GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vrasja e Everest Cakës, reagon i revoltuar Mirjan Asllani: Po më shkatërrojnë jetën dhe familjen

13:12 - 25/05/21
në Aktualitet
Kohë leximi: 5 min
A A
Vrasja e Everest Cakës, reagon i revoltuar Mirjan Asllani: Po më shkatërrojnë jetën dhe familjen
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mirjan Dedja Asllani, i shoqëruar disa herë në polici për të dëshmuar në lidhje me vrasjen e Everest Cakës në Elbasan, i bën thirrje policisë të zbardhë ngjarjen, pasi duke e akuzuar padrejtësisht sikurse pretendon, po i shkatërrohet jeta atij dhe te familjes, dhe po futet në konflikt me familjen e viktimës.

Ai pranon se kishte miqësi me viktimën, porse nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen. Mirjan Dedja shprehet se do të largohet nga Shqipëria, pasi këtu nuk gjen drejtësi. Mes të tjerash, ai rrëfen edhe detaje mbi ekzekutimin në Molembek të Belgjikës të Arjan Spahiut, djali i tezes së Everest Cakës.

Intervista e plotë:

Mirjan a keni patur ju njohje me shtetasin Everest Caka?

Po. Kam pasur njohje. Njohje shumë të gjatë. Kam jetuar me vëllain e Everestit, Noçen, në Spanjë, në Tarragona. Pasi e kanë vrarë Noçen në Spanjë,  atëherë kam bërë letrat spanjolle dhe jam kthyer në Shqipëri.

Kohët e fundit a ishit takuar me Everestin, si në Spanjë apo edhe në Shqipëri?

Jo, unë jam takuar para 2 vitesh me Everestin ne Spille.

Në Spanjë kishit kontakte me të?

Jo s’kam patur kontakte fare me Everestin. Vetëm jemi përshëndetur, sa herë që jemi takuar në Elbasan.

Ditët përpara se të vritej keni kontaktuar me të?

Jo.

Mbrëmjen që u ekzekutua ku keni qenë?

Kam qenë në Tiranë gjithë kohën. Ne orën 8 pa 20 kam qenë në shtëpi. Në 22:00 të mbrëmjes erdhi i plotëfuqishmi i lagjes më ka thirrur, duhet të vish patjetër në komisariat për një sqarim. Sipas procedurave të policisë shkova në Komisariat dhe më mbajten 32 apo 33 orë.

Më pas ju liruan?

Nuk më liruan.

Çfarë ndodhi?

Më vunë prangat dhe aty më kapi paniku dhe mesa munda ika nga komisariati.

Nga cili ambjent?

Nga dhomat ku merren në pyetje, ku bëhen padira.

Ju kanë thirrur sërish?

Po shkova prapë, pas 2 ditësh qëndrova një orë. Pas 2 ditësh të tjera më thirrën prapë dhe më mbajtën prapë 9 orë. Pas 9 orësh me liruan dhe s’më kanë thirrur më.

Çfarë kërkonin hetuesit të dinin prej jush?

Më pyesnin për itinerarin, ku ke qenë. Ua tregova me detaje. Unë kam dhe telefononin dhe ky nuk gënjen. I lutem prokurorisë të marrë vendndodhjen e telefonit tim, ku kam qenë, ku kam folur dhe me kë kam folur.  Dua të jem i pastër në këtë ngjarje. E kam shok Everestin dhe më vjen keq dhe për familjarët e Everestit për cfarë ju ka ndodhur. Dua vetëm të vërtetën. Ta zbardhin ngjarjen. Prokuroria, policia e shtetit ta zbardhë ngjarjen një orë e më parë dhe unë të jem i qetë, të mos kem asnjë barrë në kurrizin tim. S’dua që opinioni të mendojë asgjë të keqe për mua, unë i kam të gjithë shok e miq ne Elbasan, i kam shokë e miq të gjithë.

I trembeni një hakmarrje të mundshme nga familja Caka?

Nuk i trembem askujt. Sepse jam i pafajshëm për këtë ngjarje. Dhe i kam miq dhe nuk di cfarë të shpreh më tjetër. Cdo gjë që bëhet ne Elbasan vetëm mua më thërrasin në polici.  Vetëm për këtë dua të shfajësohem. Dua të më lërë rehat policia e Elbasanit, asgjë tjetër s’po kërkoj. Për cdo ngjarje që ndodh në Elbasan vetëm familjen Deda marrin, mua të parin.

Ju keni qenë i dyshuar për ndonjë vepër penale?

Kam qenë i dyshuar, i kam paguar ato që kam kryer dhe kaq.

Për cfarë?

Për plagosje dhe armëmbajte.

Ju keni dyshime se duke u përfolur emri juaj në media dhe duke iu thirrur policia si person që mund të keni dijeni ata mund të ngrejnë gishtin akuzës apo të kenë dyshime tek ju si ndaj jush?

S’besoj të jenë akuza ndaj meje. Ato i dinë shumë mirë nga i vijnë problemet e tyre. Për mua ata s’kanë asnjë akuzë. Por thjesht doja të bëja që të shfajësojavetëm time dhe gfamiljarët e mi, që të rrinin të qetë familjaerët e mi, babai im 83 vjec dhe motrat e mia.

Ju mohoni katogorikisht të keni lidhje me këtë ngjarje?

Nuk kam asnjë lidhje, me asnjë ngjarje që ka ndodhur në Elbasan.

Mirjan ju do të vijoni të qëndroni në Shqipëri apo do të largoheni?

Do të largohem një orë e më parë.

Përse?

Sepse këtu s’ka drejtësi. Jam bërë si tabelë qitje në Elbasan dhe më marrin në komisariat. Në Elbasan vetëm me akuzojnë me marrin në polici.

Me çfarë merreni në Spanjë?

Me punë të ndryshme. Shef kuzhine..ndihmës shef kuzhine./ News 24

Etiketa: Everest CakaMirjan Asllani

Lajme të lidhura

Helmimi nga salmonela në kopshtin në Gramsh, drejtoresha e Spitalit: Tre fëmijë u paraqiten për mjekim
Aktualitet

Helmimi nga salmonela në kopshtin në Gramsh, drejtoresha e Spitalit: Tre fëmijë u paraqiten për mjekim

18:00 - 24/05/25
63-vjeçari ndërroi jetë pas ndërhyrjes, klinika Dental Helth: Kishte disa sëmundje shoqëruese, nuk i deklaroi
Aktualitet

63-vjeçari ndërroi jetë pas ndërhyrjes, klinika Dental Helth: Kishte disa sëmundje shoqëruese, nuk i deklaroi

15:28 - 24/05/25
Hetim i ri në Bashkinë e Tiranës/ Kontrolle në zyrat e dy drejtorëve, sekuestrohen 5 celularë e dokumente
Aktualitet

Hetim i ri në Bashkinë e Tiranës/ Kontrolle në zyrat e dy drejtorëve, sekuestrohen 5 celularë e dokumente

14:11 - 24/05/25
Para
Sherr te Kukësi, rrogat bëhen shkak për grushte mes djalit të presidentit dhe kapitenit Limaj

Sherr te Kukësi, rrogat bëhen shkak për grushte mes djalit të presidentit dhe kapitenit Limaj

TË FUNDIT

Real Madrid e mbyll sezonin me fitore, por nuk mungojnë lotët në “Santiago Bernabeu”. Modriç jep lamtumirën
Sport

Real Madrid e mbyll sezonin me fitore, por nuk mungojnë lotët në “Santiago Bernabeu”. Modriç jep lamtumirën

18:41 - 24/05/25

Real Madrid e mbyll sezonin në La Liga me fitore, 1-0 përballë Real Sociedad, në një ndeshje me shumë emocione....

Lexo më shumë
VIDEO/ Supergol nga distanca për Qazim Laçin, mesfushori kuqezi mban skuadrën në garën për Europën

VIDEO/ Supergol nga distanca për Qazim Laçin, mesfushori kuqezi mban skuadrën në garën për Europën

18:29 - 24/05/25
“Çmenduri” në “Wembley”! Sunderland bën përmbysjen e madhe, fiton finale më të shtrenjtë në histori dhe ngjitet në PL

“Çmenduri” në “Wembley”! Sunderland bën përmbysjen e madhe, fiton finale më të shtrenjtë në histori dhe ngjitet në PL

18:19 - 24/05/25
Helmimi nga salmonela në kopshtin në Gramsh, drejtoresha e Spitalit: Tre fëmijë u paraqiten për mjekim

Helmimi nga salmonela në kopshtin në Gramsh, drejtoresha e Spitalit: Tre fëmijë u paraqiten për mjekim

18:00 - 24/05/25
Denoncimi i bizneseve pezullon tenderin 9,1 MLN euro të Eni Vasilit për dekoderat e RTSH-së

Denoncimi i bizneseve pezullon tenderin 9,1 MLN euro të Eni Vasilit për dekoderat e RTSH-së

17:46 - 24/05/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com