GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vrasja e Behar Sofisë, kush është 54-vjeçari që është shpallur në kërkim?

në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Dyshohet se ndihmoi në vrasjen e Behar Sofisë, gjykata lë në burg Bujar Lezën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Me urdhër të Prokurorisë, Policia ka shpallur në kërkim një 54-vjeçar që dyshohet se ka lidhje me ekzekutimin mafioz të Behar Sofisë. Sipas të dhënave hetimore, pretendohet se është ai konkretisht personi që ka urdhëruar atë ekzekutim që tronditi Tiranën 1 vit më parë, teksa një i ri iu afrua shënjestrës së vet, në orët e para të ditës, duke e ekzekutuar në sy të disa kalimtarëve dhe të punonjësve të Policisë, të cilët ishin në rrugë me qëllimin për të gjobitur qytetarët që lëviznin pa maska.

Ndërkohë ditët e fundit bëhet me dije se SPAK-u ka lëshuar një urdhërarrest për Jemin Sherën, 54 vjeç, me banim në Kamzë, i cili në dosjen hetimore emërtohet edhe si personi që ka kërkuar eliminimin fizik të biznesmenit Sofia. Prokuroria i ka kërkuar Policisë arrestimin e këtij personi për llogari të hetimeve për zbardhjen e atentatit por Policia, si gjithnjë në raste të tilla, nuk e ka gjetur të kërkuarin në banesë dhe në asnjë vend ku ata pretendonin se ai mund të ishte. Edhe pse emri  i Sherës doli herët, gjatë fazës hetimore, por SPAK- ka vendosur vetëm tani ta akuzojë atë person për ekzekutimin e Sofisë.

Referuar të dhënave zyrtare të dala nga SPAK-u, bëhet me dije se është Jemin Shera i dyshuari kryesor për porositjen e vrasjes së biznesmenit Behar Sofia. Dhe për këtë fakt, SPAK-u ka nxjerrë një urdhërarrest ndaj tij pikërisht në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, që ka rezultuar si pjesëmarrës në vrasjen e Sofisë. Duke iu referuar dosjes hetimore bëhet me dije se nga kamerat e sigurisë është parë dhe fiksuar fakti se Shera është i ulur në një tavolinë me Skënder Vathin, personin e dyshuar si organizator i vrasjes dhe më pas i jep një letër.

Më herët, teksa dolën të dhënat e kësaj dosjeje, Prokuroria theksoi se është bërë këqyrja e pjesshme e pamjeve filmike të DVR-së sekuestruar te bar “Komiteti”, i cili gjendet në kryqëzimin e rrugës “Fatmir Haxhiu” me rrugën “Papa Gjon Pali II”. Kjo këqyrje është kryer me objekt konstatimin e lëvizjeve të personit të ndaluar Skënder Vathi për datën 25.2.2021.

Gjatë këqyrjes, është konstatuar se ky person është shfaqur në lokalin në fjalë rreth orës 08:26:48, sipas orës së shënuar në DVR, e cila mësohet se është një orë para orës lokale. Në orën 08:27:03 shtetasi i dyshuar ulet në tavolinë në prani të një personi tjetër i njohur si Jemin Shera.

Pas 11 minutash, pra në orën 08:38:20, shtetasi Jemin Sheraj duket se i jep diçka, në dukje letër, shtetasit të dyshuar Skënder Vathi, i cili largohet nga lokali. Është bërë paraqitja për njohje nga ana e shtetasit Ernejt Shyti të personave që ai njeh me emrin “Daja” dhe personi, i cili i ka dhënë foton e viktimës.

Gjatë seancës së zhvilluar të paraqitjes për njohje ky shtetas ka njohur menjëherë shtetasin Leonardo Xhixha si personi me të cilin ka komunikuar në telefon dhe i ka dhënë foton e viktimës, si dhe shtetasin Skënder Vathi të njohur si “Daja”, i cili ka qenë i angazhuar me vëzhgimin e viktimës.

Sipas të dhënave në kërkesën e paraqitur nga akuza, theksohet ndër të tjera se në analizë të rezultateve hetimore, duke marrë në konsideratë aktet e administruara deri më tani, provat shkencore dhe deklarimet rezulton se në ngjarjen e datës 25.02.2021 ku ka mbetur i vrarë shtetasi Behar Sofia, deri më tani, kanë qenë protagonistë shtetasit e ndaluar me këto role konkrete: Ernejt Shyti në rolin e ekzekutorit, i cili ka kryer vrasjen.

Për këtë fakt ai është kontaktuar dhe bindur nga ana e shtetasit Xhuljano Visha, i cili e ka shtyrë të bëjë këtë vrasje kundrejt shpërblimit, si dhe ka siguruar armën dhe mjetin biçikletë me të cilën ka lëvizur ekzekutori ditën e ngjarjes së rëndë.

Organizator i vrasjes, deri në këtë fazë të hetimit është konsideruar shtetasi Skënder Vathi, në bashkëpunim dhe i ndihmuar edhe nga shtetasi Leonard Xhixha, të cilët kanë kontaktuar shtetasin Xhuljano Visha dhe ky ka gjetur edhe ekzekutorin që tashmë është i prangosur.

SPAK pretendon se me arrestimin e Sherës do të mundësohet edhe gjetja e motivit të asaj vrasjeje, pasi deri më tani ende prokuroria nuk ka një version të saktë se përse u vra ai person. Madje në kohën e vrasjes, u dhanë versione të shumta, por që asnjë nuk është konkretizuar nga ana e grupit hetimor./Panorama.al.

 

Etiketa: Behar SofiafilmikekerkimPamjetPoliciashpallVrasja

Lajme të lidhura

Aksident në Tepelenë, përplasen dy automjete: Tre persona të plagosur
Aktualitet

Aksident në Tepelenë, përplasen dy automjete: Tre persona të plagosur

22:08 - 12/07/26
Edhe turistët i bashkohen revoltës te Kryeministria, qytetari suedez: Merrni fatet e kombit në dorë!
Aktualitet

Edhe turistët i bashkohen revoltës te Kryeministria, qytetari suedez: Merrni fatet e kombit në dorë!

20:26 - 12/07/26
Protesta e 43-të kundër qeverisë, pankarta ironike për Ramën: “I këndoi hoxha në vesh, i këndoi dhe Kanye West”
Aktualitet

Protesta e 43-të kundër qeverisë, pankarta ironike për Ramën: “I këndoi hoxha në vesh, i këndoi dhe Kanye West”

19:53 - 12/07/26
Para
Mëngjesi nis i ftohtë, parashikimi i motit për sot

Temperatura deri në 21 gradë, parashikimi i motit për sot

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Kërkesat e protestesve duhet të pranohen”/ PD bojkoton seancën e nesërme në Kuvend
Breaking Views

“Kërkesat e protestesve duhet të pranohen”/ PD bojkoton seancën e nesërme në Kuvend

23:00 - 12/07/26

Partia Demokratike ka vendosur të mos marrë pjesë në seancën plenare të ditës së nesërme në Kuvend. Ky vendim është...

Lexo më shumë
Kryeministri Rama bllokon komentet e qytetarëve në rrjetet e tij sociale

Kryeministri Rama bllokon komentet e qytetarëve në rrjetet e tij sociale

22:43 - 12/07/26
‘Sundance Festival’ në Zvërnec, Rama provokon sërish protestuesit

‘Sundance Festival’ në Zvërnec, Rama provokon sërish protestuesit

22:28 - 12/07/26
Aksident në Tepelenë, përplasen dy automjete: Tre persona të plagosur

Aksident në Tepelenë, përplasen dy automjete: Tre persona të plagosur

22:08 - 12/07/26
“Kryeministri luan kartën e provokimit me Kanye West” – Gazeta zvicerane “Le Temps”i bën jehonë portestës në Shqipëri

“Kryeministri luan kartën e provokimit me Kanye West” – Gazeta zvicerane “Le Temps”i bën jehonë portestës në Shqipëri

20:54 - 12/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com