GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Vrasja e dyfishtë në Pejë, si degradoi konflikti mes dy politikanëve

12:14 - 09/09/21
në Botë, KRYESORE
Kohë leximi: 2 min
A A
Vrasja e dyfishtë në Pejë, si degradoi konflikti mes dy politikanëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në Kosovë, ku dy zyrtarë të lartë të Partisë Demokratike të Kosovës, qëlluan me armë zjarri njëri-tjetrin.

Kandidati i PDK-së për kryetar të Pejës, Astrit Ademaj dhe zyrtari i kësaj partie, si dhe ish-kandidati i PDK-së për kryetar të Deçanit, Blerand Kadriaj, kanë mbetur të vdekur pas përplasjes që patën në Pejë. Nga ngjarja mbeti i plagosur edhe vëllai i Astrit Ademajt, Avni Ademaj, i cili sipas mjekut kujdestar në spitalin e Pejës, është jashtë rrezikut për jetën.

Konflkti ndodhi në një lokal në Pejë, ku të dy e kishin lënë të takoheshin në lokalin e Ademajt për të sqaruar një konflikt që nuk kishte lidhje me çështje politike, por me ato familjare. Gjatë sqarimit të konfliktit, të dy politikanët qëlluan drejt njëri-tjetrit me armë zjarri dhe mbetën të vdekur.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi ka konfirmuar se pas patrullimit në vendin e ngjarjes, policia ka gjetur dy pistoleta dhe disa fishekë, të cilat dyshohet se janë përdorur gjatë ngjarjes.

Partia Demokratike e Kosovës, përmes një deklarate tha se janë të tronditur nga lajmi tragjik për vrasjen e dyfishtë në qytetin e Pejës. Për rastin ka reaguar edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti, duke thënë se bashkohen me dhimbjen e familjarëve për këto humbje tragjike.

PDK njoftoi më herët se në shenjë nderimi për dy viktimat është marrë vendimi për pezullimin e aktiviteteve politike gjatë ditës së stome.

“Ndarja e papritur dhe tragjike nga jeta e Astrit Ademajt dhe Blerand Kadrijajt na ka tronditur rëndë të gjithëve. Në shenjë nderimi dhe respekti për ta, Partia Demokratike e Kosovës ka vendosur që sot të pezullojë të gjitha aktivitetet e saj politike anembanë vendit”, thuhet në një deklaratë nga PDK-ja.

Mediat kosovare raportojnë se në vendin e ngjarjes kanë shkuar Kryeprokurori Agim Kurmehaj dhe Prokurorja Valbona Haxhosaj, për të bërë të mundur zbardhjen e detajeve të reja.

Etiketa: KosoveVrasje

Lajme të lidhura

Irani paralajmëron: Çdo sulmi ndaj infrastrukturës së naftës do t’i përgjigjemi me asetet amerikane në rajon
Botë

Irani paralajmëron: Çdo sulmi ndaj infrastrukturës së naftës do t’i përgjigjemi me asetet amerikane në rajon

09:16 - 14/03/26
Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri
Breaking Views

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26
VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!
Botë

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

22:35 - 13/03/26
Para
“Shumë krenar për këtë fanellë”, Broja pas golit kundër Hungarisë: I gjithë ekipi ka luftuar në fushë

FOTO, Broja, pjesë e formacionit më të mirë të javës në kualifikueset ‘Qatar 2022’

TË FUNDIT

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26

Në pikën kufitare të Kapshticës, për shkak të vonesave nga pala greke për procedurat e kalimit, është bërë një radhë...

Lexo më shumë
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Kurti – Kallas: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat për në BE

Kallas mirëpret marrëveshjen për Ligjin mbi të Huajt: Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë

14:19 - 14/03/26
Sherr familjar në Korçë: dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje

Braktis fëmijët dhe arratiset, shpallet në kërkim nëna 40-vjeçare

13:50 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com