GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vrasja e Behar Sofisë në mes të Tiranës, SPAK çon në gjyq pesë të akuzuarit

14:02 - 26/04/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 1 min
A A
Vrasja e Behar Sofisë në mes të Tiranës, SPAK çon në gjyq pesë të akuzuarit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, pas përfundimit të hetimeve për vrasjen e biznesmenit Behar Sofia, ka dërguar në gjykatë dosjen për pesë të akuzuarit.

Sipas njoftimit, të akuzuarit për krimin e rëndë janë Leonard Xhixha, Bujar Leza, Skënder Vathi, Xhuljano Visha dhe Ernejt Shyti.

Të pestë të pandehurit janë dërguar për gjykim me masë sigurimi arrest në burg dhe të akuzuar për veprat penale si: “Vrasja me paramendim” në dëm të viktimës Behar Sofia, finalizuar në datën 25.2.2021; “Mbajtja pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, të kryera në bashkëpunim të veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal; “Grupi i strukturuar kriminal” në rolin e pjesëmarrësit dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Behar Sofia 66 vjeç u ekzekutua mëngjesin e 25 shkurtit 2021 në Tiranë, në afërsi të Piramidës. Teksa ishte duke ecur në këmbë, Sofia u qëllua nga një armë zjarri me silenciator me dy plumba, njëri prej të cilëve e ka kapur në qafë dhe tjetri në gjoks. Sofia u transferua drejt spitalit me shenja jete, por si pasojë e plagëve të marra nuk mundi të mbijetonte.

Nga kamerat e sigurisë u pa skena e atentatit. Atentatori fillimisht u largua në këmbë dhe në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ka marrë një biçikletë dhe është larguar drejt liqenit Artificial. Viktima nuk ishte i panjohur për autoritetet. Ai njihej ndryshe dhe si Fatmir Sofia apo Behar Seferi. Emri i Sofisë ka dalë dhe në masakrën e Durrësit ku mbetën të vrarë 4 efektivë policie, gjatë operacionit për arrestimin e Dritan Dajtit.

Etiketa: Behar SofiaKryesore1Spak

Lajme të lidhura

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur
Aktualitet

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

22:29 - 02/04/26
Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin
Aktualitet

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

22:00 - 02/04/26
Mister në Fier: 40-vjeçari gjendet i vrarë, policia nis hetimet
Aktualitet

Mister në Fier: 40-vjeçari gjendet i vrarë, policia nis hetimet

20:03 - 02/04/26
Para
Tentoi të trafikonte drogë drejt Malit të Zi, arrestohet 43-vjeçari

Tentoi të trafikonte drogë drejt Malit të Zi, arrestohet 43-vjeçari

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama dërgon pastorin e Veliajt te Klodian Braho, për “të zbutur” hetimet e SPAK
Breaking Views

Rama dërgon pastorin e Veliajt te Klodian Braho, për “të zbutur” hetimet e SPAK

10:00 - 03/04/26

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, u takua me drejtuesin e SPAK, Klodjan Braho, në kuadër të përgjegjësive të Ministrisë së...

Lexo më shumë
Mbahet në GJKKO seanca e gjyqit për Erion Veliajn dhe 16 të tjerët, kryebashkiaku nuk paraqitet

Mbahet në GJKKO seanca e gjyqit për Erion Veliajn dhe 16 të tjerët, kryebashkiaku nuk paraqitet

09:42 - 03/04/26
Horoskopi, mësoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj, 3 prill 2026

Horoskopi, mësoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj, 3 prill 2026

07:31 - 03/04/26
Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS:  Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

23:14 - 02/04/26
“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

22:50 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com