GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vrasja e babë e bir në Elbasan, rrëfehet Klajdi Dokoli: S’e njoh Florenc Çapjan, por kjo foto i tregon të gjitha

18:48 - 14/09/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Vrasja e babë e bir në Elbasan, rrëfehet Klajdi Dokoli: S’e njoh Florenc Çapjan, por kjo foto i tregon të gjitha
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas një pauze në pushimet e muajit gusht, seanca gjyqësore kundër Ervis Bardhit, Etien Canit, Ardjan e Florenc Çapjas, dhe Jorgo Lekut, ka vijuar këtë të mërkurë me dëgjimin e dëshmisë së njërit prej të pandehurve, Klajdi Dokoli.

I riu akuzohet nga Prokuroria e Posaçme SPAK, se ka qenë pjesë e grupit të personave të mësipërm që ekzekutuan në 15 gusht 2012 në Elbasan, Gentian dhe Nezir Beqirin.

Gjatë gjithë rrëfimit të tij para Gjykatës së Posaçme, Klajdi Dokoli, ka pretenduar se në asnjë moment nuk ka marrë pjesë në këtë krim të rëndë. Madje ai tregoi se s’ka pasur njohje dhe shoqëri me të pandehurit e tjerë, si Florenc Çapja, Ardjan Çapja, Jorgo Lekun dhe dy të akuzuarit e tjerë në këtë proces.

Dokoli ju përgjigj pyetjeve të prokurorit Behar Dibra, duke përjashtuar se ka pasur shoqëri apo njohje me personat e tjerë bashkë të pandehur në këtë proces gjyqësor.

Por ndryshe nga sa pretendoi Dokoli, rezulton se në një postim të datës 22 qershor 2013 në profilin e tij në “Facebook”, i pandehuri shfaqet në një foto me Florenc Çapjan dhe Ardit Sinakollin.

I pandehuri mohoi dhe njohjen me Ardjan Çapjan, duke pretenduar se këtë person e kishte parë për herë të parë në një emision televiziv, ku është publikuar fotoja e tij me kryeministrin, Edi Rama.

Ndërsa emrin e Florenc Çapjas, e kishte parë për herë të parë në një dokument, gjatë periudhës kur punonte tek kolaudimi i makinave, duke mohuar se e kishte parë ndonjëherë si fytyrë.

Sipas SPAK, Dokoli konsiderohet si lidhje shoqërore e Çapjave dhe emri i tij, ka dalë nga dëshmia e bashkëpunëtorit të prokurorisë, Ervis Bardhi, i cili u ka treguar prokurorëve se pjesë e skuadrës se vrasjes të babë e bir, ka qenë dhe i riu, Klajdi Dokoli.

Ndërsa sipas Bardhit, Dokoli ka mbajtur rolin e vëzhguesit të banesës së dy viktimave. Por në dëshminë e tij në gjykatë, Dokoli ka pohuar se nuk ka njohur asnjë nga viktimat.

Në rrëfimin e dhënë mesditën e sotme në gjykatë, i pandehuri Dokoli, u ankua se vuan nga një sëmundje e rëndë dhe jeta e tij ka qenë e lidhur shumë me spitalet.

Madje ai i kërkoi gjykatës disa minuta pushim, pasi realisht nuk e ndjente veten mirë. Pritet që në seancën e radhës, procesi ndaj 6 pandehurve të hyjë në fazën e shqyrtimit të provave shkresore.

Etiketa: ElbasanFlorenc CapjaKlajdi DokoliKryesore1

Lajme të lidhura

I kërkuari nga Shkodra për tentativë vrasje, kapet në Tiranë nga Operacionalja
Aktualitet

I kërkuari nga Shkodra për tentativë vrasje, kapet në Tiranë nga Operacionalja

11:42 - 02/04/26
Kishin sherr për pronën, i djeg makinën, kapet autori dhe zbulohet porositësi
Aktualitet

Kishin sherr për pronën, i djeg makinën, kapet autori dhe zbulohet porositësi

10:14 - 02/04/26
Zgjidhet treshja e gjyqtarëve që do të shqyrtojnë dosjen ‘Meta’
Aktualitet

Zgjidhet treshja e gjyqtarëve që do të shqyrtojnë dosjen ‘Meta’

10:10 - 02/04/26
Para
Ushtarët ukrainas zbulojnë dhomën e torturave në Kiev, lutjet rrëqethëse të burgosurve

Ushtarët ukrainas zbulojnë dhomën e torturave në Kiev, lutjet rrëqethëse të burgosurve

Discussion about this post

TË FUNDIT

I kërkuari nga Shkodra për tentativë vrasje, kapet në Tiranë nga Operacionalja
Aktualitet

I kërkuari nga Shkodra për tentativë vrasje, kapet në Tiranë nga Operacionalja

11:42 - 02/04/26

Një 32-vjeçar u arrestua nga policia pasi akuzohet se ka tentuar që të vriste një 21-vjeçar në Shkodër. Pas hekurave...

Lexo më shumë
Ministri i Brendshëm: Kemi dërguar 444 efektivë të Policisë nën hetim

Ministri i Brendshëm: Kemi dërguar 444 efektivë të Policisë nën hetim

11:33 - 02/04/26
Ministri i Jashtëm pas njoftimit të Ambasadës: S’ka arsye për alarm/ PD: Të mblidhet Këshilli i Mbrojtjes!

Ministri i Jashtëm pas njoftimit të Ambasadës: S’ka arsye për alarm/ PD: Të mblidhet Këshilli i Mbrojtjes!

11:24 - 02/04/26
Ç’po ndodh? Dy ministra dhe deputetët kundër “alarmeve” të Ambasadës/ PD: Rama diskrediton SHBA

Ç’po ndodh? Dy ministra dhe deputetët kundër “alarmeve” të Ambasadës/ PD: Rama diskrediton SHBA

11:02 - 02/04/26
SHBA paralajmëroi sulme të mundshme nga Irani, ministri i Mbrojtjes i bën karshillëk: S’ka vend për shqetësim!

SHBA paralajmëroi sulme të mundshme nga Irani, ministri i Mbrojtjes i bën karshillëk: S’ka vend për shqetësim!

10:37 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com