori i dyshuar i krimit Sokol Mjacaj si edhe drejtori i burgut të Peqinit, Kamber Hoxha, i emëruar në këtë detyrë në Nëntor të vitit 2023 si edhe Qani Muça, shefi i regjimit të godinës “41 biss”, Nikolin Gjonpalaj, ish-shefi i policisë së burgut të Peqinit, Vilson Shima, shef i regjimit të godinës B, Arben Dulellari, Specialist informacioni, salla operative IEVP Peqin, Fatos Pire, polic shërbimi, përgjegjës sektori kati i parë, godina B, Ilir Balla, punonjës shërbimi godina B, Florenc Mile, polic shërbimi tek godina B, Genci Muça, shërbim në kollonë, godina B, Indrit Dubali, punonjës roli bazë, godina B , Klement Haka, punonjës i rolit bazë, godina B dhe Erjon Çela, polic shërbimi, godina B në IEDP, Peqin.

 

Hetimet kanë zbuluar se Sokol Mjacaj, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje të dy turistëve çekë, kreu vrasjen e Lleshit dhe plagosi një tjetër. Mjacaj dyshohet se arma e përdorur prej tij në këtë krim ishte futur në burg disa javë përpara ngjarjes. Ai e pranoi që kishte një konflikt me Lleshin, por prokuroria e konsideron këtë vetëm një alibi, duke e parë si një vrasje me pagesë. Hetimet gjithashtu përfshinë dyshime se disa zyrtarë të burgut mund të kenë bashkëpunuar me Mjacajn për të futur armën në burg dhe për të mbajtur informacion të fshehtë për ngjarjen.

 

12 zyrtarët e burgut, përfshirë drejtorin Kamber Hoxha dhe disa shefa të regjimeve të ndryshme, akuzohen për “shpërdorim të detyrës” dhe për mosrealizimin e detyrës së sigurisë, që mund të kenë kontribuar në mundësimin e kryerjes së krimit brenda burgut të Peqinit.

 

Një tjetër moment i rëndësishëm gjatë hetimit të kësaj ngjarje mjaft të rëndë ka qenë refuzimi i Mjacajt për të bashkëpunuar me drejtësinë gjë që ka shtuar dyshimet për një vrasje të kryer me pagesë. Për krimin që ndodhi në burg, Mjacaj është akuzuar për “vrasje në rrethana cilësuese”, “mbajtjen dhe prodhimin e armëve”, dhe “futjen e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”.

 

Kjo ngjarje shkaktoi një reagim të madh në opinionin publik dhe ka ngritur shqetësime për sigurinë dhe kontrollin në burgjet shqiptare.

Etiketa: gjyqVrasjezyrtare

Lajme të lidhura

SPAK mbyll hetimet për grupin me 21 veta të Suel Çelës, mes tyre një gjyqtare dhe gazetari Artan Hoxha
Aktualitet

SPAK mbyll hetimet për grupin me 21 veta të Suel Çelës, mes tyre një gjyqtare dhe gazetari Artan Hoxha

10:52 - 22/02/26
Itali/ 20-vjeçari shqiptar rreh nënën dhe zhduket, kamerat e filmuan duke u hedhur në det
Aktualitet

Itali/ 20-vjeçari shqiptar rreh nënën dhe zhduket, kamerat e filmuan duke u hedhur në det

09:24 - 22/02/26
Kavajë/ Kapet Landi Puja, goditi për vdekje 48-vjeçarin pas sherrit për parkimin
Aktualitet

Kavajë/ Kapet Landi Puja, goditi për vdekje 48-vjeçarin pas sherrit për parkimin

09:09 - 22/02/26
Para
Drama për punëtoret e seksit, “Anora”, triumfon në Oscars me pesë çmime

Drama për punëtoret e seksit, “Anora”, triumfon në Oscars me pesë çmime

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rruga Librazhd-Prrenjas e bllokuar nga shembja, fadromat e Artan Sakos gërryejnë Shkumbinin
Breaking Views

Rruga Librazhd-Prrenjas e bllokuar nga shembja, fadromat e Artan Sakos gërryejnë Shkumbinin

11:22 - 22/02/26

Shpesh debati publik ndalet te ndotja plastike, te mbetjet që shihen me sy dhe që fotografohen lehtë. Por drama e...

Lexo më shumë
SPAK mbyll hetimet për grupin me 21 veta të Suel Çelës, mes tyre një gjyqtare dhe gazetari Artan Hoxha

SPAK mbyll hetimet për grupin me 21 veta të Suel Çelës, mes tyre një gjyqtare dhe gazetari Artan Hoxha

10:52 - 22/02/26
Kryeministri Rama bëhet gati për protestat, u rrit pagat RENEA-s dhe Operacionales, 1600 deri në 2300 euro

Kryeministri Rama bëhet gati për protestat, u rrit pagat RENEA-s dhe Operacionales, 1600 deri në 2300 euro

10:41 - 22/02/26
Rrugët e Shqipërisë shemben dhe bllokohen, kryeministri Rama vazhdon me Gazën

Rrugët e Shqipërisë shemben dhe bllokohen, kryeministri Rama vazhdon me Gazën

10:23 - 22/02/26
Çahet rruga që lidh Lumin e Vlorës me Himarën, u inaugurua para dy vjetësh

Çahet rruga që lidh Lumin e Vlorës me Himarën, u inaugurua para dy vjetësh

09:55 - 22/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com