GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vrasja e Gentjan Bejtjas/ Dinamika, autorët hynë brenda oborrit dhe…

në Aktualitet
Kohë leximi: 1 min
A A
Vrasja e Gentjan Bejtjas/ Dinamika, autorët hynë brenda oborrit dhe…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Detajet nga atentati ndaj Gentjan Bejtjas. Autorët që dyshohet se kanë qenë 4 persona janë afruar me automjetin tip ‘Land Rover’ fuoristradë nga zona e Fushë Krujës në drejtim të Larushkës. Ata janë futur rreth orës 16:20 minuta në rrugicën ku ndodhej vila e Gentian Bejtjas në fshatin Larushk.

Makinën e kanë afruar deri afër portës kryesore të banesës ndërsa më pas dyshohet se kanë zbritur 3 nga autorët të cilët kanë qenë të maskuar dhe me veshje të zeza me 3 kallashnikovë më duar. Ndërsa një nga autorët dyshohet se i ka pritur në makinë për t’u larguar.

Porta e madhe e vilës së Gentian Bejtjas ka qenë e hapur dhe autorët kanë mundur të futen direkt brenda oborrit. Gentjan Bejtja ka qenë vetëm disa metra larg nga oborri pasi po merrej me disa punë mbrapa vilës së tij. Aty autorët e kanë qëlluar me breshëri automatikut duke e lënë të vdekur në vend.

Në vendin e ngjarjes policia ka gjetur rreth 50 gëzhoja kallashnikovi, që sipas të dhënave paraprake janë qëlluar nga 3 kallashnikovë. Autorët më pas kanë hipur në makinën tip Land Rover ngjyrë e bardhë dhe kanë dalë në rrugën kryesore që lidh Fushë Krujën me Kamzën.

Ata kanë marrë drejtimin për nga fshati Hasan në afërsi të mbikalimit të Fushë Krujës vetëm disa kilometra larg vendit të ngjarjes ku edhe kanë djegur makinën. Sipas hetuesve dyshohet se aty janë pritur nga një tjetër automjet që i ka larguar nga vendi ku i kanë vendosur flakën automjetit te dyshuar se u përdor në krim.

Etiketa: atentatGentjan BejtjaKryesore1

Lajme të lidhura

Moti i keq, rënie gurësh në aksin Margegaj-Valbonë, ndërprerje e energjisë elektrike në Kukës, Has dhe Tropojë
Aktualitet

Moti i keq, rënie gurësh në aksin Margegaj-Valbonë, ndërprerje e energjisë elektrike në Kukës, Has dhe Tropojë

18:38 - 13/11/26
Qëlloi me armë dy persona në Londër, 15 vite burg për shqiptarin /EMRI
Aktualitet

Qëlloi me armë dy persona në Londër, 15 vite burg për shqiptarin /EMRI

15:51 - 13/11/26
Skandali miliardësh i Nvidia-s, çfarë po ndodh me gjigantin e AI dhe a preket Shqipëria?
Aktualitet

Skandali miliardësh i Nvidia-s, çfarë po ndodh me gjigantin e AI dhe a preket Shqipëria?

14:52 - 13/11/26
Para
Të shtëna me armë zjarri, një i vdekur dhe 5 të plagosur

Të shtëna me armë zjarri, një i vdekur dhe 5 të plagosur

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protesta/ Zyrtarja e DASH takon Marjana Koçekun dhe dy përfaqësues të opozitës
Breaking Views

Protesta/ Zyrtarja e DASH takon Marjana Koçekun dhe dy përfaqësues të opozitës

19:02 - 13/11/26

Zyrtarja e Departamentit Amerikan të Shtetit dhe përgjegjëse për Shqipërinë, Sarah Hutchison, ka zhvilluar një takim me tre përfaqësues të...

Lexo më shumë
Moti i keq, rënie gurësh në aksin Margegaj-Valbonë, ndërprerje e energjisë elektrike në Kukës, Has dhe Tropojë

Moti i keq, rënie gurësh në aksin Margegaj-Valbonë, ndërprerje e energjisë elektrike në Kukës, Has dhe Tropojë

18:38 - 13/11/26
“Mali i Zi drejt finishit”/ Integrimi në BE, Kaja Kallas e rendit Shqipërinë me Moldavinë dhe Ukrainën

“Mali i Zi drejt finishit”/ Integrimi në BE, Kaja Kallas e rendit Shqipërinë me Moldavinë dhe Ukrainën

18:25 - 13/11/26
Tirana lë pas rivalët, Partizani dhe Dinamo zhgënjejnë në renditjen vjetore

Tirana lë pas rivalët, Partizani dhe Dinamo zhgënjejnë në renditjen vjetore

18:01 - 13/11/26
Qëlloi me armë dy persona në Londër, 15 vite burg për shqiptarin /EMRI

Qëlloi me armë dy persona në Londër, 15 vite burg për shqiptarin /EMRI

15:51 - 13/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com