GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vrasja e biznesmenit në Athinë, zbardhen detaje/ Ja dëshmia e mikut të tij

17:41 - 09/02/24
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Vrasja e biznesmenit në Athinë, zbardhen detaje/ Ja dëshmia e mikut të tij
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë e ndodhur dy ditë më parë në një prej zonave të Athinës, ku u ekzekutua me breshëri kallashnikovi dhe të shtëna pistolete biznesmeni 59-vjeçar, Kristos Jalias. Autorët e krimit pasi kanë zbrazur armët ndaj biznesmenit, i kanë vendosur flakën makinës së tij, për tu siguruar se kishin ekzekutuar 100% 59-vjeçarin, i njohur si biznesmen i mishit dhe bojrave.

Aktualisht po hetohen mosmarrëveshjet që viktima ka pasur me partneren e tij, për zhdukjen e disa milionë eurove.

Ndër të tjera e rëndësishme është dëshmia e një personi që policia ka nën mbikëqyrje. Ai është miku i viktimës, i cili ka qenë bashkë me të dhe më pas, ai e ka ftuar për një pije në shtëpinë e tij.

“Unë dhe Kristos e filluam biznesin së bashku. Shkonim në shtëpinë e tij për t’u ulur. U vonova pak, por e ndiqja në një distancë rreth 100 metra. Në një moment humba shikimin për shkak të rrugës dhe kthesave. Kam dëgjuar disa të shtëna. Kur mbërrita në rrugën Agia Aikaterini, pashë makinën e Kristos në flakë. Pranë tij pashë një motoçikletë me motor të madh me dy persona duke u larguar me shpejtësi të madhe. Nga distanca pashë dy persona me motor që po largoheshin. Por, kuptoni, nuk arrita t’ua shoh as fytyrat, as llojin e makinës, as numrin e targës. Por më dukej se motoçikleta ishte një model i vjetër”, deklaroi shoku i viktimës për policinë, raportojnë mediat.

“Nuk më dëgjuat, pse?”, kjo frazë është dëgjuar në lokacionin ku u ekzekutua biznesmeni dhe më pas iu dogj makina.

Oficerët që po hetojnë vrasjen do të presin rezultatet e ekzaminimit të kallashnikovit të gjetur në makinë, ndonëse flakët dhe uji i derdhur nga Shërbimi Zjarrfikës ka shumë të ngjarë të mos kenë lënë asnjë provë pas.

Ekzekutimi i biznesmenit

Dy ditë më parë është ekzekutuar në Athinë, Kristos Jalias, një biznesmen i njohur në tregtinë e mishit dhe bojërave. Atentati ndodhi mbrëmjen e së mërkurës në zonën industriale të Athinës e quajtur Mandra, 20 km në veri-perëndim të kryeqytetit të vendit.

Policia njoftoi se ndaj viktimës u qëllua me breshëri kallashnikovi dhe në vazhdim makinës së viktimës iu vu zjarri. Pak metra me tej u gjet e djegur edhe një automjet tjetër, brenda së cilës u gjet një kallashnikov. Dyshohet se automjeti është i autorëve të vrasjes së Jalias.

Kristos Jalias ishte një biznesmen tepër i njohur në Greqi. Ai ishte një ndër tregtarët më të mëdhenj të mishit në Greqi. Ai kishte edhe një fabrike boje si dhe ka qenë president i ekipit të futbollit të Trikallas.

Ai ishte martuar me një grua shqiptare nga Elbasani dhe kishte me të një fëmijë. Bashkëshortja e parë e tij ishte ekzekutuar në mënyrë misterioze në vitin 2018 dhe autorët nuk janë gjendur kurrë.

Emri i Jalas është përfshirë edhe në Shqipëri në disa aktivitete tregtare, import-eksport mallrash tregtie nga vendet e Amerikës latine drejtë Shqipërisë me stacion ndërmjetës Athinën, tregti mishi, boje dhe blerje pronash.

Ai kishte të punësuar më shumë se 4000 punonjës në dhjetëra kompanitë dhe bizneset e tij. Policia thotë se dy janë pistat e hetimit. Ajo e larjes së hesapeve mes bandave të kontrabandës së cigareve që operojnë në zonën e Elefsine ose pista e prishjes së bizneseve me partnerët e tij shqiptare në bizneset që ai kryente me vendin tonë.

Viktima ka qenë ortak jo zyrtar me Thimio Dobroniku, një shtetas shqiptar i ekzekutuar pak muaj më parë në Faliro të Athinës.

Dyshohet se pista kryesore është kontrabanda e cigareve dhe me gjasa autoret janë bandat e gjeorgjianëve që po ekzekutojnë gjithë eksponentët e mafies së trafikut të cigareve kontrabandë në Athinë.

Etiketa: biznesmenGreqiKryesore1Vrasja

Lajme të lidhura

Sherr në Velipojë/ I riu bën për spital 64-vjeçarin, shpallet në kërkim
Aktualitet

Aksident me vdekje në Shkodër, e reja përplasi me makinë të moshuarin

11:10 - 05/12/25
(VIDEO) Berisha nxjerr blof  Ramën: Kryeministri gënjeu në Londër për vizitën e tij në Rusi
Aktualitet

“Pezullimi i Ballukut ka bllokuar qeverinë”, Berisha–Ramës: Mashtrim banal i kryehajdutit

10:49 - 05/12/25
Vrasja e Santiago Malkos, Apeli konfirmon dënimin për Blendi Tetën
Aktualitet

Vrasja e Santiago Malkos/ Gjykata e Lartë prish vendimin, kthen për rigjykim Ilir Selmanin dhe Elvis Gaçaj

10:27 - 05/12/25
Para
Presidenti i Beshiktashit për Ernet Muçin: Ka tatuazh shqiponjën…

Presidenti i Beshiktashit për Ernet Muçin: Ka tatuazh shqiponjën...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sherr në Velipojë/ I riu bën për spital 64-vjeçarin, shpallet në kërkim
Aktualitet

Aksident me vdekje në Shkodër, e reja përplasi me makinë të moshuarin

11:10 - 05/12/25

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Shkodër. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor “Shkodër – Hani i...

Lexo më shumë
Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

10:55 - 05/12/25
(VIDEO) Berisha nxjerr blof  Ramën: Kryeministri gënjeu në Londër për vizitën e tij në Rusi

“Pezullimi i Ballukut ka bllokuar qeverinë”, Berisha–Ramës: Mashtrim banal i kryehajdutit

10:49 - 05/12/25
Vrasja e Santiago Malkos, Apeli konfirmon dënimin për Blendi Tetën

Vrasja e Santiago Malkos/ Gjykata e Lartë prish vendimin, kthen për rigjykim Ilir Selmanin dhe Elvis Gaçaj

10:27 - 05/12/25
Takimet e Salianjit, reagon Berisha: Janë takime për interesa personale, s’kanë lidhje me partinë

Lëvizja për ndryshim e Salianjit trazon ujërat brenda Partisë Demokratike

09:44 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com