GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vrasja e biznesmenit shqiptar në Greqi, autori rrëfen detaje: I vura litarin në qafë për…

11:42 - 11/09/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Vrasja e biznesmenit shqiptar në Greqi, autori rrëfen detaje: I vura litarin në qafë për…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Zbardhen të tjera detaje nga vrasja e Xhani Topallit në Rodos të Greqisë, ku babë e bir akuzohen për ekzekutimin e 46-vjeçarit.

Të akuzuarit, që tashmë qëndrojnë pas hekurave, hotelieri 53-vjeçar dhe djali i tij 20-vjeçar kanë pranuar krimin dhe kanë rrëfyer krimin e rëndë. Ata deklaruan para togave të zeza se vrasja ishte aksidentale.
53-vjeçari pohoi se kishte punuar disa herë me shqiptarin, që merrej me ndërtim. Ndër të tjera ai tha se njëra nga vajzat e tij është shoqe klase me vajzën e 46-vjeçarit dhe ai e kishte marrë disa herë nga shkolla. Ndërsa siç deklaroi ai, janë ulur disa herë për të ngrënë së bashku.

Greku pohoi se në vitin 2019, Xhani Topalli kishte riparuar dhomat e hotelit të tij për të cilat duhej të merrte 100 mijë euro, ndërsa i kishte dhënë paradhënie vetëm 25 mijë euro. Për shkak të pandemisë që preku edhe industrinë e turizmit, në vitet 2020 dhe 2021, autori tha se puna nuk eci mirë dhe nuk mundi ta shlyente plotësisht.

Ai pretendoi se përveç shumës që i kishte borxh, kishte paguar edhe interesin. Autori i dyshuar tha se ditën e 28 gushtit të këtij viti viktima e ka telefonuar me qëllim që të firmosin deklaratat për projektin dhe të marrte para si paradhënie pasi ta nënshkruanin. Shqiptari i kërkoi të takoheshin, por për shkak se e kuptoi se ishte i dehur e shmangu dhe i kërkoi që të takoheshin të nesërmen. I pandehuri ka pohuar se kur 46-vjeçari konsumonte alkool, bëhej nervoz, agresiv, shante dhe kërcënonte.

Sipas tij, viktima ka vazhduar t’i telefonojë dhe në një moment teksa ka qenë në panair i është përgjigjur telefonatës dhe për shkak se ishte nën efektin e alkoolit është treguar agresiv duke e sharë dhe kërcënuar.
Sipas tij shqiptari ishte i tërbuar, shumë i dehur, fikte e ndizte dritat e makinës, i binte borisë, bërtiste dhe shante. Ai la gruan dhe vajzat e tij në panair dhe nxitoi drejt biznesit. Me të mbërritur, ai është nisur drejt lokalit ku po priste 46-vjeçari dhe, siç e ka përshkruar ai, ka nisur ta shajë dhe kërcënojë. Autori pretendoi se tentoi ta qetësojë, por viktima u bë edhe më agresiv.

“Kapi djalin nga fyti. Im bir u përpoq t’ia largonte duart, por ai e goditi në fytyrë dhe më pas e goditi me grusht në brinjë”, deklaroi ai. 53-vjeçari pohon se kanë dalë në parking për t’u sqaruar dhe mes tyre ka pasur një sherr jashtë recepsionit përballë dhomave dhe kanë përfunduar në koshat e plehrave. Ndonëse i biri ka tentuar t’i ndajë, siç tregon autori, ky i fundit ka nisur të përleshet me shqiptarin, duke e goditur me grusht në kokë. Makina e tij ishte parkuar aty dhe në karrocë kishte një litar. Ai tregon se instinktivisht e mori, e kapi dhe ndërsa shqiptari ishte i trullosur, ia vendosi në qafë për ta neutralizuar.

Duke vijuar rrëfimin, në një moment ka ndjerë se viktima nuk po bënte më rezistencë, ndaj ka liruar litarin dhe 46-vjeçari ka rënë përtokë, me sa duket i ka rënë të fikët. Ai pretendoi se viktima ishte goditur me gurë në kokë gjatë rënies dhe pasi kishte parë se ai nuk kishte puls, kishte njoftuar të birin për vdekjen e shqiptarit. Mes të tjerash ai tha se trupin e shqiptarit e kishte tërhequr zvarrë mes koshave të mbeturinave.

Etiketa: zbardhet

Lajme të lidhura

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali
Aktualitet

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

22:34 - 01/04/26
Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet
Aktualitet

Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

22:03 - 01/04/26
Klevis Qose shkarkohet si drejtues i Burgjeve, në vend të tij emërohet ish-drejtori i Tensionit të Lartë
Aktualitet

Klevis Qose shkarkohet si drejtues i Burgjeve, në vend të tij emërohet ish-drejtori i Tensionit të Lartë

15:48 - 01/04/26
Para
Tragjike në SHBA, makina përplas për vdekje gruan shqiptare

Tragjike në SHBA, makina përplas për vdekje gruan shqiptare

Discussion about this post

TË FUNDIT

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26

Për herë të parë në 50 vjet, njerëzit do të kthehen në hënë dhe Qendra Kërkimore Ames e NASA-s në...

Lexo më shumë
Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

22:34 - 01/04/26
“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

22:15 - 01/04/26
Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

22:03 - 01/04/26
Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

21:38 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com