GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vrasja e Beqirajve në Elbasan, GJKKO çon për gjykim dosjen e Ardian Çapjes dhe grupit

10:58 - 14/09/21
në Aktualitet, KRYESORE
Kohë leximi: 2 min
A A
Vrasja e Beqirajve në Elbasan, GJKKO çon për gjykim dosjen e Ardian Çapjes dhe grupit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kaluar në gjykim dosjen ndaj Ardian Çapjes, Klajdi Dokolit, Etjen Canit dhe Ervis Bardhit, të akuzuar për  vrasjen  dyfishtë në Elbasan në vitin 2012 të Gentian e Nezir Beqiri.

Sipas burimeve gjithashtu, gjykata ndau dosjen për dy të pandehurit e tjerë, Florenc Capja dhe Olsi Lekut, për shkak se janë në mungesë, pasi janë ndaluar, njëri në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe tjetri në Greqi.

Kujtojmë se Ardjan Çapja u arrestua në mars të këtij viti. Ndërsa në maj u vu në pranga në Dubai, nipi i tij Florenc Çapja, pasi ishte shpallur më herët në kërkim nga autoritetet shqiptare.

Dëshmia e familjarëve të viktimave

Pjesë e rëndësishme e dosjes hetimore që çoi në gjurmët e autorëve të krimit për vrasjen e dyfishtë në Elbasan, ka qenë gjithashtu edhe dëshmia e nënës së Gentianit dhe bashkëshortja e Nezir Beqirit. Më herët ajo tregoi para grupeve hetimore se, shkaktarët për vrasjen e familjarëve të saj janë anëtarët e familjes Çapja, me argumentin se janë e vetmja familje që marrin kërcënime dhe janë në hasmëri. Ajo ka treguar se prej kohësh i druhej një ngjarjeje të tillë, ku familja Beqiri do të përgjakej. Para se të largoheshin nga shtëpia, ajo mësohet të ketë dëshmuar se, babai sigurohej të mbyllte mirë derën, ndërsa në banesën e tyre nuk pranoheshin persona të panjohur. Ndër të tjera ajo ka deklaruar se gjatë kohës që Gentiani ishte në masën e sigurimit “Arrest në shtëpi” i dyshuar si njëri prej autorëve të vrasjes së Sokol Çapjas, në banesë kanë shkuar shpesh Etjen Cani, Lorenc Skilja, të dy banorë të lagjes “Çlirimi”, Elbasan. Sipas nënës së viktimës Gentian Beqiri, këta të fundit dyshohet të jenë bashkëpunëtorë në këtë ngjarje, për faktin se asnjë person i panjohur nuk kishte mundësi të futej në banesë, pasi dera hapej në momentin që ishin bindur se personi ishte i njohuri i tyre. / A. L Gijotina.com /

Etiketa: Ardian CapjaElbasanGJKKOVrasje

Lajme të lidhura

Aksident fatal në aksin Fier-Vlorë! Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me bordurë e rrugës, ndërron jetë i riu (Emri)
Aktualitet

Aksident fatal në aksin Fier-Vlorë! Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me bordurë e rrugës, ndërron jetë i riu (Emri)

08:41 - 07/04/26
“Nuk shëndoshet dashi për ditë Bajrami”, Shehi: Si po tenton Rama të na marrë votat
Aktualitet

“Rama e ka bërë shtetin rrumpallë”, Shehi: Opozita duhet të prodhojë lidership dhe alternativa të reja

08:08 - 07/04/26
Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli
Aktualitet

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

23:07 - 06/04/26
Para
Fansat e Kayne West tallin Kim, ja arsyeja

FOTO, Kim Kardashian tërheq vëmendjen me veshjen e pazakontë në Met Gala

TË FUNDIT

Aksident fatal në aksin Fier-Vlorë! Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me bordurë e rrugës, ndërron jetë i riu (Emri)
Aktualitet

Aksident fatal në aksin Fier-Vlorë! Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me bordurë e rrugës, ndërron jetë i riu (Emri)

08:41 - 07/04/26

Një aksident rrugor me pasojë fatale është regjistruar rreth orës 3 te mëngjesit të sotëm, në autostradën “Fier Vlore ”,...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 7 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:10 - 07/04/26
“Nuk shëndoshet dashi për ditë Bajrami”, Shehi: Si po tenton Rama të na marrë votat

“Rama e ka bërë shtetin rrumpallë”, Shehi: Opozita duhet të prodhojë lidership dhe alternativa të reja

08:08 - 07/04/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 7 Prill 2026

07:42 - 07/04/26
Parashikimi i motit për ditën e nesërme, sa do të arrijnë temperaturat në vendin tonë

Parashikimi i motit për sot, 7 Prill 2026

07:38 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com