GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vrasja e ish-policit, Xhelal Reçi, ja si u kamufluan autorët

09:23 - 02/11/21
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Si u ekzekutua Xhelal Reçi në mes të Laçit,  shoqërohen 16 persona
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Autorët që dyshohet se u porositën për të kryer ekzekutimin e Xhelal Reçit, mëngjesin e djeshëm në qendër të Laçit ishin kamufluar me kapele dhe maska mjekësore.

Pamjet nga kamerat e sigurisë nuk janë publikuar ende, ndërsa burime nga grupet hetimore për gijtoina.com bëjnë me dije se autorët dyshohet të kenë qenë dy, njëri që ka kryer vrasjen dhe tjetri që ka ndihmuar për tu larguar me mjet në vendin e ngjarjes.

Përgjatë 24 orëve policia ka shoqëruar dhe marrë në pyetje mbi 15 persona të dyshuar që mund të kenë dijeni rreth krimit, por dëshmia e tyre nuk e ka ndihmuar grupin hetimor për të shkuar në gjurmët e autoreve.

Dinamika e ngjarjes

Nga hetimet e deritanishme, gijotina.com mëson se ish polici Xhelal Reçi u ekzekutua me dy plumba në qendër të qytetit në afërsi të bizneseve të tij, pasi njihej si pronar i një butiku dhe i një bar kafeje në këtë qytet.

Ngjarja ka ndodhur në mëngjes në momentin kur viktima ka zbritur nga makina e tij tip Benz, së bashku me bashkëshorten dhe një punonjëse të butikut. Viktima pasi ka hapur biznesin dyshohet se ka dalë për të mbushur pak ujë, por dy persona i kanë zënë pritë, kanë dalë nga makina duke e ndjekur dhe qëlluar ndaj tij. Menjëherë pas krimit, autorët të cilët dyshohet se janë dy me kapele dhe maska mjekësore janë larguar ndërsa në Milot kanë braktisur dhe i kanë vënë flakën makinës tip “Toyota Yaris”  e cila rezulton me targa greke e vjedhur para një muaji në Mbrostar të Fierit. Dyshohet se pasi i kanë vënë flakën në Milot, janë larguar drejt zonave të thella të veriut të vendit. Brenda mjetit nuk është gjetur asnjë send që mund të ndihmojë për identifikimin e tyre. Sakaq edhe në vendin ku është ekzekutuar Reçi, nuk është gjetur asnjë gëzhojë arme, çka ngre dyshimet e se kemi të bëjmë me vrasës me pagesë dhe atentati ka qenë i mirëorganizuar.

Pista e hetimit

Nga hetimet e deritanishme ish – polici i cili u ekzekutua mëngjesin e sotëm në Laç, pranë bizneseve të tij, rezulton pa precedentë penale. Ndërsa burime për gijotina.com bëjnë me dije se familjarët e tij prej një vit i kanë qenë “shënjestër” e grabitjeve dhe atentateve, për shkak të bizneseve që zotëronin në qendër të Laçit, mes të cilave argjendari dhe butiqe. Deri tani pista në të cilën po hetohet ngjarja është e shkuara e djalit të tij Besnik Reçi i cili njihet si person problematik dhe me precedentë penale. Po ashtu edhe i vëllai Samiu ka patur precedent. Besniku po ashtu ka rënë pre e një atentati në vitin 2020. Besnik Reçit i është bërë atentat teksa ishte në makinë bashkë me familjen e tij, bashkëshorten dhe dy fëmijët e mitur, kur u qëllua nga dy persona që lëviznin me motor. Asnjëri prej tyre nuk u plagos ndërkohë që autorët e ngjarjes ende nuk janë kapur nga policia.

Etiketa: Kryesore1LacVrasjeXhelal Reci

Lajme të lidhura

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë
Aktualitet

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

17:58 - 05/12/25
GJKKO vendos për çështjen “Habilaj”: Publikohen dënimet për çdo të pandehur
Aktualitet

GJKKO vendos për çështjen “Habilaj”: Publikohen dënimet për çdo të pandehur

17:58 - 05/12/25
Kaos në aksin Tiranë–Elbasan: Makinat e bllokuara për kilometra të tëra
Aktualitet

Kaos në aksin Tiranë–Elbasan: Makinat e bllokuara për kilometra të tëra

17:45 - 05/12/25
Para
VIDEO, ‘E papranueshme!’, dyluftim i parë mes një burri e një gruaje

VIDEO, ‘E papranueshme!’, dyluftim i parë mes një burri e një gruaje

TË FUNDIT

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë
Aktualitet

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

17:58 - 05/12/25

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka ndryshuar vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), duke certifikuar pjesëmarrjen e...

Lexo më shumë
GJKKO vendos për çështjen “Habilaj”: Publikohen dënimet për çdo të pandehur

GJKKO vendos për çështjen “Habilaj”: Publikohen dënimet për çdo të pandehur

17:58 - 05/12/25
Kaos në aksin Tiranë–Elbasan: Makinat e bllokuara për kilometra të tëra

Kaos në aksin Tiranë–Elbasan: Makinat e bllokuara për kilometra të tëra

17:45 - 05/12/25
Arrestohet 20-vjeçari shqiptar, kapet me drogë në Itali

Arrestohet 20-vjeçari shqiptar, kapet me drogë në Itali

17:30 - 05/12/25
U vra me thikë jashtë shkolle, 15-vjeçari në Durrës përcillet në banesën e fundit! I ati kërkon drejtësi

U vra me thikë jashtë shkolle, 15-vjeçari në Durrës përcillet në banesën e fundit! I ati kërkon drejtësi

17:20 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com