GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vrasja e dyfishtë në Laç, dënohet me burgim të përjetshëm Eduard Lamaj

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Vrasja e dyfishtë në Laç, dënohet me burgim të përjetshëm Eduard Lamaj
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata e Kurbinit ka dënuar me burgim të përjetshëm Eduart Lamajn dhe me 33 vite burg Ilir Likaj (Xhepaj). Ata u gjetën fajtor për vrasjen e Bujar Kikës dhe Paulin Gjergjit, ngjarje e ndodhur në vitin 2020 në një lokal në Gjorm të Kurbinit.

Eduart Lamaj, alias Andri nga fshati Sanxhak i Kurbinit akuzohet si pjesë e një grupi vrasësish me pagesë që kanë marrë para për ekzekutimin e dy biznesmenëve Bujar Lika dhe Paulin Gjergji. Shënjestra e atentatit ka qenë e dyfishtë. Nuk ishte as vetëm Bujar Lika, as vetëm Paulin Gjergji, por të dy.

Eduart Lamaj, emër ky i ndryshuar disa vite më parë pretendoi se kishte një pazar të prishur me familjarët e Bujar Likës, por në fakt zyrtarisht në qendrën Kombëtare të Biznesit në emrin “Eduart Lamaj”, rezulton vetëm një bar kafe në zonën e Yzberishtit dhe asnjë biznes i ngjashëm, pranë hotelit A&A në Laç-Mamurras. Për hetuesit, kjo është vetëm një dëshmi që kërkon të heqë vëmendjen dhe pyetjet lidhur me porositësit.

Ende grupi hetimor nuk ka shkuar tek porositësit, por është zbuluar tashmë mbrojtja e atentatorit. Ata kanë qenë dy mjekët që “respektuan” fije e për pe, betimin e Hipokratit për t’i dhënë ndihmë mjekësore kujtdo që ka nevojë. E në Shqipëri, ky betim u përkthye në një pagesë të majme prej 10 mijë eurosh. Operacioni do të zhvillohej në klinikën Ama Vita me vendndodhje në “Qytet Studenti”. I riu kishte disa ditë që mjekohej në spital, ndërsa që prej 30 majit, ai fshihej në banesën e motrës së tij në Tiranë. Lamaj u konfirmua se ishte atentatori nga ADN-ja. Njollat e gjakut që u gjetën në vendngjarje u përputhën me analizat e Lamajt, duke zbardhur kështu skemën.

Dy të besuarit e Eduart Andri Lamajt, ishin ortopedi i Lezhës Viktor Marku dhe kirurgu i Ushtarakut, Besnik Lame. Ata i dhanë garanci se gjithçka do të shkonte siç duhet në këmbim të pagesës 10 mijë euro, që do të sillte edhe kyçjen e gojës së tyre para policisë. Të tre janë të arrestuar, ndërsa vijon kërkimi për tri bashkëpunëtorët e Lamajt, dhe zbardhjen e porositësve të atentatit.

Etiketa: dysfisheLacVrasja

Lajme të lidhura

Pas përplasjes me Ramën, Veliaj kërkon të marrë pjesë në Asamblenë e PS-së, i drejtohet me letër SPAK-ut dhe Sekretarit të Përgjithshëm
Aktualitet

Pas përplasjes me Ramën, Veliaj kërkon të marrë pjesë në Asamblenë e PS-së, i drejtohet me letër SPAK-ut dhe Sekretarit të Përgjithshëm

15:29 - 10/11/26
“Sterilizimi”/ GJKKO rrëzon kërkesat e Beqajt për pushimin e çështjes dhe pavlefshmërinë e akteve
Aktualitet

“Sterilizimi”/ GJKKO rrëzon kërkesat e Beqajt për pushimin e çështjes dhe pavlefshmërinë e akteve

15:25 - 10/11/26
“PD ka gati projektin me 8 pika”/ Albana Vokshi: Nuk është reformë zgjedhore ajo që do Taulant Balla!
Aktualitet

“PD ka gati projektin me 8 pika”/ Albana Vokshi: Nuk është reformë zgjedhore ajo që do Taulant Balla!

15:01 - 10/11/26
Para
BE, skeptik për inceneratorët/ Si i detyroi qeveria bashkitë të dorëzoheshin tek “klani i plehrave”

BE, skeptik për inceneratorët/ Si i detyroi qeveria bashkitë të dorëzoheshin tek “klani i plehrave”

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Rama të largohet”-Nuk resht protesta para Kryeministrisë, mblidhen sërish qytetarët dhe studentët
Breaking Views

“Rama të largohet”-Nuk resht protesta para Kryeministrisë, mblidhen sërish qytetarët dhe studentët

21:00 - 10/11/26

Prej 164 ditësh, qytetarë, studentë dhe pedagogë vijojnë protestën e tyre përpara Kryeministrisë, duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama...

Lexo më shumë
Fushata në ndihmë të Erindit, 17-vjeçarit që u gjobit me 5 mln lekë pasi protestoi kundër qeverisë, mblidhen mbi 119 mijë Paund

Fushata në ndihmë të Erindit, 17-vjeçarit që u gjobit me 5 mln lekë pasi protestoi kundër qeverisë, mblidhen mbi 119 mijë Paund

20:30 - 10/11/26
Marta Kos: BE nuk po i mbyll sytë rreth situatës në Shqipëri, qeveria të dialogojë me protestuesit

Marta Kos: BE nuk po i mbyll sytë rreth situatës në Shqipëri, qeveria të dialogojë me protestuesit

20:00 - 10/11/26
Shqiptarët kërkojnë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, qeveria e RMV kërkon opinion nga Komisioni i Venecias

Shqiptarët kërkojnë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, qeveria e RMV kërkon opinion nga Komisioni i Venecias

19:27 - 10/11/26
Rama sulmon protestuesit nga Parisi: Një numër i vogël përshkallëzoi në dhunë, opozita fshihet pas të rinjve të radikalizuar

Rama sulmon protestuesit nga Parisi: Një numër i vogël përshkallëzoi në dhunë, opozita fshihet pas të rinjve të radikalizuar

19:05 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com