GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vrasja e Elenit/ Si po tentojnë dy të rinjtë që të ulin dënimin

09:39 - 03/05/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Vrasja e Elenit/ Si po tentojnë dy të rinjtë që të ulin dënimin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Hetimet për vrasjen makabre të studentes greke nga një shqiptar dhe shoku i tij vazhdojnë. Sakaq, bëhet me dije se ditën e sotme pritet që dy të dënuarit për përdhunimin dhe vrasjen e studentes greke Eleni  Topaloudi, një 24 vjeçar grek dhe një 23 vjeçar shqiptar, të dalin para trupës gjykuese për të shprehur pendesë dhe për të tentuar që të zbusin dënimin e përjetshëm që kanë marrë. Mediat greke bëjnë me dije se dy të rinjtë përmes avokatit të tyre kanë bërë lëvizje për të lehtësuar vendimin.  Sot i pari që do të dalë para gjykatës dhe do të kërkojë falje, do të jetë 24-vjeçari nga Rodos, i cili pretendon se nuk ka gisht në vrasjen e të resë dhe se krimin makabër e ka bërë shqiptari.

“Unë nuk e përdhunova, nuk e vrava, nuk i bëra asgjë të keqe Elenit”, ka deklaruar ai duke ia kaluar të gjithë përgjegjësinë shqiptarit e duke thënë se ky i fundit e ka goditur me thikë studenten 21-vjeçare dhe e ka hedhur vetë nga shkëmbi në det. 24-vjeçari pohoi se gjithçka nisi kur i bashkakuzuari u inatos me vajzën dhe nisi ta godiste atë “me hekur në kokë”, sepse ajo i buri në pikëpyetje burrërinë.

Ai kapi thikën dhe ia nguli në fyt. E çoi në banjë dhe e goditi në lavaman. Ai i tha ‘do të ta pres qafën’. Më pas e hodhi në vaskë. I hodhi ujë të ftohtë, pasi i hoqi të gjitha rrobat që kishte veshur. E ngriti dhe zbriti vetëm nga shkallët. Unë vazhdova t’i thosha ‘mos e bëj këtë’. I thashë ta çonte në spital, por ai e hodhi nga shkëmbi. Nuk e kam ndihmuar…”, ka deklaruar 24 vjeçar grek.

Nga ana tjetër 23-vjeçari me origjinë shqiptare, në gjykatën e shkallës së parë pretendoi gjatë kërkesës për falje se ai kishte lidhje dashurore me viktimën, ndërsa akuzat për vrasjen e saj ia hodhi 24-vjeçarit. Duke dhënë versionin e tij të ngjarjes, 23-vjeçari tha se gjithçka ndodhi pasi morën vajzën nga shtëpia e saj dhe shkuan në shtëpinë e 24- vjeçarit në “Pefkous”.

“U nisëm për në shtëpinë e Elenit. Parkova dhe i dërgova mesazh se kishim mbërritur. Eleni më pyeti me kë je? I thashë nuk më ke thënë të sjell një shokun tim? Dhe tha në rregull”. Lidhur me ngjarjet e ndodhura brenda shtëpisë së Roditit, 23-vjeçari ka pohuar se shoku i tij është inatosur me vajzën kur ajo i ka bërë një koment duke i fyer burrërinë. Siç e përshkroi ai, i riu grek i tij “më pas filloi ta godiste me shuplakë dhe me shkelma”. Më tej ai ka dëshmuar “Nuk dija kë të përkrahja, të dashurën apo shokun tim. Pastaj u largua dhe u kthye me thikë. Ai filloi ta godiste me thikë dhe e hodhi poshtë me forcë. Ai kapi hekurin pranë saj dhe filloi ta godiste. E shtyva dhe më tha ‘ulu poshtë’. Isha i frikësuar për jetën time. Pastaj ai eci nëpër dhomë. Eleni ishte pa ndjenja. Shkova tek ajo. E çova në banjë. Ajo donte të shikonte fytyrën e saj në pasqyrë dhe unë nuk e lashë. Ai hyri në dush. Mora një çarçaf dhe ia hodha. Zbritëm shkallët dhe Manolisi hapi derën e makinës. Eleni u ul në sediljen e parë”,

Etiketa: detajeelenihetim

Lajme të lidhura

Dosja e AKSHI-t/ Thirret në SPAK vartësja e biznesmenit Ermal Beqiri, regjistroi në emër të saj një jaht luksoz
Aktualitet

Dosja e AKSHI-t/ Thirret në SPAK vartësja e biznesmenit Ermal Beqiri, regjistroi në emër të saj një jaht luksoz

10:51 - 26/02/26
U emërua zv.drejtor i Portit të Durrësit, 24-vjeçari është vëllai i ish-kandidates së PD për deputete!
Aktualitet

U emërua zv.drejtor i Portit të Durrësit, 24-vjeçari është vëllai i ish-kandidates së PD për deputete!

10:37 - 26/02/26
Arben Malaj: Edi Rama, si kryeministri italian Craxi, që iku në Tunizi
Aktualitet

Arben Malaj u bën thirrje socialistëve: Kërkojini publikisht Ramës të japë dorëheqjen

10:09 - 26/02/26
Para
Aksidenti ku humbën jetën nënë e bir, arrestohet shoferi

Aksidenti ku humbën jetën nënë e bir, arrestohet shoferi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dosja e AKSHI-t/ Thirret në SPAK vartësja e biznesmenit Ermal Beqiri, regjistroi në emër të saj një jaht luksoz
Aktualitet

Dosja e AKSHI-t/ Thirret në SPAK vartësja e biznesmenit Ermal Beqiri, regjistroi në emër të saj një jaht luksoz

10:51 - 26/02/26

Këtë të enjte, Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka thirrur për deklarime Xhenila Tamizin, e...

Lexo më shumë
U emërua zv.drejtor i Portit të Durrësit, 24-vjeçari është vëllai i ish-kandidates së PD për deputete!

U emërua zv.drejtor i Portit të Durrësit, 24-vjeçari është vëllai i ish-kandidates së PD për deputete!

10:37 - 26/02/26
Arben Malaj: Edi Rama, si kryeministri italian Craxi, që iku në Tunizi

Arben Malaj u bën thirrje socialistëve: Kërkojini publikisht Ramës të japë dorëheqjen

10:09 - 26/02/26
Sekuestrohet hoteli luksoz në Korçë dhe miliona lekë pasuri

Shantazhoi një grek se do t’i publikonte video intime dhe i mori 4000 euro, arrestohet korçari (Emri)

09:58 - 26/02/26
I arrestuar për trafik droge, SPAK sekuestron apartamentin e ish-anëtarit të LVV (Emri)

I arrestuar për trafik droge, SPAK sekuestron apartamentin e ish-anëtarit të LVV (Emri)

09:44 - 26/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com