GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vrasja e biznesmenit në Tiranë,drejtori i Policisë flet për hetimet

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Vrasja e biznesmenit në Tiranë,drejtori i Policisë flet për hetimet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Drejtori i Policisë së Tiranës Tonin Vocaj ka folur për vrasjen e biznesmenit Edmond Papaj në Tiranë. Ai u qëllua me armë zjarri për vdekje brenda një lokali në zonën e “Komunës së Parisit”. Ngjarja e rëndë ndodhi më 16 dhjetor.

Vocaj tha se për ngjarjen kriminale dhe kapjen e autorit po punon një grup i posaçëm, ndërsa thekson se nuk mund të komunikojmë informacione konkrete për median për momentin.

“Po punojmë dhe shpresojmë që shumë shpejt të kemi rezultate pozitive në lidhje me provat dhe hetimet që po kryejmë”, tha drejtori i Policisë Tiranë.

Si u ekzekutua Edmond Papa

Edmond Papa sapo ishte ulur në lokal kur u qëllua me 9 plumba nga një person i maskuar dhe ende i paidentifikuar. Edhe pse 49 vjeçari u dërgua në Spitalin e Traumës, nuk mundi ti mbijetojë plagëve të marra në trup.

Biznesmeni me origjinë nga Rroskoveci i Fierit, jetonte mes Sarandës dhe Anglisë.

Mesditën e së premtes ai kishte ardhur në Tiranë tek vëllai i tij, që banonte pak metra larg lokalit ku u qëllua për vdekje.

Dëshmitarët okularë i treguan policisë se 49 vjeçari iu kundërpërgjigj autorit, duke e qëlluar me tavllën e duhanit që kishte në tavolinë.

Atentatori i veshur me të zeza mundi të largohej menjëherë prej andej në këmbë përmes disa rrugicave në zonë. Dyshohet se më pas ai mund të jetë ndihmuar nga persona të tjerë për tu larguar me ndonjë mjet.

Në vendngjarje mbërritën forca të shumta policie. Edmond Pjetri, shef i komisariatit nr 2 sqaroi se si ndodhi krimi.

Krahas postoblloqeve të ngritura në hyrje-dalje të Tiranës, jashtë lokalit, policia kreu kontroll edhe në mjetin G Class me targa AB 001 GG të viktimës.

Vrasja e Edmond Papës po hetohet në dy pista. Ajo e konflikteve të mundshme për shkak se 49 vjeçari zotëronte disa prona në Ksamil, si dhe hotelin Blu Sky në Sarandë.

Pista e dytë janë konfliktet për drogën. Edmond Papa është dënuar në Greqi për trafik të lëndëve narkotike. Po për të njëjtën vepër penale, dyshohet edhe nga autoritetet në Angli.

Etiketa: biznesmenPoliciTirane

Lajme të lidhura

Zbulohet emri i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua në tarracën e lokalit
Aktualitet

Zbulohet emri i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua në tarracën e lokalit

22:45 - 10/11/26
Atentat 39-vjeçarit shqiptar në Spanjë, e qëlluan për vdekje në tarracën e lokalit
Aktualitet

Atentat 39-vjeçarit shqiptar në Spanjë, e qëlluan për vdekje në tarracën e lokalit

22:00 - 10/11/26
Pas përplasjes me Ramën, Veliaj kërkon të marrë pjesë në Asamblenë e PS-së, i drejtohet me letër SPAK-ut dhe Sekretarit të Përgjithshëm
Aktualitet

Pas përplasjes me Ramën, Veliaj kërkon të marrë pjesë në Asamblenë e PS-së, i drejtohet me letër SPAK-ut dhe Sekretarit të Përgjithshëm

15:29 - 10/11/26
Para
Të dënuar për drogë, kush janë shqiptarët e dëbuar dje nga Anglia

Të dënuar për drogë, kush janë shqiptarët e dëbuar dje nga Anglia

Discussion about this post

TË FUNDIT

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi: Do ta gjykojmë pasi të vendosin organet e drejtësisë
Breaking Views

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi: Do ta gjykojmë pasi të vendosin organet e drejtësisë

23:00 - 10/11/26

“Raporti me paraburgimin e një funksionari të lartë, raporti me paraburgimin e kryetarit të bashkisë të zgjedhur me votë ne...

Lexo më shumë
Zbulohet emri i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua në tarracën e lokalit

Zbulohet emri i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua në tarracën e lokalit

22:45 - 10/11/26
Protesta studentore ndryshon oraret e stërvitjes dhe konferencën e Kombëtares

Protesta studentore ndryshon oraret e stërvitjes dhe konferencën e Kombëtares

22:30 - 10/11/26
Atentat 39-vjeçarit shqiptar në Spanjë, e qëlluan për vdekje në tarracën e lokalit

Atentat 39-vjeçarit shqiptar në Spanjë, e qëlluan për vdekje në tarracën e lokalit

22:00 - 10/11/26
Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel

Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel

21:40 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com