GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vrasja e bujshme në Don Bosco, arrestohet një 28-vjeçar

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Vrasja e bujshme në Don Bosco, arrestohet një 28-vjeçar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia ka arrestuar një 28-vjeçar të quajtur Nikollë Sherrniku, që dyshohet se është përfshirë në masakrën e ndodhur në Don Bosko, ku u vra shtetasja Mimoza Paja.

28-vjeçari nga Fushë Kruja dyshohet se ka siguruar mjetet e domosdoshme, që kanë çuar në këtë masakër. I riu edhe aktualisht mësohet se ndodhet në burg.

“Vijojnë veprimet e thelluara hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes së ndodhur me datë 12.03.2023, ku mbeti e vrarë një shtetase.

Në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes së ndodhur me datë 12.03.2023, në rrugën”Anastas Shundi”, e cila bën fjalë për vrasjen e shtetases Mimoza Paja dhe dëmtimin/plagosjen e disa shtetasve të tjerë në ambientet e një lokali në pronësi të vëllezërve MURATI, ju informojmë si më poshtë:

Sot më datë 07.06.2023 u bë ekzekutimi i vendimit Nr. 1220 datë 07.06.2023 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë e cila ka vendosur caktimin e masës të sigurimit personal atë të “Arrest në  burg“ ndaj personit nën hetim N. Sh., 28 vjeç, lindur dhe banues në Fushë – Kuqe, Laç,  (aktualisht nën hetim me masën e sigurisë “Arrest në burg” edhe për vepra të tjera penale) si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera në funksion të procedimit penal nr. 1700 të vitit 2023 ka rezultuar se personi nën hetim, shtetasi N. Sh., me veprime aktive ka siguruar kushtet dhe mjetet materiale që kanë shërbyer për kryerjen e veprës penale. Këto veprime konsistojnë në marrjen e targave të huaja ne shtetin gjerman, sjelljen e tyre në Shqipëri, dhe vënien në dispozinon të këtyre targave personave të tretë (autorëve), të cilët më pas i kanë ruajtur dhe përdorur këto targa në një automjet tip “BMË” seria 5, ditën e ngjarjes.

Automjeti tip “BMË”, sëbashku me targat gjermane, është gjetur i djegur në fshatin Likmetaj, Manëz, Durrës.

Në funksion të këtij procedimi janë kryer veprime të shumta hetimore dhe ekzekutuar letër-porositë në Gjermani dhe në Kosovë.

Vijon puna nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për dokumentimin e plotë ligjor, me prova të autorëve të kësaj ngjarje kriminale”, njofton policia.

Etiketa: masakra

Lajme të lidhura

“50 mijë euro ose të hodha në erë!” Kërcënoi me tritol pronarin e karburantit, kapet autori
Aktualitet

“50 mijë euro ose të hodha në erë!” Kërcënoi me tritol pronarin e karburantit, kapet autori

09:21 - 03/10/26
Aksident në Lushnjë! Përplasen dy automjete, rëndohet trafiku në autostradë
Aktualitet

Aksident në Lushnjë! Përplasen dy automjete, rëndohet trafiku në autostradë

09:15 - 03/10/26
Mediat evropiane: Rinia shqiptare është ngritur kundër regjimit autokratik të kryeministrit Rama
Aktualitet

126 ditë revoltë/ “Hajdutët po i bien një nga një”, shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit: Në pranga edhe kryehajduti

07:53 - 03/10/26
Para
Nuk duan t’ia dinë për komb, tifozët e klubit italian kundër Fiorentinës

Nuk duan t’ia dinë për komb, tifozët e klubit italian kundër Fiorentinës

Discussion about this post

TË FUNDIT

“50 mijë euro ose të hodha në erë!” Kërcënoi me tritol pronarin e karburantit, kapet autori
Aktualitet

“50 mijë euro ose të hodha në erë!” Kërcënoi me tritol pronarin e karburantit, kapet autori

09:21 - 03/10/26

Detaje të reja janë zbardhur nga kërcënimi ndaj biznesmenit Zija Shulku në Peshkopi. Një pajisje artizanale, e ngjashme me eksploziv,...

Lexo më shumë
Aksident në Lushnjë! Përplasen dy automjete, rëndohet trafiku në autostradë

Aksident në Lushnjë! Përplasen dy automjete, rëndohet trafiku në autostradë

09:15 - 03/10/26
Rusia paralajmëron NATO-n: Do përdorim edhe armët bërthamore nëse izolohet Kaliningradi

Rusia paralajmëron NATO-n: Do përdorim edhe armët bërthamore nëse izolohet Kaliningradi

08:55 - 03/10/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 3 Tetor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:42 - 03/10/26
Shqipëria mund të fitojë grupin dhe të sigurojë play-off e Eropianit që në javën e ardhshshme

Koha për të prishur ‘mallkimin’, kuqezinjtë zbresin sonte në fushë për të rrëzuar Finlandën pas 46 vitesh

08:38 - 03/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com