GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vrasja e Gullucaj, Shoqata e të Verbërve me deklaratë

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Vrasja e Gullucaj, Shoqata e të Verbërve me deklaratë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shoqata e të Verbërve të Shqipërisë ka reaguar në lidhje me vrasjen e rëndë të Durmish Gullucajt në Selenicë të Vlorës nga djali i tij, Mato Gullucaj.

Me anë të një deklarate për mediat, Shoqata e ka konsideruar absurd dhe cinik rrëfimin e djalit të Gullucajt në lidhje me vrasjen.

Po ashtu ata kanë shtuar se është e pa imagjinueshme që një i verbër të dhunojë në mënyrë të vazhdueshme një 23-vjeçar.

“Lidhur me publikimin e tragjedisë së anëtarit Durmish Gullucaj nga Gjormi i Selenicës: Të shqetësuar nga tragjedia e mikut tonë të verbër, por edhe deklaratat e policisë së shtetit mbi shkakun e vrasjes, deklarojmë: Së pari, shprehim ngushëllimin tonë më të thellë për të gjithë të dashurit e të ndjerit, miqtë e tij në degën e Vlorës dhe në të gjithë Shqipërinë.

Së dyti, deklarimi i Policisë së Shtetit se vrasësi, biri i tij, e ka kryer krimin për shkak të dhunimit të vazhdueshëm nga ana e të ndjerit, është absurd dhe cinik. Është e pa imagjinueshme nga çdo mendje e shëndoshë, se një i verbër 56-vjeçar mund të dhunojë në mënyrë të vazhdueshme një 23-vjeçar, të cilin as mund ta gjejë e ta prekë, nëse ai nuk do t’i afrohet.

Shprehim keqardhjen e thellë për vuajtjet dhe tragjeditë në jetën e të ndjerit, i cili ka kaluar përmes disa aksidenteve, situatave të tjera të hidhura, përfshirë diskriminimin dhe fyerjen, përfshirë edhe rastin e fundit të Gjykatës Administrative të Vlorës, e cila me sjelljet e saj e fyeu dhe e diskriminoi atë. I bëjmë thirrje Kuvendit, Qeverisë, organeve të drejtësisë, Avokatit të Popullit, Komisionerit Kundër Diskriminimit, medias dhe opinionit publik për një vëmendje më të shtuar ndaj personave me aftësi të kufizuar dhe një qëndrim më dinjitoz dhe më human ndaj jetës së tyre. Presidenti i Shoqatës së të Verbërve të Shqipërisë Av. Ardjan Hysa.

Mato Glluçaj kishte vendosur lëndë eksplosive në oborrin e shtëpisë pranë sobës dhe në momentin kur i ati është afruar e ka shpërthyer përmes një mekanizmi elektrik. Sipas policisë 23-vjeçari dhunohej vazhdimisht prej kryefamiljarit. Policia gjeti brenda banesës një arsenal i tërë armatimesh që u sekuestrua: 25 granata dore difensive, 37 kallëpe me lëndë plasëse tritol, 43 kapsolla detonatore, 5 ndezësa granatash, 1 pushkë, 310 fishekë luftarakë, 12 krehra për armë zjarri, 2 radio marrëse-dhënëse dhe kapuça dhe veshje për mbulimin e fytyrës”, thuhet në deklaratë.

Etiketa: Shoqata e te Verberve te Shqiperise

Lajme të lidhura

“Daja i deputetes më ka përdhunuar”, Zegjine Çaushi reagon me një foto
Aktualitet

“Daja i deputetes më ka përdhunuar”, Zegjine Çaushi reagon me një foto

21:59 - 15/09/26
Disa të plagosur nga aksidenti i tri makinave në superstradën Lezhë-Shkodër
Aktualitet

Disa të plagosur nga aksidenti i tri makinave në superstradën Lezhë-Shkodër

19:59 - 15/09/26
Aksident i rëndë në Dibër, plagosen 5 persona, 4 prej tyre nisen drejt Tiranës
Aktualitet

Aksident i rëndë në Dibër, plagosen 5 persona, 4 prej tyre nisen drejt Tiranës

17:11 - 15/09/26
Para
E pabesueshme! Gara për çmimin “Golden Boy” vendoset nga Taylor Swift

E pabesueshme! Gara për çmimin “Golden Boy” vendoset nga Taylor Swift

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Ju erdhi fundi”/ Mbyllet protesta e 108 kundër qeverisë: Edi Rama jepe dorëheqjen
Breaking Views

“Ju erdhi fundi”/ Mbyllet protesta e 108 kundër qeverisë: Edi Rama jepe dorëheqjen

23:12 - 15/09/26

Mbyllet protesta e 108 kundër Ramës. Pas thirrjeve në mbështetje të protestuesve të ndaluar dhe që po mbahen në Bllokun...

Lexo më shumë
“Nuk jeni vetëm”/ Protestuesit shkojnë tek Blloku i Sigurisë për të ndaluarit: Gjithë Shqipëria është me ju

“Nuk jeni vetëm”/ Protestuesit shkojnë tek Blloku i Sigurisë për të ndaluarit: Gjithë Shqipëria është me ju

22:17 - 15/09/26
“Daja i deputetes më ka përdhunuar”, Zegjine Çaushi reagon me një foto

“Daja i deputetes më ka përdhunuar”, Zegjine Çaushi reagon me një foto

21:59 - 15/09/26
Pak orë para vendimit për ish-krerët e UÇK-së, në Hagë mblidhen shqiptarët, në Prishtinë ndizen “Flakët e Lirisë”

Pak orë para vendimit për ish-krerët e UÇK-së, në Hagë mblidhen shqiptarët, në Prishtinë ndizen “Flakët e Lirisë”

21:18 - 15/09/26
“Do të ikin si frikacakë, si Taulant Balla sot”, studentja: Asgjë nuk na ndal më!

“Do të ikin si frikacakë, si Taulant Balla sot”, studentja: Asgjë nuk na ndal më!

20:49 - 15/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com