GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vrasja e Fation Bicit në Gramsh, Eksperti: Krim i paralajmëruar, rinia në garë me promovimin e antivlerave

në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Vrasja e Fation Bicit në Gramsh, Eksperti: Krim i paralajmëruar, rinia në garë me promovimin e antivlerave
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vrasja tronditëse e 15 vjeçarit në Gramsh nuk është këmbana e parë e alarmit për dhunën në shkolla. Ajo përbën ngjarjen e fundit të rëndë në një seri krimesh të raportuara.

“Ky ishte një krim i paralajmëruar. Mos thotë njeri që nuk e dinim. Një vajzë është qëlluar në Vlorë me plumb në kokë, dhe ka shpëtuar është qëlluar brenda ambienteve, dhe doli dhe tha jo nuk ka ndodhur, pyetja ime është nëse fëmija tim bën një krim unë shkoj në polici dhe them ky e bëri jashtë shtëpisë? U rrahën femrat me skenar te kongresi i manasatirit. Po atë ditë në ksamil rriheshin me dërrasa me shkop basebolli. Po atë ditën e gramshit u plagosën në kamëz”, u shpreh eksperti i arsimit Ndriçim Mehmeti.

Së fundi, një tjetër ngjarje e rëndë tronditi opinionin por nuk tërhqi të njëjtën vëmendje si ngjarja e Gramshit pasi fatmirësisht nuk pati viktima por vetëm të plagosur. Dy nxënës të shkollës 9 vjeçare Jashar Hoxha në Paskuqan janë përfshirë në një konflikt në pushimin mes orëve. Njëri prej tyre ka mbetur i plagosur me thikë por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. Konflikti mes nxënësve ka nisur si pasojë e mesazheve të shkëmbyera në rrjetet sociale.

Prindërit i dërgojnë fëmijët e tyre në shkollë duke supozuar se janë të sigurt brenda oborrit të institucionit të dijes. Në fakt realiteti është krejt tjetër. Nxënës të ndryshëm shkojnë në shkolla të pajisur me doreza hekuri, thika etj. Duket sikur rinia sot është në garë për promovimin e forcës dhe të dhunës në mënyrën më të shëmtuar të mundshme.

“Duke marrë parasysh sfidat e adoleshencës, një ndër to është edhe zhvillimi i inteligjencës emocionale, që adoleshentët tanë e kanë pak problem. Nëse ne do arrijmë të njohim gjendjen tonë emocionale ne do të dimë të reagojmë, nëse ne nuk dimë të shprehim si ndihemi patjetër që kemi shpërthime emocionale që përkthehen edhe në dhunë”, tha për Inside Story psikologia Eisa Aliaj.

“Përtej rastit ne duhet të shikojmë çfarë ka shoqëria shqiptare që tek fëmijët dhe adoleshentët po përhapet një infeksion I panjohur më parë, krimi minor, vrasja, të dhunshëm, bullistë, që janë bërë të pamëshirshëm ndaj njëri-tjetrit”, u shpreh sociologu, Gëzim Tushe.

Fati tragjik i Fatjonit nga Gramshi në fakt është ngjarje që përsëritet. 17 vjeçari Krenar Bardulla nga Peshkopia studionte në shkollën “Nazim Rushiti”. Në vitin 2011, ai ishte në vitin e dytë. Pas një sherri që nisi që në orët e para të mëngjesit me një shokun e tij të klasës, pushimi i drekës do të ishte fatal për të. Nxënësi me inicialet E.R ka nxjerrë thikën dhe ka goditur disa herë pas shpine. Këto goditje do të ishin fatale për Krenarin që u nda tragjikisht nga jeta.

“Mësuesi nuk merret më me edukimin sepse nuk ja ka dhënë Ministria e Arsimit këtë mundësi, ministria e ka bërë sekretar, pra të grumbullojë sa më shumë shkresa, të shkruajë por jo të merret me edukimin dhe së fundmi ne na ka humbur një gjë shumë e madhe që se kuptojmë, edukimi. Unë studentëve të mi u them kemi vetëm dy detyra shumë të rëndësishme, ta bëni qytetar dhe të zbuloni çfarë aftësish mund të ketë ky fëmijë”, tha Ndrçim Mehmeti.

Etiketa: 13 vjecariVrasja

Lajme të lidhura

Berisha në Berlin: Mbështetje e fortë për PD-në, denoncova diktaturën autokratike të Ramës
Aktualitet

Berisha në Berlin: Mbështetje e fortë për PD-në, denoncova diktaturën autokratike të Ramës

11:58 - 27/06/26
E rëndë në Librazhd! Rrufetë asgjësojnë tufën e dhive, shpëton për mrekulli bariu i moshuar
Aktualitet

U godit nga rrufeja në mal, ndërron jetë 68-vjeçari në Përmet

11:48 - 27/06/26
Zbulohen dy parcela me kanabis në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe procedohet kryeplaku (Emrat)
Aktualitet

Zbulohen dy parcela me kanabis në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe procedohet kryeplaku (Emrat)

10:42 - 27/06/26
Para
Komandanti i KFOR-it: Po të mos ndërhynim në veri, tani do të mbanim zi për të vdekurit

Komandanti i KFOR-it: Po të mos ndërhynim në veri, tani do të mbanim zi për të vdekurit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Si i mposhtën influencerat “investitorët strategjikë” me një telefon në dorë
OP-ED

Si i mposhtën influencerat “investitorët strategjikë” me një telefon në dorë

12:18 - 27/06/26

Nga Andi Bushati   Edi Rama ka dekretuar me qëndrimet e fundit viktimën e parë të madhe të revolucionit të...

Lexo më shumë
Berisha në Berlin: Mbështetje e fortë për PD-në, denoncova diktaturën autokratike të Ramës

Berisha në Berlin: Mbështetje e fortë për PD-në, denoncova diktaturën autokratike të Ramës

11:58 - 27/06/26
E rëndë në Librazhd! Rrufetë asgjësojnë tufën e dhive, shpëton për mrekulli bariu i moshuar

U godit nga rrufeja në mal, ndërron jetë 68-vjeçari në Përmet

11:48 - 27/06/26
Anglia do kryesimin e grupit, Kroacia bën “llogaritë” me Ganën surprizuese!

Anglia do kryesimin e grupit, Kroacia bën “llogaritë” me Ganën surprizuese!

11:31 - 27/06/26
Përcaktohen nëntë çiftet e para të fazës së 1/16-ve, nuk mungojnë edhe duelet e mëdha

Përcaktohen nëntë çiftet e para të fazës së 1/16-ve, nuk mungojnë edhe duelet e mëdha

11:18 - 27/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetcasibomUltrabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetUltrabetcasibom girişjojobet girişcasibomgrandpashabet girişJojobetİmajbetgrandpashabet girişgrandpashabetcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetholiganbet