GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vrasja e Egli Progës/ Dëshmitë e mbledhura nga prokuroria janë të tipit “S’kam parë gjë”

18:20 - 13/08/24
në Aktualitet, Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Vrasja e Egli Progës/ Dëshmitë e mbledhura nga prokuroria janë të tipit “S’kam parë gjë”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ende enigmatike mbetet arsyeja e vrasjes së 42-vjeçarit Egli Proga në Pogradec, pasi u dhunua nga Denis Meçe. Në dosjen e Prokurorisë janë marrë dëshmitë e personave të ndodhur në vendin e ngjarjes në momentin kur Proga ka rënë në tokë dhe ka ndërruar jetë në vend. Por këto janë të tipit “S’kam parë gjë…s’kam dëgjuar gjë”.

Pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja pranon se ndodhej vetëm pak metra larg dy djemve, por thotë se nuk kishte dëgjuar asgjë dhe kamerat e lokalit të tij çuditërisht nuk ishin në gjendje të regjistronin.

“Nuk kanë bërë asnjë lloj debati apo konflikti midis tyre dhe ka ndejtur shumë pak kohë pasi vetëm gjysmën e birrës ka pirë dhe është ngritur ka shkuar në tualet. Kur doli jashtë kanë thirrur njerëzit me zë të lartë që kërkonin ujë dhe kam dalë me të shpejtë jashtë dhe e pashë atë të shtrirë në tokë, e ngrita për t’i dhënë ndihmë deri sa erdhi ambulanca që e mori. Kamera që kam unë tek lokali e kam kontrolluar dhe nuk regjistronte fare por vetëm sa sheh në moment dhe asgjë më tepër”.

30 metra larg vendit ku ndodhi ngjarja ka qenë edhe kushëriri i Egli Progës, i cili ka deklaruar përpara oficerit të policisë gjyqësore se nuk ka parë as ngjarjen dhe as autorin.

“Unë nuk jam afruar por kam parë nga larg që ka dalë i zoti i lokalit dhe i është afruar personit të rrëzuar në tokë dhe po i jepte ndihmë. Më thanë se personi që ishte rrëzuar në tokë ishte kushëriri im shtetasi Eglantin Proga. U afrova menjëherë dhe persona që ishin atje pranë lajmëruan dhe ambulancën që erdhi për 10 minuta.

Personi me të cilin unë po qëndroja më tha se personi që ishte rrëzuar në tokë ishte kushëriri, Eglantin Proga. Menjëherë jam afruar dhe në atë kohë erdhi dhe policia. Kam kërkuar ndihmë rreth e rrotull për ndonjë person që mund ta merrte në makinë dhe ta çonim në spital… I kërkova një personi me emrin … (i cili rezulton të jetë miku i autorit, dhe ndodhej në travolinë me të), ndihmë që ai me makinën e tij të na çonte në spital, por ai nuk pranoi”, thotë ai.

I pyetur nëse mund ta identifikonte personin që kishte gjuajtur Progën, ai ka deklaruar: Nuk munda dot ta identifiko, sepse në fillim nuk isha i interesuar për këtë konflikt se isha shumë larg dhe nuk e dija për kë bëhej fjalë, se po ta dija do kisha shkuar menjëherë që në fillim dhe nuk kam dëgjuar kur e pashë, as të bërtitura dhe as të shara.”

Vrasja e Egli Progës në Pogradec tronditi opinionin publik, pasi familjarët hedhin akuza për manipulimin e rrethanave të ngjarjes dhe tentativave për të fshehur të vërtetën.

Etiketa: Egli PrKryesore1Vrasja

Lajme të lidhura

Bashkëshortja e Erion Veliajt, Ajola Xoxa mbërrin në SPAK, zbaton masën “Detyrim paraqitje”
Aktualitet

Bashkëshortja e Erion Veliajt, Ajola Xoxa mbërrin në SPAK, zbaton masën “Detyrim paraqitje”

12:15 - 20/06/25
Dy aksidente njëri pas tjetrit në autostradën Tiranë-Durrës, përfshihen 8 makina
Aktualitet

Dy aksidente njëri pas tjetrit në autostradën Tiranë-Durrës, përfshihen 8 makina

11:59 - 20/06/25
Hakerat sulmojnë web-in e Bashkisë së Tiranës? “Homeland Justic” merr përsipër aktin
Aktualitet

Hakerat sulmojnë web-in e Bashkisë së Tiranës? “Homeland Justic” merr përsipër aktin

11:15 - 20/06/25
Para
Del raporti, ura mbi Ibër është e qëndrueshme për qarkullimin e automjeteve

Del raporti, ura mbi Ibër është e qëndrueshme për qarkullimin e automjeteve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bashkëshortja e Erion Veliajt, Ajola Xoxa mbërrin në SPAK, zbaton masën “Detyrim paraqitje”
Aktualitet

Bashkëshortja e Erion Veliajt, Ajola Xoxa mbërrin në SPAK, zbaton masën “Detyrim paraqitje”

12:15 - 20/06/25

Ajola Xoxa mbërrin në Prokurorinë e Posaçme në zbatim të masës së sigurisë “Detyrim paraqitjeje”. Xoxa është në hetim për...

Lexo më shumë
Dy aksidente njëri pas tjetrit në autostradën Tiranë-Durrës, përfshihen 8 makina

Dy aksidente njëri pas tjetrit në autostradën Tiranë-Durrës, përfshihen 8 makina

11:59 - 20/06/25
Hakerat sulmojnë web-in e Bashkisë së Tiranës? “Homeland Justic” merr përsipër aktin

Hakerat sulmojnë web-in e Bashkisë së Tiranës? “Homeland Justic” merr përsipër aktin

11:15 - 20/06/25
Mbollën 8 miniparcela me kanabis në Lekaj të Kavajës, policia i zbuloi me dron

Mbollën 8 miniparcela me kanabis në Lekaj të Kavajës, policia i zbuloi me dron

11:04 - 20/06/25
Lokali i tij u qëllua me 15 fishekë, kush është Mondi Voga, ish-shoferi i Arjan Ndojës

Lokali i tij u qëllua me 15 fishekë, kush është Mondi Voga, ish-shoferi i Arjan Ndojës

10:51 - 20/06/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com