GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Vrasja e Ivanoviç, ftohet për të dëshmuar ish-partnerja e tij

në Kosovë & Rajon, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Vrasja e Ivanoviç, ftohet për të dëshmuar ish-partnerja e tij
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në Gjykatën Themeleore në Prishtinë të martën u mbajt gjyqi rreth vrasjes së politikanit serb, tashmë politikan nderi postmortem, Oliver Ivanoviç. Trupi gjykues mori aktvendim që përmes një lidhjeje video të dëgjojë deklaratën e dëshmitares Milena Popoviç, ish-partnerja e Oliver Ivanoviçit.

Kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Valon Kurtaj, njoftoi palët se dëshmitarja Popoviç është ftuar në mënyrë të rregullt nga gjykata përmes e-mailit për të dhënë dëshminë e saj, Por ajo përmes e-maili ka njoftuar gjykatën se nuk mund të jetë e pranishme në seancë për shkaqe të situatës politike dhe sigurisë së saj.

Ish-partnerja e Oliver Ivanoviçit tha se është e gatshme të flasë por vetëm përmes video-linkut.

E prokurori special Burim Çerkini, deklaroi se për shkak të mungesës së saj shqyrtimi gjyqësor është shtyrë disa herë, por deklaroi se nuk mund ta presin deri në pafundësi këtë dëshmitare.

“Ne kemi një dëshmi të cilën e ka dhënë dhe nëse eventualisht nuk kemi ndonjë e-mail zyrtar që nesër do të jetë prezent, ndoshta sot e njofton gjykatën që nesër do të jetë prezent, atëherë sikurse tek dëshmitarët tjerë ne pajtohemi që seanca të vazhdojë edhe pa dëgjimin e saj, tu e konsideruar të lexuar dhe të vazhdojmë me planet tjera që i kemi në këtë çështje penale”, tha prokurori Çerkini.

Në anën tjetër, mbrojtësi i të akuzuarit Nedelkjo Spasojeviç, avokati Faruk Korenica, lidhur me dëshmitaren Popoviç ka thënë se disa herë përmes televizionit e ka dëgjuar atë duke thënë se është e gatshme të paraqitet para gjykatës dhe të tregojë se kush është porositësi i vrasjes, motivi i vrasjes dhe sipas tij herën e fundit atë e ka dëgjuar duke thënë edhe emrin e personit që e ka ekzekutuar Ivanoviçin.

“Ajo ka dhënë në fillim disa deklarata dhe është e sigurt që Oliver Ivanoviçin e kanë vrarë shqiptarët, prandaj edhe e arsyeton ikjen menjëherë pas vrasjes në Beograd, ndërsa sot flet diçka tjetër”, tha avokati Korenica.

Nacionale

Etiketa: Gjykataish-partnerja e oliver ivanovicKosovavrasja e oliver ivanovic

Lajme të lidhura

Raporti i KE-së/ Shqipëria ngadalëson rritjen, industria dhe bujqësia japin sinjale dobësie
Aktualitet

Raporti i KE-së/ Shqipëria ngadalëson rritjen, industria dhe bujqësia japin sinjale dobësie

17:56 - 17/07/26
Musa Selami mori 48.8 milionë lekë për rrugën Staravec-Shimcan-Zimur, pas 9 vitesh akoma nuk ka përfunduar
Aktualitet

Musa Selami mori 48.8 milionë lekë për rrugën Staravec-Shimcan-Zimur, pas 9 vitesh akoma nuk ka përfunduar

17:32 - 17/07/26
Trageti me pasagjerë mbi kapacitetin e lejuar, arrestohet në Korfuz kapiteni shqiptar
Aktualitet

Trageti me pasagjerë mbi kapacitetin e lejuar, arrestohet në Korfuz kapiteni shqiptar

16:55 - 17/07/26
Para
Alibeaj uron: Qoftë sipari i pranverës së vërtetë për shqiptarët

Alibeaj uron: Qoftë sipari i pranverës së vërtetë për shqiptarët

Discussion about this post

TË FUNDIT

Raporti i KE-së/ Shqipëria ngadalëson rritjen, industria dhe bujqësia japin sinjale dobësie
Aktualitet

Raporti i KE-së/ Shqipëria ngadalëson rritjen, industria dhe bujqësia japin sinjale dobësie

17:56 - 17/07/26

Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2026, por ritmi i rritjes u ngadalësua dhe disa nga sektorët...

Lexo më shumë
Musa Selami mori 48.8 milionë lekë për rrugën Staravec-Shimcan-Zimur, pas 9 vitesh akoma nuk ka përfunduar

Musa Selami mori 48.8 milionë lekë për rrugën Staravec-Shimcan-Zimur, pas 9 vitesh akoma nuk ka përfunduar

17:32 - 17/07/26
Trageti me pasagjerë mbi kapacitetin e lejuar, arrestohet në Korfuz kapiteni shqiptar

Trageti me pasagjerë mbi kapacitetin e lejuar, arrestohet në Korfuz kapiteni shqiptar

16:55 - 17/07/26
Grabitet pika e “Vodafone” në Durrës, i riu kërcënon punonjësen dhe merr paratë nga kasa

Grabitet pika e “Vodafone” në Durrës, i riu kërcënon punonjësen dhe merr paratë nga kasa

16:32 - 17/07/26
Arrestohen 17 zyrtarë për baste të paligjshme dhe manipulim ndeshjesh

Arrestohen 17 zyrtarë për baste të paligjshme dhe manipulim ndeshjesh

16:20 - 17/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com