GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vrasja e Kol Murrani dhe Preng Simonit/ Pezullohet gjykimi për Edmond Përdodën, rezulton me probleme mendore

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Vrasja e Kol Murrani dhe Preng Simonit/ Pezullohet gjykimi për Edmond Përdodën, rezulton me probleme mendore
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata e Lezhës ka pezulluar gjykimin ndaj Edmond Përdodës, i akuzuar për vrasjen rapsodit Kol Murrani dhe mikut të tij Preng Simoni, ngjarje kjo e ndohur më 27 prill të vitit 2020, pranë shtëpive të tyre të vjetra në fshatin Lalm i Vjetër, të Njësisë Administrative të Kolshit.

42-vjeçari Edmond Përdoda akuzohet për veprat penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajta pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, teksa tashmë gjykata ka vendosur për të caktimin e masës mjekësore “Mjekim i detyruar në një institucion mjekësor (psikiatrik).

Pezullimi i gjykimit për Përdoden erdhi pas raportit mjeko-ligjor që e nxori me probleme të thekesuara të shëndetit mendor, ndërsa është vendosur edhe shurja e mases së sigurisë “arrest në burg” të vendosur ndaj tij

Edmond Përdoda u arrestua nga forcat RENEA në shkurt të vitit 2022, dy vite pas krimit të dyfishte, teksa dyshohet se ka ndihmuar vëllain e tij, Aleksandër Përdoda, i dënuar me burgim të përjetshëm si autor i vrasjes së dyfishtë.

Kol Murrani dhe Preng Simoni banonin në periferi të qytetit të Lezhës dhe ditën e ngjarjes, më 27 prill 2020, kishin dalë herët në mëngjes me motor, për të shkuar te shtëpitë e vjetra që kishin në fshatin Lalm i Vjetër.

Pasi kanëishin ngarkuar një thes me jonxhë, dy burrat do të ktheheshin në Lezhë, por rrugës dyshohet se janë qëlluar befasisht me armë zjarri nga Aleksandër Përdoda.

Ngjarja mendohet të ketë ndodhur pas një konflikti pronësie mes Preng Simonit dhe Aleksander Përdodës, i cili kishte ndodhur 8 muaj para vrasjes.

Në dëshminë e tij, vetë i pandehuri e pranoi konfliktin asokohe, por çështja sipas tij ishte zgjidhur. Nga analizimi që u është bërë qelizave telefonike, Përdoda ka qenë afër vendit të krimit.

Etiketa: Edmond Perdoda

Lajme të lidhura

Përplasen dy automjete në rrugën Qafë Plloçë–Qukës/ Mbetet e plagosur një grua, vijojnë hetimet
Aktualitet

Përplasen dy automjete në rrugën Qafë Plloçë–Qukës/ Mbetet e plagosur një grua, vijojnë hetimet

19:27 - 09/11/26
Vjedhja e bankës te Komuna e Parisit, Robert Duka akuzohet edhe për 28 grabitje në Greqi
Aktualitet

Vjedhja e bankës te Komuna e Parisit, Robert Duka akuzohet edhe për 28 grabitje në Greqi

19:14 - 09/11/26
Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve?
Aktualitet

Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve?

16:30 - 09/11/26
Para
Takimi i fundit kokë më kokë Biden-Xi përpara epokës Trump

Takimi i fundit kokë më kokë Biden-Xi përpara epokës Trump

Discussion about this post

TË FUNDIT

Heqja e taksës së qarkullimit nga karburanti, Qeveria do të vendosë vinjetë për automjetet me targa të huaja
Breaking Views

Heqja e taksës së qarkullimit nga karburanti, Qeveria do të vendosë vinjetë për automjetet me targa të huaja

21:00 - 09/11/26

Projektligji i depozituar në Kuvend nga socialistët parashikon një sistem të ri tarifimi për përdorimin e rrjetit rrugor kombëtar. Automjetet...

Lexo më shumë
Qytetarët përplasen me efektivët e policisë, refuzojnë gjobat për pjesëmarrjen në protestë

Qytetarët përplasen me efektivët e policisë, refuzojnë gjobat për pjesëmarrjen në protestë

20:52 - 09/11/26
Prej ditës 1 në shesh, flasin motrat aktiviste: Jemi në rrugën e duhur, nuk largohemi pa dorëheqje

Prej ditës 1 në shesh, flasin motrat aktiviste: Jemi në rrugën e duhur, nuk largohemi pa dorëheqje

20:44 - 09/11/26
Ndeshjet me Finlandën dhe Bjellorusinë, Kombëtarja shqiptare nis punën për dy sfidat vendimtare

Ndeshjet me Finlandën dhe Bjellorusinë, Kombëtarja shqiptare nis punën për dy sfidat vendimtare

20:30 - 09/11/26
Forumi i Paqes/ Macron e priti në pallatin Elize, Rama reagon pas takimit me presidentin francez

Forumi i Paqes/ Macron e priti në pallatin Elize, Rama reagon pas takimit me presidentin francez

19:35 - 09/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com