GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vrasja e Endri Mustafës/ 12 vite burg për 15-vjeçarin, minoreni: Më rrahën në Polici

18:32 - 09/04/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Vrasja e Endri Mustafës/ 12 vite burg për 15-vjeçarin, minoreni: Më rrahën në Polici
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prokuroria e Shkodrës ka kërkuar 12 vite burg ndaj 15-vjeçarit Ergys M pasi hoqi dorë së bashku me familjarët e tij nga statusi i bashkëpunëtorit të drejtësisë. Minoreni akuzohet për “Vrasje me paramendim” kryer në bashkëpunim ndaj Endri Mustafës. Vetëm dy muaj pasi 15-vjeçari, Ergys.M dhe familjarët e tij, hoqën dorë nga statusi i bashkëpunëtorit të drejtësisë dhe dolën nga programi i ruajtjes nga shteti, prokuroria e Shkodrës ka kërkuar dënimin e të miturit me 12 vite burgim për akuzën e “Vrasjes me paramendim” kryer në bashkëpunim ndaj Endri Mustafës.

Kjo masë dënimi është kërkuar nga prokurori Gëzim Spahiu, i cili duke parë rrethanat e moshës se të pandehurit dhe ligjit procedurial për të miturit, në këtë rast nuk mund të kërkonte më tepër se 12 vite burgim. 15-vjeçari akuzohet vetëm për nxjerrjen në pritë tek disa persona të tjerë të paidentifikuar, që më pas kanë bërë vrasjen e Endri Mustafës, ngjarje kjo e ndodhur në mesnatën e 14 Majit 2021. Pas arrestimit, fillimisht Ergys.M., u ka treguar policisë së Shkodrës se ka qenë së bashku me Endri Mustafën, duke ecur në zonën e Livadhes.

“…papritur na ka dalë para Ibrahim Lici, dhe e ka qëlluar disa herë me pistoletë. Endri u shtri, në tokë duke i thënë “…aman mos më vrit pas Zotin, se kam fëmijë…”. Ai e ka qëlluar përsëri edhe në fytyrë, duke i thënë: “…qofsh i xhenetit…”. Pas kësaj, Ibrahim Lici është larguar me motor nga vendi i ngjarjes…”, ka treguar Ergys.M.

Por kjo dëshmi është kundërshtuar nga vetë i mituri i pandehur, 1 muaj pasi ai ishte arrestuar. Në këtë material gjyqësor , i mituri i tregon Gjykatës së Shkodrës se ai ishte dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht, për të pohuar thënie të tilla, me qëllim rëndimin e pozicionit të Ibrahim Licit dhe në këmbim të kësaj lirimin e menjëhershëm të tij nga burgu.

“…prokurori, bashkë me oficerin Luanin më kanë rrahur, më kanë rra me shkop gome në thundrat e kambës, më kanë rra shpulla e më kanë kap prej fyti. Oficeri i policisë më tha në sy të babës, firmos njëherë që mos rëndohet dhe masanaj të dali. Edhe prokurori më ka thënë firmos këto letra. Ndërsa psikolog gjatë marrjes në pyetje, nuk kam pasur dhe as avokat. Kam kërkuar avokatin tim, por jo më thanë se ta sjellim ne avokatin. Kam firmosur këto letra dhe më kanë çuar në burgun e Kavajës. Unë s’kam lidhje me ngjarjen dhe dua të dal prej mbrojtjes. Unë s’kam lidhje as me ngjarjen. Unë atij djali vetëm një qengj i kam shitur. Më ka dhënë 40 mijë lekë dhe të tjerat më tha hajde merri më vonë. Kam shkuar më vonë, kam marrë lekët dhe kam ik në shtëpinë teme…”-ka deklaruar në gjykatë Ergys.M.

Endri Mustafa, person me precedentë penalë rezultonte i zhdukur prej tre ditëve, u gjend në 17 maj 2021 i vrarë me 6 plumba në periferi të Shkodrës. Ai ishte qëlluar një herë në gojë, ndërsa kishte edhe dy plumba të tjerë në kokë dhe tre në gjoks. Të gjitha goditjet ndaj viktimës janë kryer nga afër. Trupi i të riut u gjet i hedhur në zonën e Livadheve në Lagjen “Guerrile” pranë brigjeve të liqenit, ndërsa shumë pranë viktimës policia sekuestroi dhe një pistoletë.

Etiketa: 12 vite burg15 vjecarime rrahen ne policiProkuroriavrasja e endrit mustafa

Lajme të lidhura

Shuplakë djalit 10-vjeçar, policia procedon nënën në Shijak
Aktualitet

Shuplakë djalit 10-vjeçar, policia procedon nënën në Shijak

10:37 - 11/03/26
Vjedhja në adoleshencë i kushtoi karrierën si prokuror në Shqipëri! Ja si vendosi Gjykata e Strasburgut
Aktualitet

Vjedhja në adoleshencë i kushtoi karrierën si prokuror në Shqipëri! Ja si vendosi Gjykata e Strasburgut

09:22 - 11/03/26
Paralajmërimi i SHBA: Shqipëria mund të jetë në shënjestër të Iranit për shkak të MEK-ut
Aktualitet

Paralajmërimi i SHBA: Shqipëria mund të jetë në shënjestër të Iranit për shkak të MEK-ut

08:25 - 11/03/26
Para
Tragjedia në Kosovë, Meta: i tronditur nga ky akt kriminal

Dështimet e qeverisë për rritjen e çmimeve, Meta: Nuk është fajtor presidenti pse nuk rriten pagat

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama me tuta në Kryesinë e PS, përfundon takimi në selinë e partisë
Breaking Views

Rama me tuta në Kryesinë e PS, përfundon takimi në selinë e partisë

10:50 - 11/03/26

Përfundon mbledhja e Kryesisë në selinë e PS të thirrur nga kryeministri Edi Rama. Kryeministri Edi Rama ka mbledhur këtë...

Lexo më shumë
Shuplakë djalit 10-vjeçar, policia procedon nënën në Shijak

Shuplakë djalit 10-vjeçar, policia procedon nënën në Shijak

10:37 - 11/03/26
Porti i ri në Porto Romano/ E pretendonte kompania ruse, anulohet tenderi 400 mln euro

Porti i ri në Porto Romano/ E pretendonte kompania ruse, anulohet tenderi 400 mln euro

10:17 - 11/03/26
PS në mbledhje kryesie, Rama fokus te përgatitjet për zgjedhjet

PS në mbledhje kryesie, Rama fokus te përgatitjet për zgjedhjet

10:05 - 11/03/26
Ahmetaj ironizon Ramën nga arratia: Në një fjalim përdori dy standarde

Ahmetaj ironizon Ramën nga arratia: Në një fjalim përdori dy standarde

09:45 - 11/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com