GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vrasja e gjyqtarit Skerdilajd Konomi/ Ja çfarë zbulohet në dosjen e tjetërsimeve të tokave në Lalz

22:49 - 22/10/25
në Aktualitet, Breaking Views, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
Vrasja e gjyqtarit Skerdilajd Konomi/ Ja çfarë zbulohet në dosjen e tjetërsimeve të tokave në Lalz
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Së bashku me një zyrtar tjetër të identifikuar si Leo, punonjësi i ZRPP me emrin Mozi mendohet se është një prej emrave kyç në gjithë skemën masive të falsifikimeve.

Madje, ai del zbuluar teksa ka futur duart edhe në arkivin e Zyrës së Regjistrimit të Pasurive Vendore Tiranë.

Aty, janë interesuar për zhvatjen e mijëra hektarëve tokë me vlerë qindra milionë euro në Hamallaj, Rrushkull, Bizë, Kepin e Rodonit dhe zona të tjera.

Bashkëpunëtori i tyre, ka zhdukur regjistrat e pronave të vitit 1932, duke i nxjerrë nga arkiva, pa i kthyer më pas.

“Konkludohet se në faqet e fundit të radhorit nr.4 të vitit 1932, të Qarkut Durrës, janë bërë ndërhyrje të paligjshme dhe janë regjistruar Nota Transkriptimi të cilat ose kanë tjetërsuar pasuri, ose kanë shërbyer si trampolinë për të kryer një transaksion të ri në një prej radhorëve të mëvonshëm”, thuhet në dosje.

Brenda këtyre hapësirave, shtrihen tokat e pretenduara nga fisi Toptani dhe ato të familjes së gjyqtarit të ndjerë Skerdilajd Konomi, i vrarë në vitin 2011 në një atentat mafioz që lidhet pikërisht me konfliktet e pronave.

“Duke qenë se të gjithë elementët, indiciet çonin te kjo që juve thoni, në faktin që konflikti kryesor ishte pronësie, për shkak të pasurive të trashëguara nga gjyqtari gjatë hetimit çështjes pati të dhëna, indicie që e konfirmuan këtë motiv të ekzekutimit”, tha ish-prokurori  Eugen Beçi.

“Ngjarja që ka ndodhur me gjyqtarin, nga më të rëndat në dekadat e fundit, zërat thoshin për profesionin, zëra thoshin për pronësinë tij në Gjirin e Lalzit, jemi para një fakti të ri dhe duhen çelur hetime të reja për atë ngjarje”, deklaroi avokati Bledar Meminaj.

Në investigimin e realizuar 5 vite më parë, në zbuluam disa dokumente që vërtetonin se Familja Konomi, edhe pse kishte marrë disa certifikata pronësie, nuk i mori kurrë fizikisht tokat në zonën e Hamallajt dhe Rrushkullit.

Në dosje me persona të penduar të organizatave kriminale patëm shenja dhe indicie që tregonin se mund të kishin informacione mbi autorët dhe ekzekutorët e vrasjes së gjyqtarit Skerdilajd Konomi”, vijon ish-prokurori, Eugen Beçi.

Në dosjen hetimore, bie në sy fakti se mjaft dokumente të falsifikuara origjine mbajnë firmën e Genci Alizotit, ish kryetarit të Këshillit të Qarkut. Kjo, e ka një shpjegim. Ato janë bërë pas vitit 2017, kur zyrtari kishte ndërruar jetë dhe nuk mund të hetohej mbi autenticitetin e firmës. Këto falsifikime, qartësohen në një bisedë mes Rrumit dhe të vëllait.

“Po unë mbrëmë jam marrë deri vonë duke pyetur për ato AMTP që janë bërë…Si janë bërë AMTP aty…me vulë të qarkut, koha e Gencit e mbrapa. Po gjete ndonjë ta shohim…me kohën e Gencit…se kontrollojmë punën që kemi bërë”, thuhet në dosje.

Ky zbulim është bërë nisur nga një hetim i filluar ne vitin 2022 për një tjetërsim në Gjirin e Lalzit. Duke shfrytëzuar vdekjen e ish zyrtarit Alizoti, kanë falsifikuar firmën e tij dhe kanë hartuar dokumente false që më pas i kanë futur në arkiv përmes njerëzve të korruptuar. Regjistrat fizik të pasurive të paluajtshme dyshohet se janë marrë e janë nxjerrë jashtë hipotekës siç rezulton në hetimin e SPAK. E njëjta prone,- nga shtet me një sipërfaqe të caktuar, kthehej me pronarë fiktivë banorët e zonave. Grupet kriminale nuk kishin dijeni se Zyra Vendore në Durrës i kishte skanuar të gjitha volumet e pronave.

“Të tjerë janë ata që kanë nënshkruar të tjerë përfituesit që marrin ato ke xhepi”, tha eksperti i pronave, Gjergji Begaj.

Nga verifikimet e kryera, është bërë ndërhyrje deri në hartat origjinale të Kadastrës duke i tjetërsuar. Por, grupet kriminale nuk kishin informacion se ekzistonin edhe hartat e kalkut të fshehura në një pjesë të arkivës të cilat janë administruar dhe krahasuar nga Prokuroria.

“Kjo është logjika që grupet kriminale e bëjnë paligjshmërinë ë tyre brenda veprimeve të ligjshme dhe brenda veprimeve të ligjshme fusin veprimet e paligjshme nën atë petk”, deklaron avokati Bledi Meminaj.

Etiketa: Skerdilajd Konomi

Lajme të lidhura

Për AKSHI-n që i bien në qafë politikisht
Aktualitet

Zhdukja misterioze e Daniel Shimës, Lala: AKSHI drejtohet nga banda kriminale

09:05 - 06/12/25
Alimehmeti: Balluku duhet të ishte arrestuar, mund të prishë provat ose të arratiset
Aktualitet

Takimi pas kafes me Salianjin, Alimehmeti zbulon bisedën me Berishën

08:58 - 06/12/25
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Aktualitet

Këmbimi valutor 6 dhjetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:52 - 06/12/25
Para
Për herë të parë pas thuajse 500 vitesh, Mbreti Charles bëhet monarku i parë britanik që zbarkon në Vatikan

Për herë të parë pas thuajse 500 vitesh, Mbreti Charles bëhet monarku i parë britanik që zbarkon në Vatikan

Discussion about this post

TË FUNDIT

Për AKSHI-n që i bien në qafë politikisht
Aktualitet

Zhdukja misterioze e Daniel Shimës, Lala: AKSHI drejtohet nga banda kriminale

09:05 - 06/12/25

Gazetarja Klodiana Lala ka bërë deklarata të forta lidhur me institucionin e AKSH-it (Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit), duke...

Lexo më shumë
Alimehmeti: Balluku duhet të ishte arrestuar, mund të prishë provat ose të arratiset

Takimi pas kafes me Salianjin, Alimehmeti zbulon bisedën me Berishën

08:58 - 06/12/25
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 6 dhjetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:52 - 06/12/25
Parashikimi i motit për sot, 5 dhjetor 2025

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot

08:48 - 06/12/25
Orbán luan me të mëdhenjtë: një vit pa sanksione, me bekimin e Trumpit

Horoskopi ditor, e Shtunë 6 dhjetor 2025

08:44 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com