GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vrasja e bujshme e Behar Sofisë / Gjurmët e porositësit, çfarë dëshmoi ekzekutori

16:05 - 18/04/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Vrasja e bujshme e Behar Sofisë / Gjurmët e  porositësit, çfarë dëshmoi ekzekutori
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Autori që kreu vrasjen e Behar Sofisë një vit më parë në qendër të Tiranës, ka dëshmuar para hetuesve mbi porositësin, e këtij ekzekutimi.

23-vjeçari Ernejt Shyti të cilit i premtuan mijëra euro për të vrarë Sofinë, ka treguar para grupeve hetimore se ka dëgjuar nga anëtarët e tjerë të grupit se porositësi kishte dy pseudonime.

“Unë kam dëgjuar Bujarin që i ka thënë Xhuljanos se Bajlozi t’i hedh lekët me çantë te dera e shtëpisë. Në këtë moment Xhuljano e pyeti pse e thërrisnin kështu dhe Bujari i tha se ai ka pasur një pseudonim tjetër, e kemi pas thirrur edhe “I Forti i Myslym Shyrit””.

Shyti tregon se Bujar Leza është personi që ka siguruar mjetet për vrasjen, nga arma të biçikleta, teksa Xhuljano Visha e ka shoqëruar në çdo moment të përgatitjes.

Grupi i hetimit është duke i verifikuar të dhënat e përfituara nga dëshmia e bashkëpunëtorit, të cilët siç thotë SPAK, deri në këtë fazë kanë rezultuar të besueshme dhe korrespondojnë me përgjime dhe verifikimet e tjera.

Vrasja e Behar Sofisë

Behar Sofia 66 vjeç u ekzekutua mëngjesin e 25 shkurtit në Tiranë, në afërsi të Piramidës. Teksa ishte duke ecur në këmbë, Sofia u qëllua nga një armë zjarri me silenciator me dy plumba, njëri prej të cilëve e ka kapur në qafë dhe tjetri në gjoks. Sofia u transferua drejt spitalit me shenja jete, por si pasojë e plagëve të marra nuk mundi të mbijetonte. Nga kamerat e sigurisë u pa skena e atentatit. Atentatori fillimisht u largua në këmbë dhe në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ka marrë një biçikletë dhe është larguar drejt liqenit Artificial. Kjo biçikletë me të cilën u largua atentatori, nga hetimet rezultoi të ishte siguruar nga B.Leza, së bashku me armën me të cilën u qëllua Sofia. Viktima nuk ishte i panjohur për autoritetet. Ai njihej ndryshe dhe si Fatmir Sofia apo Behar Seferi. Emri i Sofisë ka dalë dhe në masakrën e Durrësit ku mbetën të vrarë 4 efektivë policie, gjatë operacionit për arrestimin e Dritan Dajtit. Nga hetimet për vrasjen e biznesmenit Behar Sofia në shkurt të këtij viti, më 26 dhjetor 2021 është bërë i mundur identifikimi i një tjetër personi të përfshirë në vrasjen e Sofisë.

Bashkëpunëtorët në krim

Bashkëpunëtori i pestë në vrasjen e Behar Sofisë është 45-vjeçari B.Leza, i cili mendohet se ka qenë koordinator mes vrasësve me pagesë dhe porositësve të vrasjes. Ndaj 45-vjeçarit GJKKO caktoi masën e sigurisë “Arrest në burg”, masë e cila u ekzekutua ndaj tij në ambientet e burgut të Fushë-Krujës. B.Leza ndodhet në paraburgimin e burgut të Fushë-Krujës për dhunë në familje. “Bazuar në provat e grumbulluara, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasin B. L., 45 vjeç, banues në Larushk, Krujë. Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës në DVP Tiranë kanë bërë ekzekutimin e masës së sigurisë ndaj këtij shtetasi, në ambientet e burgut të Fushë Krujës, i cili ndodhet i paraburgosur për veprën penale “Dhuna në familje””, njofton policia. Personi i identifikuar më 26 dhjetor si bashkëpunëtori i pestë në vrasjen e 66-vjeçarit Sofia, nuk është emër i panjohur për policinë. Në vitin 2017 ai është akuzuar për një tjetër vrasje dhe fillimisht u dënua me 15 vite burg, ndërsa më pas akuza ndaj tij ra dhe u shpall i pafajshëm. Sa i përket vrasjes së Behar Sofisë, 45-vjeçari B.Leza ka pasur miqësi me një prej personave të arrestuar më parë për ekzekutimin e 66-vjeçarit. Leza akuzohet për 4 vepra penale në lidhje me rolin e tij në atentatin ndaj Sofisë.

Etiketa: autoriBehar SofisedeshmiaKryesore1Vrasja

Lajme të lidhura

Kontrolle të SPAK dhe BKH në Tiranë, hetimet bashkë me partnerë të huaj
Aktualitet

Kontrolle të SPAK dhe BKH në Tiranë, hetimet bashkë me partnerë të huaj

19:27 - 16/01/26
Batutat me moderatorin grek në Abu Dhabi, Rama: Tonet e mia, aspak tendencioze
Aktualitet

Batutat me moderatorin grek në Abu Dhabi, Rama: Tonet e mia, aspak tendencioze

17:59 - 16/01/26
E kam denoncuar për përndjekje, reagon motra e Fredi Lamajt: Altin Mecaj po shpif, vëllai im nuk ka dhunuar askënd
Aktualitet

E kam denoncuar për përndjekje, reagon motra e Fredi Lamajt: Altin Mecaj po shpif, vëllai im nuk ka dhunuar askënd

17:45 - 16/01/26
Para
Anglia po armatos Kosovën/ Serbia: Nuk i ndalojmë fluturimet me Rusinë

Anglia po armatos Kosovën/ Serbia: Nuk i ndalojmë fluturimet me Rusinë

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Më mirë të mbyllet”, Rama: RTSH është dështim total, nuk i japim më asnjë lek
Breaking Views

“Më mirë të mbyllet”, Rama: RTSH është dështim total, nuk i japim më asnjë lek

19:38 - 16/01/26

Kryeministri Edi Rama ka shpërthyer me tone të forta ndaj Radio Televizionit Shqiptar, duke e cilësuar si një dështim total...

Lexo më shumë
Kontrolle të SPAK dhe BKH në Tiranë, hetimet bashkë me partnerë të huaj

Kontrolle të SPAK dhe BKH në Tiranë, hetimet bashkë me partnerë të huaj

19:27 - 16/01/26
Rama propozon TV për Kuvendin: Do ftojmë Gjekmarkajn, është aset

Rama propozon TV për Kuvendin: Do ftojmë Gjekmarkajn, është aset

19:18 - 16/01/26
“Askush nuk është mbi Kushtetutën e PD” – Salianji i përgjigjet Berishës pas deklaratës për vetëpërjashtimin

“Askush nuk është mbi Kushtetutën e PD” – Salianji i përgjigjet Berishës pas deklaratës për vetëpërjashtimin

19:08 - 16/01/26
Ikja e Çim Hajdarit si kryeinspektor që Rama të kapë KLSH-në dhe prapaskenat e forta që fuqizojnë lidhjet me oligarkët

Ikja e Çim Hajdarit si kryeinspektor që Rama të kapë KLSH-në dhe prapaskenat e forta që fuqizojnë lidhjet me oligarkët

18:22 - 16/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com