GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vrasja e dyfishtë në Laç, burgim përjetë për “të fortin” Markel Bushi

në Aktualitet, KRYESORE
Kohë leximi: 2 min
A A
Vrasja e dyfishtë në Laç, burgim përjetë për “të fortin” Markel Bushi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata e Apelit Tiranë ka dënuar me burg përjetë Markel Bushin, i cili akuzohet për vrasje të dy kushërinjve në Laç në 2019.

Gjithçka ka nisur pas një konflikti banal mes vëllezërve Bushi dhe dy kushërinjve Jushi, i cili ka agravuar në përdorimin e armëve e më pas vrasjen e dy të rinjve. Ngjarja në fjalë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës rreth orës 20:15 në lagjen nr. 1 në qytetin e Laçit.

Ka qenë fillimisht vëllai i vogël i Markel Bushit, M. Bushi i cili pas grindjes me dy kushërinjtë ka marrë në telefon vëllanë e madh dhe kushëririn e tij V. Bushi. Pas sherrit të nisur brenda në lokal, dy palët më pas kanë dalë jashtë për t’u sqaruar, konflikti ka agravuar dhe duke parë që autorët kishin armë me vete, dy kushërinjtë u larguan me vrap. Por, autorët i kanë ndjekur për rreth 100 metra Kelvin dhe Erjon Jushin dhe i kanë qëlluar disa herë me pistoletë. Njëri nga dy kushërinjtë është qëlluar në hyrjen e një pallati në tentativë për të ikur, ndërsa tjetri në rrugë. Plumbat i kanë kapur disa herë në trup kushërinjtë.

Ata u dërguan në gjendje të rëndë për jetën në një spital privat në Tiranë për ndihmë të specializuar, por ndërruan jetë si pasojë e plagëve që morën. Njëri nga dy personat që u vra mbrëmjen e së dielës në Laç ka qenë futbollist. Kelvin Jushi, 30 vjeç, ka qenë pjesë e ekipeve të Laçit, Kastriotit dhe Mamurrasit gjatë periudhës 2009-2014. Jushi ishte një person i njohur, pasi përveçse ish-futbollist kishte në pronësi një lokal në qendër të qytetit të Laçit. Dy viktimat njiheshin në komunitet si njerëz të qetë dhe pa precedent të mëparshëm penal. Ndërsa autorët janë persona të njohur për policinë dhe drejtësinë. Madje njëri prej vëllezërve Bushi, më konkretisht Markeli ishte i dënuar me 9 vite burg në mungesë për grabitje me dhunë me pasojë plagosjen. Ndërkohë kushëriri i tij V. (Pali) Bushi ka qenë i arrestuar dhe dënuar në 2017 për armëmbajtje pa leje, ndërsa është liruar nga drejtësia me shërbim prove.

Etiketa: GJKKOLacvrasje e dyfishte

Lajme të lidhura

“Bum” ndërtimesh në Shqipëri/ Të parët në Europë, niveli 3 herë më i lartë se mesatarja e BE
Aktualitet

Tirana e vështirë për familjet e reja! Çmimet e apartamenteve në ‘stratosferë’, lindjet po bien me ritme të shpejta

08:36 - 11/11/26
Sot mbahet protesta kombëtare në Tiranë, studentët dhe qytetarët mblidhen në orën 14:00
Aktualitet

Sot mbahet protesta kombëtare në Tiranë, studentët dhe qytetarët mblidhen në orën 14:00

08:26 - 11/11/26
Kreu i Komisionit të Jashtëm në PE: Qytetarët dolën në rrugë kundër korrupsionit dhe abuzimit në Shqipëri
Aktualitet

Kreu i Komisionit të Jashtëm në PE: Qytetarët dolën në rrugë kundër korrupsionit dhe abuzimit në Shqipëri

08:16 - 11/11/26
Para
Çmimi Nobel në Mjekësi, kush janë fituesit dhe pse

Çmimi Nobel në Mjekësi, kush janë fituesit dhe pse

TË FUNDIT

“Bum” ndërtimesh në Shqipëri/ Të parët në Europë, niveli 3 herë më i lartë se mesatarja e BE
Aktualitet

Tirana e vështirë për familjet e reja! Çmimet e apartamenteve në ‘stratosferë’, lindjet po bien me ritme të shpejta

08:36 - 11/11/26

Teksa kryeqyteti vijon të tërheqë popullsi nga qarqet e tjera të vendit, numri i lindjeve po bie me ritme të...

Lexo më shumë
Sot mbahet protesta kombëtare në Tiranë, studentët dhe qytetarët mblidhen në orën 14:00

Sot mbahet protesta kombëtare në Tiranë, studentët dhe qytetarët mblidhen në orën 14:00

08:26 - 11/11/26
Kreu i Komisionit të Jashtëm në PE: Qytetarët dolën në rrugë kundër korrupsionit dhe abuzimit në Shqipëri

Kreu i Komisionit të Jashtëm në PE: Qytetarët dolën në rrugë kundër korrupsionit dhe abuzimit në Shqipëri

08:16 - 11/11/26
Rrjedhje gazi në një furrë buke në Fier, çifti përfundon në spital në gjendje asfiksie

Rrjedhje gazi në një furrë buke në Fier, çifti përfundon në spital në gjendje asfiksie

08:05 - 11/11/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 11 Nëntor 2026, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:03 - 11/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com