GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vrasja e gjyqtarit/ SPAK përdor ekspertizën izraelite dhe kroate për të zbardhur krimin

17:10 - 05/11/25
në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Vrasja e gjyqtarit/ SPAK përdor ekspertizën izraelite dhe kroate për të zbardhur krimin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dy aparate telefonike të sekuestruara Gjon dhe Elvis Shkambit, janë çuar për ekspertim në laboratorin e ekspertizës kompjuterike në prokurorinë e posaçme SPAK.

Kërkesa për asistencën kompjuterike me qëllim kryerjen e një ekspertize të avancuar në SPAK të dy telefonave, është bërë nga prokuroria e Tiranës, e cila kërkon të përftojë të dhënat mbi komunikimet telefonike që kanë pasur dy protagonistët e këtij krimi të rëndë të ndodhur në sallën e gjyqit të Apelit.

Gazetari Elton Qyno, ka mësuar se prokuroria e Tiranës që po ndjek rastin e vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, kërkon të depërtojë në komunikimet, që kanë pasur para vrasjes xhaxhai dhe nipi, pasi deri në këtë fazë, është qartësuar se autori kryesor që ka qëlluar mbi gjyqtarin Kalaja, është pikërisht, Elvis Shkambi.

Ndërsa ende nuk është qartësuar me saktësi roli që ka pasur Gjon Shkambi në këtë vrasje. Dyshimet e deritanishme të grupit të hetimit flasin se Gjon Shkambi ka qenë shtytësi i nipit për të kryer vrasjen.

Dhe duke u nisur nga këto dyshime, prokuroria kërkon të gjejë prova përmes ekspertimit në SPAK të dy aparateve celulare të sekuestruara.

SPAK gëzon logjistikën teknologjike dhe ekspertizë të mirë në ekspertimin kompjuterik të telefonave, për shkak se ka kontraktuar dy kompani të njohura në këtë fushë, izraelitët e “Cellebrite DI Ltd” dhe kroatët e “INsig2 d.o.o”.

Tashmë pjesa më e madhe e veprimeve hetimore që çojnë në dinamikën e plotë të vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja është përmbyllur, por prokuroria e Tiranës po pret të njihet me aktet e ekspertimit të dy aparateve telefonike, që pritet të kryhen në laboratorin e SPAK.

Gjyqtari Kalaja, u vra në 6 Tetor 2025 në sallën e gjyqit teksa po shqyrtonte një çështje me karakter civil. Vetëm pak minuta pas vrasjes, Elvis Shkambi, u vetëdorëzua pranë policisë në oborrin e Gjykatës së Apelit Tiranë.

Lajme të lidhura

Rëndohet bilanci nga aksidenti në Vlorë, shkon në tre numri i personave që humbën jetën
Aktualitet

Rëndohet bilanci nga aksidenti në Vlorë, shkon në tre numri i personave që humbën jetën

07:44 - 23/03/26
Interi frenon sërish, por diferenca me Milanin mbetet 6 pikë
Sport

Interi frenon sërish, por diferenca me Milanin mbetet 6 pikë

22:58 - 22/03/26
Protesta e PD, shoqërohen në Komisariate 23 pjesëmarrës
Lajme

Protesta e PD, shoqërohen në Komisariate 23 pjesëmarrës

22:31 - 22/03/26
Para
“Në darkë o zemër…” Balluku dhe Berberi biseduan në shtëpi tenderin e tunelit të Llogarasë

"Në darkë o zemër…" Balluku dhe Berberi biseduan në shtëpi tenderin e tunelit të Llogarasë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 23 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

07:57 - 23/03/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.8 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
Rëndohet bilanci nga aksidenti në Vlorë, shkon në tre numri i personave që humbën jetën

Rëndohet bilanci nga aksidenti në Vlorë, shkon në tre numri i personave që humbën jetën

07:44 - 23/03/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 23 Mars 2026

07:35 - 23/03/26
Parashikimi i motit për sot, 5 dhjetor 2025

Parashikimi i motit për sot, 23 Mars 2026

07:32 - 23/03/26
Interi frenon sërish, por diferenca me Milanin mbetet 6 pikë

Interi frenon sërish, por diferenca me Milanin mbetet 6 pikë

22:58 - 22/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com