GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vrasja e Gentian Bejtjas, Prokuroria e Tiranës kërkon 23 vite burg për një prej autorëve

në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Vrasja e Gentian Bejtjas, Prokuroria e Tiranës kërkon 23 vite burg për një prej autorëve

Ilir Beqaraj dhe Gentian Bejtja

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 23 vite burg për një prej autorëve të dyshuar për ekzekutimin e ish-policit Gentian Bejatja më 15 mars 2024. Organi i akuzës kërkon shpalljen fajtor të Ilir Beqarjat për 3 vepra penale, ‘Vrasje me paramendim” ‘Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Falsifikimi apo përdorimi i letërnjoftimeve, pasaportave apo i vizave të falsifikuara”. Beqarja ka pasur rolin e ndihmësit në atentatin ndaj Bejtjas në banesën e tij.

Nga hetimet e nisura që prej vitit 2024, organi i akuzës ka konkluduar se Beqarja ka vëzhguar disa herë banesën e Bejtjas, deri ditën kur autorët e dyshuar, njëri prej tyre edhe Flodian Plaku, qëlluan me breshëri plumbash më drejtim të tij 1 vit e gjysmë më parë. Prokuroria e Tiranës thotë se këtë fakt e ka vërtetuar edhe përmes lëvizjeve që tregohen nga GPS-si i makinës me të cilën ka lëvizur ai, mjet të cilin e ka marrë me qira.

Prova të tjera që kanë zbuluar Beqarjan dhe Flodian Plakun, i njohur ndryshe edhe si Pole Qorri, kanë qenë profilet e ADN-së të gjetura në mjetin që kanë përdorur për tu larguar nga vendi i ngjarjes.

Njëri prej ekzekutorëve, Plaku u arrestua më datë 3 gusht 2025 në Orikum. Krimi dyshohet se ndodhi me motive hakmarrjeje, si pasojë e luftës së për hakmarrje dhe rivalitet mes grupeve kriminale të Fushë-Krujës, Ervis Martinajt, Indrit Dokles dhe Durim Bamit.

“Nga provat e administruara rezulton se i pandehuri I.B në kohë të ndryshme përpara kësaj ngjarje me mjetin e tij ka qenë në afërsi të vendit ku ndodhet banesa e shtetasit G.B, kjo gjë provohet nga kqyrja e GPS të automjetit të cilin e ka të marrë me qera. Nga akti i ekspertimit biologjik të AND-së, është konluduar se: automjeti i markës Volksagen Golf me ngjyre të zezë, në pronësi të shtetasit E.H (arrestuar në datë 19.03.2024), që është përdorur nga autorët për t’u larguar menjeherë pas djegies së automjeti markës “Land Rover”, në fshatin Hasan, Fushë Krujë, dhe në të është përftuar profil gjenetik i shtetasëve I.B, alias I.B, alias I.M (arrestuar ne datë 19.03.2024) dhe F.P, alias F.Si, alis F,M, të cilët dyshohen se kanë pasur rol në ekzekutimin/vrasjen e shtetasit G.B, me datë 15.03.2024, në fshatin  Larush, Fushë Krujë.  

Pas kryerjes së veprime hetimore është urdhëruar rregjistrimi i emrave të  personave nën hetim në lidhje me procedimin penal nr 1944 të vitit 2024, ku për shtetasin I.B më datë 28.02.2025 është bërë veçimi i procedimit penal nr.1944/2 e vitit 2024 i cili referuar provave të grumbulluara gjatë hetimit të këtij procedimi penal, mekanizmi i ngjarjes është i atillë në të cilin i pandehuri I.B rezulton se ka bashkëpunuar me personat e tjerë duke luajtur rolin e ndihmësit dhe këtë vepër penale e ka kryer në bashkëpunim“, njoftoi Prokuroria e Tiranës.

Mbi Bejtjan në 15 mars 2024 u qëlluan 50 plumba, 30 prej tyre fatal, që e prekën në fytyrë e trup duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Dyshohet se Bejtja kishte dijeni për shumë krime të tjera të 10 viteve të fundit. Ishte i dyshuar si i përfshirë në disa atentate, si personi që ka nxjerrë në pritë viktimat, informator apo ndihmës i ekzekutorëve. 42-vjeçari vetë para se të vritej u kishte shpëtuar disa atentateve.

Më 4 Korrik 2023, jashtë ambienteve të shtëpisë iu vra kunati Ramazan Sino, 29 vjeç, u plagos Bejtja si dhe dy djemtë e tij, 10 dhe 13 vjeç. Dyshimet e para ranë mbi Vlater Bamin, por pas 6 muajësh ai doli i lirë për shkak të skadimit të afateve hetimore. Më 9 Janar 2022, Gentian Bejtja u qellua me armë në afërsi të Niklës, por u plagos shoku 31-vjeçar Klodian Stafuka.

Etiketa: Gentian BejtjaIlir BeqarjaProkuroria e Tiranes

Lajme të lidhura

Humb jetën një person në rrugën Fushë Krujë-Laç nga përplasja e makinës me motorin
Aktualitet

Humb jetën një person në rrugën Fushë Krujë-Laç nga përplasja e makinës me motorin

15:00 - 21/06/26
Durrës/ Mbytet në det një fëmijë nga Tirana
Aktualitet

Durrës/ Mbytet në det një fëmijë nga Tirana

13:20 - 21/06/26
Përplasi makinën e policisë gjatë ndjekjes në Ksamil, i kërkuari ishte “Vis Korçari”
Aktualitet

Përplasi makinën e policisë gjatë ndjekjes në Ksamil, i kërkuari ishte “Vis Korçari”

12:10 - 21/06/26
Para
Vetëvrasja e 41-vjeçares në Durrës, Avokati i Popullit: Alarm i fortë…

Gara për Avokatin e Popullit, Komisioni i Ligjeve jep 'OK' për 26 kandidatët

Discussion about this post

TË FUNDIT

Spiropali: PS të gjejë forcën të vetpastrohet, pa smërçe e pehlivanllëqe
Breaking Views

Spiropali: PS të gjejë forcën të vetpastrohet, pa smërçe e pehlivanllëqe

17:44 - 21/06/26

Deputetja e PS, Elisa Spiropali, ka reaguar me anë të një statusi në Facebook, duke shkruar se Shqipëria do e...

Lexo më shumë
Formacionet Zyrtare/ Spanjollët kërkojnë fitoren e parë, si rreshtohen ekipet në Spanjë-Arabi Saudite

Formacionet Zyrtare/ Spanjollët kërkojnë fitoren e parë, si rreshtohen ekipet në Spanjë-Arabi Saudite

17:33 - 21/06/26
Qëndruan deri në orët e para të mëngjesit para Kryeministrisë, policia procedon 9 protestues

Qëndruan deri në orët e para të mëngjesit para Kryeministrisë, policia procedon 9 protestues

16:41 - 21/06/26
“Sponsorët e protestës, para për t’i bërë dëm vendit”/ Rama: Le të paguajnë naftë e qeleshe deri në maj 2029

“Sponsorët e protestës, para për t’i bërë dëm vendit”/ Rama: Le të paguajnë naftë e qeleshe deri në maj 2029

16:33 - 21/06/26
Tenderi i pastrimit të plazheve që mori më qafë Arlinda Pogajn dhe Luan Kaprin/ Kush është peshku i madh që hëngri drejtoreshën e OBP dhe biznesmenin

Tenderi i pastrimit të plazheve që mori më qafë Arlinda Pogajn dhe Luan Kaprin/ Kush është peshku i madh që hëngri drejtoreshën e OBP dhe biznesmenin

15:54 - 21/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetpadişahbetbetcup girişGrandpashabetgrandpashabetjojobetcasibomcasibom girişjojobet girişbetkomjojobet girişjojobetgrandpashabet girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabetJojobetGrandpashabetJojobet Girişmarsbahis