GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vrasja e Jurgen Kurtit, Apeli kërkon hetim për 3 të dyshuarit

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Vrasja e Jurgen Kurtit, Apeli kërkon hetim për 3 të dyshuarit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata e Apelit Tiranë ka kthyer në prokurori për plotësim hetimesh dosjen penale që flet për vrasjen e Jurgen Kurtit, ngjarje kjo e ndodhur në muajin mars 2019 në kryeqytet.

Më herët, Prokuroria e Tiranë ka “qepur” dosjen penale, ku të pandehur për vrasjen e Kurtit, ka marrë vetëm Elsi Levendin, njeriun që në momentin e krimit ka qënë pikërisht në vendin e ngjarjes, dhe që dyshohet se ai është personi që ka bashkëpunuar me vrasësit e Jurgen Kurtit.

Ndërsa janë pushuar akuzat për “Vrasjes me paramendim” kryer në bashkëpunim për Olsi Qalliun, Alesio Berberin dhe Klodjan Bani (Baxhaku). Këta 3 persona janë vënë nën akuzën për “Mbajtje pa lejë të armëve” dhe “Përkrahje e autorit të krimit”.

Ndërkohë për këtë ngjarje të rëndë, policia dhe prokuroria e Tiranës, kanë marrë informacion dhe prova, duke ngritur dyshime të forta se, autori direkt i vrasjes ka qënë Ervis Arapi, njëri nga djemtë e Agim Arapit, të vrarë në muajin Prill 2017 në qytetin e Durrësit nga vetë Jurgen Kurti.

Sipas akuzës autori që ka qëlluar mbi Jurgen Kurtin, ka zbritur nga një Mercedes-Benz, modeli E-Class, dhe fillimisht ij ka bërë foto shkallëve hyrëse të pallatit ku banonte, Jurgen Kurti.

Gjatë kohës që ka qëndruar në zonë, ky automjet thotë prokuroria, mbante targën AA 926 GP, e cila rezulton e vjedhur në Tiranë qysh prej gushtit 2016 dhe i përkiste shtetasit Shefqet Arapi.

Në dosjen e prokurorisë thuhet se: “…rreth orës 20:30, automjeti i markës “Mercedez-Benz” shkon tek vendi i ngjarjes, ku qëndron aty për rreth 1 orë.

Prej nga ana e drejtuesit të mjetit, ka dalë një person dhe është afruar pranë shkallëve të pallatit ku banon Jurgen Kurti.

Si ndodhi ngjarja

Ndërkohë gjatë kësaj kohe, Elsi Levendi, është konstatuar të vijë pranë postës nr.8 edhe të ulet tek kafja ngjitur me hyrjen e palestrës e më pas të qëndrojë aty.

Rreth orës 22:05, Jurgen Kurti ka dalë nga palestra nën shoqërinë e një nfemredhe së bashku shkojnë drejt postës nr.8.

Në këto momente, Elsi Levendi, në dukjen e kamerave bën veprimin e komunikimit me mesazhe telefonike dhe menjëherë automjeti i parkuar fillon të lëvizë në drejtim të postës nr.8.

Në 22:08, Jurgen Kurti kthehet nga posta dhe në këtë kohë vihet re se ai po ndiqet nga automjeti tip “Mercedes-Benz”.

Makina pozicionohet shumë pranë hyrjes së pallatit dhe pikërisht prej sa ka dalë një person,duke pritur me armë në dorë, Jurgen Kurtin…”.

Sapo ky i fundit është afruar, personi që dyshohet nga prokuroria se është Dervis Arapi, ka qëlluar 25 plumba, ku 17 kanë prekur në trup, Jurgen Kurtin.

Ndërkohë pas ekzekutimit, Elsi Levendi është larguar në drejtim të postës nr.8 në Tiranë dhe aty ka marë një taksi, duke udhëtuar me të në drejtim të zonës së “Liqenit të Thatë”.

Levendi pasi ka zbritur nga taksia, i është drejtuar një marketi në zonë, ku ka blerë një paketë cigare, dhe nga kamerat e sigurisë dukshëm dallohet, thotë prokuroria që ai ka një sasi të konsiderueshme euro.

Etiketa: Jurgen KurtiTiraneVrasja

Lajme të lidhura

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro, të dy palët nuk tregojnë vullnet politik për zgjidhje
Aktualitet

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro, të dy palët nuk tregojnë vullnet politik për zgjidhje

08:37 - 14/07/26
Zjarri po përcëllon Llamanin, pas kodrës së djegur planifikohet resort me hotel dhe 50 vila
Aktualitet

Zjarri po përcëllon Llamanin, pas kodrës së djegur planifikohet resort me hotel dhe 50 vila

08:09 - 14/07/26
Mbyllet para Kryeministrisë protesta e 44-t, paralajmërimi për Ramën
Aktualitet

Mbyllet para Kryeministrisë protesta e 44-t, paralajmërimi për Ramën

22:28 - 13/07/26
Para
VIDEO/ Kaos në Selanik, digjen kosha, përmbysen makina

VIDEO/ Kaos në Selanik, digjen kosha, përmbysen makina

Discussion about this post

TË FUNDIT

Vala ekstreme e të nxehtit ‘paralizon’ Europën, ndalohen ngjarjet publike
Botë

Europa përvëlohet nga i nxehti ekstrem, temperaturat pritet të shkojnë deri në 45°C

09:08 - 14/07/26

Një valë e re e të nxehtit ekstrem ka përfshirë Italinë dhe pjesën më të madhe të Evropës, me temperaturat...

Lexo më shumë
Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro, të dy palët nuk tregojnë vullnet politik për zgjidhje

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro, të dy palët nuk tregojnë vullnet politik për zgjidhje

08:37 - 14/07/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 14 Korrik, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:12 - 14/07/26
Zjarri po përcëllon Llamanin, pas kodrës së djegur planifikohet resort me hotel dhe 50 vila

Zjarri po përcëllon Llamanin, pas kodrës së djegur planifikohet resort me hotel dhe 50 vila

08:09 - 14/07/26
Hapet zjarr në Ngushticën e Hormuzit, Irani godet dy anije cisternë që transportonin naftë

Hapet zjarr në Ngushticën e Hormuzit, Irani godet dy anije cisternë që transportonin naftë

07:48 - 14/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com