GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Vrasja e Faton Hajrizit/ Vuçiç ngre “dyshime, Bislimi: Ai ishte kriminel për ne

23:02 - 19/07/24
në Breaking Views, Kosovë & Rajon, Lajme, Të fundit, Të Gjitha, Uncategorized
Kohë leximi: 3 min
A A
Vrasja e Faton Hajrizit/ Vuçiç ngre “dyshime, Bislimi: Ai ishte kriminel për ne
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sonte ishte i ftuar në një kanal televiziv në Serbi ku foli edhe për likudimin e shqiptarit të Kosovës, Faton Hajrizit, për të cilin presidenti serb thotë se autoritetet tona e kanë kryer punën e tyre.

“Është njoftuar shefi i policisë, shefi i BIA-s në Loznicë. SAJ ka reaguar konform ligjit. E rëndësishme është që hetimi do të tregojë të gjitha motivet, ka shumë gjëra të çuditshme në gjithë historinë. Kemi një person tjetër me kombësi serbe nga një shtet tjetër i rajonit. Dhe kjo është e çuditshme, si leja e qëndrimit në Gjermani . Shumë gjëra janë në pikëpyetje, organet kompetente do të bëjnë pjesën e tyre”,  tha presidenti serb.

Ai tregon se Hajrizi ishte nën ndikimin e agjencive të ndryshme.

Ai vrau një ushtar rus në vitin 2000 dhe është një histori e çuditshme ku ai reklamon në rrjete dhe kritikon përfaqësuesit e qeverisë në rrjete. Autoritetet nga Prishtina. Kush do ta bënte këtë, gjithçka është shumë e çuditshme – tha Vuçiq.
Ai nuk ishte dikush që kërkonte shpëtim, thekson Vuçiç, duke shtuar se Hajrizi iku në Gjermani.

Zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, ka thënë se i kushtojnë zero rëndësi propagandës që po mundohet ta bëjë ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq, me rastin e Faton Hajrizit, i cili dyshohet për vrasjen e një polici dhe plagosjen e një tjetri në Lloznicë të enjten.

Bislimi ka thënë se vendet mike e dinë qartë se çfarë narrative po do të ndërtojë Serbia.

“Ne i kushtojmë zero rëndësi propagandës së Daçiqit. Vendet anëtare, vendet mike  e kanë të qartë dhe e dinë shumë mirë se cila është narrativa që po don me kriju Serbia: ‘Ne kemi kriminelë, ne jemi strehë e kriminelëve por edhe Kosova nuk është më mirë’. Ata po mendojnë që e pastrojnë vetën duke e njollosur Kosovën”, ka thënë Bislimi, në “60 Minuta” të KTV-së.

Zëvendëskryeministri u shpreh se Faton Hajrizi për Kosovën është një person i dënuar për vepra penale.

Sipas tij, Kosova e konsideron kriminel Hajrizi, ndërsa Serbia e sheh hero Milan Radoiçiqin, organizatorin e sulmit të 24 shtatorit në Banjskë, ku u vra polici Afrim Bunjaku.

Bislimi ka thënë se Serbia po mundohet të manipulojë me vetëm një pasaportë të gjetur.

“Ne nuk kemi konstatime. I gjithë konstatimi, e gjithë storja me të cilën po manipulojnë tani më shumë se 24 orë është një pasaportë e gjetur. Dhe mbi një pasaportë është ndërtu një roman. Që kjo pasaportë i takon një personi, ai ka ikë nga burgu. Pjesa tjetër përtej pasaportës është produkt i makinerisë propaganduese të Beogradit me në krye Ivica Daciqin. Mendoj se duhet të shihet si e tillë. Për Kosovën, personi që ka ikë është person i dënuar për vepra penale, është kriminel dhe vendin e ka prapa grilave. Në sytë e Kosovës ai është kriminel dhe në narrativen kosovare krimineli e ka vendin në burg. Por ajo që mendoj që nuk po diskutohet dhe do të duhej të diskutohej përtej propagandës që po e shpërfaqë Serbia është fakti që kur ky person ka dalë nga burgu, ka ikë nga burgu dhe ka trajtuar opsionet për ikje në një vend të sigurt dhe mos harroni ai ka thënë jam në një vend aq të sigurt sa nuk mund të më gjeni kurrë. Ai ka pas opsionin e ikjes drejt Shqipërisë.

“Ne me Shqipërinë kemi kalimin e integruar të kufirit që është kalim i lehtësuar i kufirit, kemi shumë zona ku kalimi bëhet i lehtë dhe nuk kemi asnjë bazë ushtarake. Në anën tjetër e kemi Serbinë, vend armik që i ka 48 baza dhe është kufiri të cilin Serbia e ruan më së miri nga të gjithë kufijtë e vet. Kufiri mes Kosovës dhe Serbisë ruhet më mirë sesa kufijtë e Ukrainës me Rusinë ose tjerë dhe tash cila është logjika që një person i cili po ikë nga burgu po kërkon dalje të sigurt nga Kosova e zgjedh kufirin më të rrezikshëm si më të sigurtin për të”, tha Bislimi.

Ai tha se “kjo tregon se Serbia e meriton atributin e një vendi të sigurt për kriminelë për arsye se e ka marrë emrin e një strehe të kriminelëve, por kjo është me rëndësi që duhet të diskutohet. Aty përfundon storja pastaj për neve. Ai nuk përfaqëson Qeverinë e Kosovës, nuk ka pas as promovim, as sponsorizim siç për shembull ka pas Radoiçiqi, as trajnim të ushtrisë në Kosovë siç kanë pas trupat e Radoiçiqit, as armatim të kompanive tona të armëve sepse nuk i kemi. Ky është dallimi mes Kosovës dhe Serbisë. Ai në Kosovë trajtohet si kriminel, Radoiçiqi në Serbi trajtohet si hero i luftës. A ka mundësi që në këtë narrativë me i pa edhe deklaratat e Daçiqit”.

gijotina.com/

Etiketa: Faton HajriziKosova

Lajme të lidhura

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin
Breaking Views

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
Aktualitet

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar
Breaking Views

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25
Para
Gjendet pa jetë turisti amerikan, ndodhej në Pogradec për pushime

Gjendet pa jetë turisti amerikan, ndodhej në Pogradec për pushime

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin
Breaking Views

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

Vëmendja më e madhe është e përqëndruar në Washington, aty ku po hidhet shorti i Botërorit. Nga 48 skuadra pjesëmarrëse,...

Lexo më shumë
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

18:42 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com