GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vrasja e Gentian dhe Nezir Beqirit, zbardhet dëshmia e Hasanit në gjyqin ndaj Çapjave

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Vrasja e Gentian dhe Nezir Beqirit, zbardhet dëshmia e Hasanit në gjyqin ndaj Çapjave
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Autori i vrasjes së Sokol Çapaj, i dënuar me 25 vite burgim është rishfaqur në gjykatë për të dëshmuar në Gjykatën e Posaçme në Tiranë në seancën që po mbahet ndaj Ervis Bardhit, Ardjan Çapjas, Klajdi Dokolit dhe Etien Canit, të cilët akuzohen se kanë kryer në bashkëpunim vrasjen e babë e bir, Gentian dhe Nezir Beqirit në 15 gusht 2012 në Elbasan. Armand alias Butrint Hasani u pyet lidhur me këtë ngjarje, ku tregoi se me viktimën Gentian Beqiri njihej pasi kishin qëndruar në të njëjtin burg, teksa i pyetur pyetur për detaje të vrasjes së mikut të tij, Hasani u përgjigj shkurt se nuk kishte dijeni se çfarë ka ndodhur, pasi ai në atë periudhë ka qenë në burg dhe nuk kishte si të informohej.
I pyetur nëse ai vetë apo familjarët e tij kishin marrë kërcënime nga anëtarë të familjes Çapja, Hasani zgjodhi të mos përgjigjej. Ndërkohë, ishte parashikuar që në seancën e sotme të pyetej edhe Behije Arapi, nëna e Gentianit dhe gruaja e Nezirit, vajza e saj Valbona Beqiri, Aurela Bardhi, gruaja e Ervis Bardhit, polici Neshat Budani, Kujtim Ajazi, Albert Uzuni, Geralda Teta dhe Astrit Cani. Por asnjë nuk u paraqit në sallë. Ndaj dhe seanca e marrjes në pyetje është shtyrë për një herë tjetër, duke ripërsëritur tek ta edhe fletë-thirjen.

Armand alias Butrint Hasani, i dënuar për ngjarjen e ndodhur në dhjetor të 2005-ës në Elbasan, po vuan dënimin në burgun e Peqinit.

Gentian dhe Nezir Beqiri u ekzekutuan në shtëpinë e tyre në 15 gusht 2012, nga Jorgo Leku në bashkëpunim me Etien Canin. Ata ishin paraqitur në shtëpinë e Nezir Beqirit si miqtë e djalit, Gentianit i cili ndodhej i paralizuar dhe në arrest shtëpie, pas një përplasje me policinë pasi ishte në kërkim për një tjetër ngjarje të rëndë të ndodhur në Elbasan.
Etien Cani bashkë me Lekun, shkuan në shtëpinë e shokut të tyre Gentian Beqiri, duke përshëndetur policët e vendosur në hyrje të pallatit për të mbikëqyrur Nezirin. Ishte babai i shokut të tyre ai që i hapi derën pasi njohu shokët e djalit. Në atë moment Cani qëlloi me armë ndaj Beqirit duke e lënë të vdekur në vend.

Etiketa: CapajtGentian BeqiriGJKKONezir Beqiri

Lajme të lidhura

Vrasja e 22-vjeçarit shqiptar, komenti për partneren shkaktoi sherrin fatal
Aktualitet

Vrasja e 22-vjeçarit shqiptar, komenti për partneren shkaktoi sherrin fatal

20:51 - 29/10/26
Italiani i droguar pranon vrasjen e shqiptarit, trupi u gjet në një pus
Aktualitet

Italiani i droguar pranon vrasjen e shqiptarit, trupi u gjet në një pus

20:34 - 29/10/26
Pacienti hidhet nga kati i tretë i Spitalit të Traumës, ishte hera e dytë
Aktualitet

Pacienti hidhet nga kati i tretë i Spitalit të Traumës, ishte hera e dytë

20:21 - 29/10/26
Para
Kuvendi Kombëtar i PD, Kadilli: Njerëzit nuk janë për Berishën, por janë të pakënaqur nga…

“Do marrë pjesë në të dy Kuvendet”, Kadilli: Shkoj si mbështetës i demokratëve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Vrasja e 22-vjeçarit shqiptar, komenti për partneren shkaktoi sherrin fatal
Aktualitet

Vrasja e 22-vjeçarit shqiptar, komenti për partneren shkaktoi sherrin fatal

20:51 - 29/10/26

Një koment për partneren e të akuzuarit dyshohet se qëndron në zanafillën e konfliktit që përfundoi me vrasjen e 22-vjeçarit...

Lexo më shumë
Italiani i droguar pranon vrasjen e shqiptarit, trupi u gjet në një pus

Italiani i droguar pranon vrasjen e shqiptarit, trupi u gjet në një pus

20:34 - 29/10/26
Pacienti hidhet nga kati i tretë i Spitalit të Traumës, ishte hera e dytë

Pacienti hidhet nga kati i tretë i Spitalit të Traumës, ishte hera e dytë

20:21 - 29/10/26
“Dorëheqje”, vijojnë thirrjet e studentëve para Kryeministrisë

“Dorëheqje”, vijojnë thirrjet e studentëve para Kryeministrisë

20:12 - 29/10/26
Eurodeputetja gjermane: Pengesë për BE-në është korrupsioni, jo qytetarët që protestojnë

Eurodeputetja gjermane: Pengesë për BE-në është korrupsioni, jo qytetarët që protestojnë

20:05 - 29/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com