GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vrasja e babë e bir në Elbasan, dëshmon biznesmeni që u dha makinën Çapjave (DOSJA)

13:52 - 25/04/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Vrasja e babë e bir në Elbasan, dëshmon biznesmeni që u dha makinën Çapjave (DOSJA)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dosjes së grupit të Çapjave i është shtuar një tjetër dëshmi, që lidhet me vrasjen e dyfishtë në Elbasan të babë e bir Gentian dhe Nezir Beqiri.

Një tregtar makinash në Tiranë, i cili quhet Elvin Korbi ka treguar para trupës gjykues se ka thënë se nga zyra e tij e punës në afërsi të ish-stacionit të trenit në Tiranë,  në vitin 2012 u ka dhënë një makinë me qira dy personave të pandehur, Ervis Bardhi dhe Jorgo Leku. Ngjarja ndodhi para se të vritej Gentian dhe Nezir Beqiri në Elbasan.

Ndërkohë në dëshminë e tij, Ervis Bardhi, pranon se makina është përdorur me qëllim lëvizjen e tyre rreth pallatit ku banonte familja Beqiri dhe vende të ndryshme në Tiranë dhe Elbasan.

Të akuzuar për këtë cështje janë Ervis Bardhi, Ardjan Çapja, Klajdi Dokoli dhe Etien Cani, për vrasjen e babë e birë, Nezar e Gentian Beqirit. Ndër të akuzuarit është edhe Florenc Çapja, i cili ndodhet në arrati në Dubai. Ky shtet e arrestoi por më pas kundrejt garancisë pasurore u la i lirë.

Dëshmia e Ervis Bardhit

Sakaq theksojmë se hetimet për vrasjen e dyfishtë të Gentian dhe Nezir Beqirit u rihapën në vitin 2018 nga disa të dhëna të mbërritura në Policinë e Shtetit, ndërsa prova më e fortë e Prokurorisë së Elbasanit është dëshmia e Ervis Bardhit i konsideruar si ekzekutuesi fizik i Gentian Beqirit në apartamentin e tij. I penduari, pasi u zbulua nga shenja e gishtit në targën e makinës së përdorur për vrasjen, zgjodhi të bashkëpunojë me drejtësinë duke treguar detaje. Dëshmia e tij u konsiderua e besueshme nga Prokuroria, teksa ai ka treguar mënyrën e vrasjes dhe faktin që ka marrë 50 mijë euro për vrasjen.

Dëshmia e familjarëve të viktimave

Pjesë e rëndësishme e dosjes hetimore që çoi në gjurmët e autorëve të krimit për vrasjen e dyfishtë në Elbasan, ka qenë gjithashtu edhe dëshmia e nënës së Gentianit dhe bashkëshortja e Nezir Beqirit. Më herët ajo tregoi para grupeve hetimore se, shkaktarët për vrasjen e familjarëve të saj janë anëtarët e familjes Çapja, me argumentin se janë e vetmja familje që marrin kërcënime dhe janë në hasmëri. Ajo ka treguar se prej kohësh i druhej një ngjarjeje të tillë, ku familja Beqiri do të përgjakej. Para se të largoheshin nga shtëpia, ajo mësohet të ketë dëshmuar se, babai sigurohej të mbyllte mirë derën, ndërsa në banesën e tyre nuk pranoheshin persona të panjohur. Ndër të tjera ajo ka deklaruar se gjatë kohës që Gentiani ishte në masën e sigurimit “Arrest në shtëpi” i dyshuar si njëri prej autorëve të vrasjes së Sokol Çapjas, në banesë kanë shkuar shpesh Etjen Cani, Lorenc Skilja, të dy banorë të lagjes “Çlirimi”, Elbasan. Sipas nënës së viktimës Gentian Beqiri, këta të fundit dyshohet të jenë bashkëpunëtorë në këtë ngjarje, për faktin se asnjë person i panjohur nuk kishte mundësi të futej në banesë, pasi dera hapej në momentin që ishin bindur se personi ishte i njohuri i tyre.

Etiketa: Gentian BeqiriVrasje

Lajme të lidhura

Plagosi me thikë një person pas një konflikti, arrestohet 49-vjeçari në Berat
Aktualitet

Plagosi me thikë një person pas një konflikti, arrestohet 49-vjeçari në Berat

08:32 - 18/03/26
Tragjedi në Vjenë, shembja e skelës në kantier u merr jetën katër shqiptarëve nga Kosova
Aktualitet

Tragjedi në Vjenë, shembja e skelës në kantier u merr jetën katër shqiptarëve nga Kosova

08:02 - 18/03/26
Nga Eldi Dizdari tek Dritan Rexhepi dhe Dritan Gjika/ “Mbretërit” e kokainës që drejtojnë nga Dubai
Aktualitet

Nga Eldi Dizdari tek Dritan Rexhepi dhe Dritan Gjika/ “Mbretërit” e kokainës që drejtojnë nga Dubai

21:35 - 17/03/26
Para
Lajm i mirë, Rusia shpall armëpushim për civilët në Mariupol

Sulmet në Donetsk, 5 të vdekur dhe midis tyre 2 fëmijë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 18 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:38 - 18/03/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.7 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
Plagosi me thikë një person pas një konflikti, arrestohet 49-vjeçari në Berat

Plagosi me thikë një person pas një konflikti, arrestohet 49-vjeçari në Berat

08:32 - 18/03/26
Vendimi shokues nga CAF: Senegalit i hiqet titulli, Maroku shpallet kampion i Afrikës

Vendimi shokues nga CAF: Senegalit i hiqet titulli, Maroku shpallet kampion i Afrikës

08:10 - 18/03/26
Tragjedi në Vjenë, shembja e skelës në kantier u merr jetën katër shqiptarëve nga Kosova

Tragjedi në Vjenë, shembja e skelës në kantier u merr jetën katër shqiptarëve nga Kosova

08:02 - 18/03/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 18 Mars 2026

07:45 - 18/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com