GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vrasja e biznesmenit Ruzhdi Hoxha, Apeli liron vëllain e Fredi Rrushit

në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Vrasja e biznesmenit Ruzhdi Hoxha, Apeli liron vëllain e Fredi Rrushit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata e Apelit ka liruar Pajtim Rrushin, vëllain e Fredi Rrushit i akuzuar për vrasjen e biznesmenit Ruzhdi Hoxha. Rrushi është lënë në masën e sigurisë “arrestit në shtëpi”.

Ai akuzohej nga prokuroria se kishte bashkëpunuar me të vëllanë për vrasjen e  Hoxhës.

Edhe pse ai e mohon, Pajtimi mendohet se me mjetin e tij tip “Passat”, ka dërguar për në Dajt pas vrasjes biznesmenin e vrarë.

Hetimet

Hetimet lidhur me zhdukjen e më pas vrasjen e biznesmenit Ruzhdi Hoxha në Tiranë vijojnë, ndërsa në fokus është e shkuara e dy autorëve kryesorë të dyshuar për këtë vrasje, vëllezërit Rrushi.

Provat e deritanishme lidhur me arrestimin e tyre për këtë ngjarje, duket se janë të pamjaftueshme për të faktuar krimin e rëndë. Ndërsa së fundmi ekspertët e hetimit kanë zbuluar se Ferdinand Rrushi veç akuzës së rrëmbimit dhe vrasjes së Ruzhdi Hoxhës, si dhe kultivimit të një parcele me drogë,  po hetohet edhe për aktivitetin e dhënies me fajde të parave.

Këto dyshime ndaj tij dhe të vëllait Pajtim Rrushi janë ngritur mbas rrëmbimit të Hoxhës, trupi i të cilit u gjet i pajetë në qafë Mollë.

Pritet që prokuroria të sekuestrojë  pasuritë e të dy të akuzuarve dhe familjarëve të tyre, nën dyshimin se disa prej tyre e kanë origjinën nga aktiviteti i fajdeve dhe kanë origjinë të dyshimtë. Përveç tre pasurive tokë arë, deri më tani janë gjetur në pronësi të tyre edhe katër automjete Land Rover, Deimler Craisler.

Vrasja e Ruzhdi Hoxhës

Dy autorët e akuzuar për vrasjen e më pas fshehjen e trupit mes gurëve dhe zhavorrit në Dajt, kanë vendosur të mos tregojnë asgjë për ngjarjen. Megjithatë hetimet kanë zbardhur provat të cilat ngrejnë dyshimet se ata kanë bashkëpunuar për ekzekutimin e biznesmenit Ruzhdi Hoxha. Burime për gijotina.com bëjnë me dije se vëllai i Ferdinantit ka luajtur rolin e bashkëpunëtorit në krim, pasi është përpjekur të fshehë gjurmët e krimit, duke fshehur makinën e Fredi Rrushit, që policia të mos mblidhte gjurmët e ADN-së. Kjo lëvizje është faktuar nga pamjet e kamerave të sigurisë. Ndërsa Pajtimi nuk ka treguar asgjë për këto pamje dhe ka mohuar të ketë pasur dijeni për vrasjen.

Burime nga grupet hetimore për gijotina.com gjithashtu bëjnë me dije se nga ora 3 e mëngjesit që ka bërë ekzekutimin Fredi Rrushi ka marrë viktimën e ka vrarë direkt sipas dyshimeve dhe më pas i ka marrë celularin dhe e ka zbritur poshtë pranë shkollës së bashkuar dhe e ka hedhur në tokë.

Më pas celulari është gjetur nga një taksist i cili ka vajtur dhe e ka shitur në një pikë për tregtimin e celularëve. Pronari i servisit të celularëve e ka ndezur dhe e ka përdorur për punën e tij, organi i akuzës e ka gjurmuar celularin dhe ka shkuar dhe e ka gjetur më pas duke marrë dëshminë.

Etiketa: Kryesore1Ruzhdi Hoxha

Lajme të lidhura

Dubai shqiptar apo zhvatja e Portit? Marrëveshja Rama-Alabbar, çfarë fshihet pas “Durrës Marina”
Aktualitet

Dubai shqiptar apo zhvatja e Portit? Marrëveshja Rama-Alabbar, çfarë fshihet pas “Durrës Marina”

08:02 - 13/05/26
U përfol se ishte nisur nga Vlora, ministri grek i Mbrojtjes për dronin në Lefkada: Mjet lundrues ukrainas! Situatë serioze
Aktualitet

U përfol se ishte nisur nga Vlora, ministri grek i Mbrojtjes për dronin në Lefkada: Mjet lundrues ukrainas! Situatë serioze

22:48 - 12/05/26
‘Ky është përdhunim…’- Bogdani ‘përplaset’ me Stojanin në KLP: Do më varni në litar? Unë mbase jam çmendur
Aktualitet

‘Ky është përdhunim…’- Bogdani ‘përplaset’ me Stojanin në KLP: Do më varni në litar? Unë mbase jam çmendur

21:25 - 12/05/26
Para
Borrell pas takimit me Kurtin: S’jemi këtu për të kryer punët tuaja

Borrell pas takimit me Kurtin: S’jemi këtu për të kryer punët tuaja

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 13 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:04 - 13/05/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 80.8 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
Dubai shqiptar apo zhvatja e Portit? Marrëveshja Rama-Alabbar, çfarë fshihet pas “Durrës Marina”

Dubai shqiptar apo zhvatja e Portit? Marrëveshja Rama-Alabbar, çfarë fshihet pas “Durrës Marina”

08:02 - 13/05/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 13 Maj 2026

07:40 - 13/05/26
Parashikimi i motit, 29 Gusht 2024

Parashikimi i motit për sot, 13 Maj 2026

07:31 - 13/05/26
“Jam i vetmi që depozitova platformë për kryetar”, Salianji: Berisha përjashtoi edhe zonjën Mereme që e futi vetë!

“Jam i vetmi që depozitova platformë për kryetar”, Salianji: Berisha përjashtoi edhe zonjën Mereme që e futi vetë!

23:05 - 12/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com