GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vrasja e biznesmenit italian/ Dhanë dëshmi kontradiktore, por policia liron Braçin dhe dy djemtë e tij

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Vrasja e biznesmenit italian/ Dhanë dëshmi kontradiktore, por policia liron Braçin dhe dy djemtë e tij
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas disa orësh qëndrimi në ambientet e Policisë së Gjirokastrës, ku u morën në pyetje si persona në dijeni, dy vëllezërit Danjel dhe Gazmend Braçi, së bashku me babain e tyre Eqerem Braçi, janë lënë të lirë. Burime policore konfirmojnë se deri në këtë fazë të hetimit nuk janë gjetur prova që t’i lidhin ata drejtpërdrejt me ngjarjen tragjike.

Biznesmeni italian, 44-vjeçari Edoardo Sarchi, u gjet pa shenja jete rreth orës 00:30 të mesnatës së kaluar, në një segment rrugor mes Nivicës dhe Salarisë, në vendin e quajtur “Dilan”, Tepelenë. Në trupin e tij u konstatuan shenja plumbi në këmbë, në arterien kryesore, ku gjakderdhja dyshohet se i ka shkaktuar vdekjen.

Sarchi ndodhej për gjueti në zonë së bashku me Eqerem Braçin dhe dy djemtë e tij, si dhe një person tjetër. Në vendngjarje u gjetën dy automjete, përfshirë edhe makinën e viktimës.

Mediat raportojnë se babai dhe dy djemtë e familjes Braçi janë marrë në pyetje katër herë nga strukturat e ndryshme hetimore: Oficerët e Policisë Gjyqësore, Prokuroria, specialistët e Krimeve të Rënda dhe më pas sërish nga OPGJ. Shkak për këtë kanë qenë dëshmitë e tyre kontradiktore. Fillimisht ata kanë deklaruar se e gjetën italianin të vdekur në anë të rrugës; më pas kanë ndryshuar version, duke thënë se e gjetën të plagosur dhe se u shua në duart e tyre. Një tjetër dëshmi përmend se ishin duke gjuajtur së bashku, kur dikush i ndaloi dhe hapi zjarr.

Edoardo Sarchi ka qenë i pranishëm në Shqipëri prej më shumë se 25 vitesh, duke zhvilluar aktivitet tregtar. Ai rezulton administrator dhe një nga pronarët e kompanisë “Tegola Edilcentro” në Laprakë të Tiranës, që merret me prodhim tullash dhe materiale ndërtimi. Prej kohësh ai frekuentonte zonën e Salarisë për gjueti.

Etiketa: biznesmenbracilirohen

Lajme të lidhura

Gent Progni: Na duhet sistem i fortë sa të mos ketë rëndësi kush është kryeministri, ja si Shqipëria mund të ndryshojë brenda një viti
Aktualitet

Gent Progni: Na duhet sistem i fortë sa të mos ketë rëndësi kush është kryeministri, ja si Shqipëria mund të ndryshojë brenda një viti

22:08 - 20/08/26
S’u ekzekutua himni shqiptar në aktivitetin e Pustecit, Salianji: Fyese dhe skandaloze, shteti s’negociohet dhe simbolet nuk nëpërkëmben
Aktualitet

S’u ekzekutua himni shqiptar në aktivitetin e Pustecit, Salianji: Fyese dhe skandaloze, shteti s’negociohet dhe simbolet nuk nëpërkëmben

22:05 - 20/08/26
Përfundojnë fjalimet para Kryeministrisë/ “Ju erdhi fundi”, protestuesit nisin marshimin në bulevard: Rama jep dorëheqje!
Aktualitet

Përfundojnë fjalimet para Kryeministrisë/ “Ju erdhi fundi”, protestuesit nisin marshimin në bulevard: Rama jep dorëheqje!

21:36 - 20/08/26
Para
MotoGP/ Marquez shkruan historinë, shpallet kampion bote për herë të nëntë dhe barazon legjendën Rossi

MotoGP/ Marquez shkruan historinë, shpallet kampion bote për herë të nëntë dhe barazon legjendën Rossi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gent Progni: Na duhet sistem i fortë sa të mos ketë rëndësi kush është kryeministri, ja si Shqipëria mund të ndryshojë brenda një viti
Aktualitet

Gent Progni: Na duhet sistem i fortë sa të mos ketë rëndësi kush është kryeministri, ja si Shqipëria mund të ndryshojë brenda një viti

22:08 - 20/08/26

Qytetarët protestojnë për të 82-ën ditë radhazi, kundër qeverisë dhe klasës politike. Shqiptarët shprehen njëzëri se kërkesa për dorëheqjen e...

Lexo më shumë
S’u ekzekutua himni shqiptar në aktivitetin e Pustecit, Salianji: Fyese dhe skandaloze, shteti s’negociohet dhe simbolet nuk nëpërkëmben

S’u ekzekutua himni shqiptar në aktivitetin e Pustecit, Salianji: Fyese dhe skandaloze, shteti s’negociohet dhe simbolet nuk nëpërkëmben

22:05 - 20/08/26
Përfundojnë fjalimet para Kryeministrisë/ “Ju erdhi fundi”, protestuesit nisin marshimin në bulevard: Rama jep dorëheqje!

Përfundojnë fjalimet para Kryeministrisë/ “Ju erdhi fundi”, protestuesit nisin marshimin në bulevard: Rama jep dorëheqje!

21:36 - 20/08/26
“Sistem arsimor aspak i drejtë dhe me shumë probleme”, i riu në protestë: Nepotizëm dhe mashtrim, të mos i lëmë shkollat në këtë gjendje!

“Sistem arsimor aspak i drejtë dhe me shumë probleme”, i riu në protestë: Nepotizëm dhe mashtrim, të mos i lëmë shkollat në këtë gjendje!

21:31 - 20/08/26
Aktivisti Arben Kola: Patronazhistët hedhin valle me propagandë, Ramoviçi kërkon të zhbëjë protestën!

Aktivisti Arben Kola: Patronazhistët hedhin valle me propagandë, Ramoviçi kërkon të zhbëjë protestën!

21:22 - 20/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com