GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vrasja e Klaudio Prendit, “Audi” i autorëve u vodh te liqeni në Tiranë

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Vrasja e Klaudio Prendit, dyshime se viktima kishte konflikte për borxhet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Detaje të tjera janë zbuluar nga vrasja e 27-vjeçarit Klaudio Prendi, ngjarje që ndodhi në Tiranë në orët e para të së martës (19 Nëntor). Makina tip “Audi A4” e autorëve, e cila u shkrumbua në zonën e Farkës, rezulton e vjedhur një vit më parë në zonën e Liqenit Artificial në kryeqytet.

Identifikimi u bë nga numri i shasisë së makinës që u rikuperua nga ekspertët. Pronari i mjetit e ka denoncuar mjetin e vjedhur që në kohën kur ka ndodhur ajo.

Ndërkohë hetuesit po verifikojnë të tjera pista për të zbardhur këtë ekzekutim mafioz në mes të Tiranës. Në syrin e grupit hetimor janë edhe pistat e fajdeve dhe basteve sportive, përfshirë edhe lidhje me aktivitete apo lidhje të dyshimta jashtë vendit. Agjentët kanë dyshime se persona të ndryshëm kanë fituar shuma të mëdha parash në baste, të cilat Prendi nuk i ka shlyer.

Një ditë më parë u publikua momenti i vrasjes së të riut. Ai u qëllua kur la ambientet e lokalit dhe u fut në mjetin e tij. Sapo mbylli derën e shoferit, autorët me “Audi” e qëlluan me armë. Më pas ata u arratisën drejt Farkës, ku dogjën makinën. Aty policia ka gjetur një pistoletë plotësisht të shkrumbuar.

Policia ka mësuar se i riu ka pasur një shumë rreth 15 mijë Euro për të kthyer dhe për këtë arsye dyshohet se është konfliktuar me grushta disa ditë më parë. Kjo është një tjetër pistë në tavolinën e hetuesve, por deri më tani nuk dihet me saktësi se çfarë fshihet pas ngjarjes.

Babai i viktimës, ish-gjyqtari Fran Prendi, në dëshminë e tij ka thënë që ishte në dijeni që djali i tij kishte konflikte me të tjerë, por nuk e mendonte sa do të përfundonte deri në atentat.

Etiketa: Klaudio PrendiVrasje

Lajme të lidhura

Organizonin baste sportive të paligjshme, masa sigurie për 6 inspektorë të policisë
Aktualitet

AMP ‘zbarkon’ në Policinë e Durrësit, arrestohet një efektiv dhe dy të tjerë nën hetim!

11:52 - 15/09/26
‘Shqiptarët pagujnë 125 lekë taksë për çdo litër naftë’, PD propozon masat për uljen e çmimit
Aktualitet

Nafta mbi 229 lekë/litër, PD kërkon uljen e taksave: Situata emergjente, qeveria të ndërhyjë menjëherë

11:37 - 15/09/26
Lobimi në Bruksel/ Shqiponja, mamaja e Erion Veliajt i dërgon letër portalit “EU Reporter”
Aktualitet

Erion Veliaj do të mbetet në burg, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e kryebashkiakut të Tiranës

11:19 - 15/09/26
Para
Blushi pas takimit me Begajn: Pranojmë çdo datë për zgjedhjet, vetëm propozimin e Ballës jo

Blushi pas takimit me Begajn: Pranojmë çdo datë për zgjedhjet, vetëm propozimin e Ballës jo

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ndërron jetë ish-deputetja Flora Brovina, nesër do të dëshmonte për Masakrën e Dubravës
Kosovë & Rajon

Ndërron jetë ish-deputetja Flora Brovina, nesër do të dëshmonte për Masakrën e Dubravës

12:25 - 15/09/26

Flora Brovina, ish-deputete e Partisë Demokratike të Kosovës ka ndërruar jetë. Brovina, e cila ka qenë edhe pediatre dhe aktiviste...

Lexo më shumë
Trafikonin sasi të mëdha kokaine/ Goditet banda shqiptare në Belgjikë, arrestohet dhe Gert ‘Gjenerali’

Trafikonin sasi të mëdha kokaine/ Goditet banda shqiptare në Belgjikë, arrestohet dhe Gert ‘Gjenerali’

12:12 - 15/09/26
Shkëlqejnë yjet e Kosovës në Itali, Rrahmani dhe Zhegrova përzgjidhen në formacionin e javës në Serie A

Shkëlqejnë yjet e Kosovës në Itali, Rrahmani dhe Zhegrova përzgjidhen në formacionin e javës në Serie A

12:01 - 15/09/26
Organizonin baste sportive të paligjshme, masa sigurie për 6 inspektorë të policisë

AMP ‘zbarkon’ në Policinë e Durrësit, arrestohet një efektiv dhe dy të tjerë nën hetim!

11:52 - 15/09/26
‘Shqiptarët pagujnë 125 lekë taksë për çdo litër naftë’, PD propozon masat për uljen e çmimit

Nafta mbi 229 lekë/litër, PD kërkon uljen e taksave: Situata emergjente, qeveria të ndërhyjë menjëherë

11:37 - 15/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com