GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vrasja e Lekstakaj, zbardhen detajet e reja/ Çfarë fiksuan kamerat

në Aktualitet, Uncategorized
Kohë leximi: 2 min
A A
Vrasja një ditë pas vizitës së Ballës/ Çfarë paralajmëron Paloka
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Të tjera detaje janë zbardhur nga vrasja e Nikolin Lekstakaj, 42-vjeçarit që u ekzekutua me breshëri kallashnikovi në Balldre, sapo doli nga një market, shumë pranë banesës së tij.

Sipas Euronews Albania, viktima kishte hyrë në market për të blerë një pijë freskuese dhe kishte ndarë një bisedë të shkurtër me shitësen dhe një fëmijë të mitur që ndodhej aty.

Në momentin që ka dalë nga marketi, ndaj tij është qëlluar me breshëri nga një makinë në lëvizje, e cila u largua me shpejtësi pas krimit.

Sipas raportimeve, në zonë janë siguruar pamjet nga dy kamera sigurie, por pamjet janë me cilësi të dobët dhe vështirë se mund t’i shërbejnë grupit hetimor për të zbuluar identitetet e autorëve të dyshuar të krimit.

Në vrasjen ndaj Lekstakajt dyshohet se kanë marrë pjesë dy persona, njëri në rolin e ekzekutorit dhe tjetri në rolin e drejtuesit të mjetit.

Një ditë pas krimit, në zonën e Gjadrit, rreth 10 km nga vendi ku u ekzekutua Lekstakaj, u gjet një automjet Benz i zi, i ngjashëm me atë që kanë fiksuar kamerat e sigurisë në momentin e vrasjes së 42-vjeçarit. Makina që u gjet e djegur rezulton e vjedhur prej shtatorit të vitit të kaluar në Dimal.

Brenda në automjet janë gjetur një armë zjarri automatik dhe disa gëzhoja, të cilat pritet t’i nënshtrohen ekspertizës.

Vrasja e Lekstakajt dyshohet se është kryer për motive gjakmarrjeje. 42-vjeçari u ekzekutua fiks 3 muaj nga vrasja e Ardian Nikulajt, biznesmenit që u qëllua për vdekje në lokalin e tij, teksa konsumonte kafe. Policia në atë kohë deklaroi se ekzekutori i Nikulajt ishte një portugez, i ndihmuar nga një grup shtetasish të huaj, ndërsa si porositësh i vrasjes ishte një shqiptar, nip i fisit Lekstakaj.

Dy fiset Lekstakaj dhe Nikulaj janë në hasmëri mes tyre prej të paktën 26 vitesh, ndërsa për ngjarjen e ndodhur dy ditë më parë policia po heton që krimi të ketë ndodhur për motive hakmarrjeje.

Etiketa: detajetKryesore1LekstakajVrasja

Lajme të lidhura

Publikimi i videove intime në rrjetet sociale, Policia e Tiranës nis hetimet
Aktualitet

Publikimi i videove intime në rrjetet sociale, Policia e Tiranës nis hetimet

21:15 - 30/09/26
Konfirmohet rasti i dytë i infektimit me virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri
Aktualitet

Konfirmohet rasti i dytë i infektimit me virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri

16:30 - 30/09/26
“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën
Aktualitet

“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën

15:37 - 30/09/26
Para
FOTO/ Përfshihet nga flakët pylli i Peshtanit

FOTO/ Përfshihet nga flakët pylli i Peshtanit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kurti: Që të ndërmerren veprime ndaj Speciales, duhet të zgjidhet presidenti
Breaking Views

Kurti: Që të ndërmerren veprime ndaj Speciales, duhet të zgjidhet presidenti

22:58 - 30/09/26

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur optimist për arritjen e një marrëveshjeje mes partive politike për zgjedhjen e presidentit...

Lexo më shumë
‘Bota po ndryshon me shpejtësi’, BE dhe Kanadaja përgatisin marrëveshje të gjerë bashkëpunimi

‘Bota po ndryshon me shpejtësi’, BE dhe Kanadaja përgatisin marrëveshje të gjerë bashkëpunimi

22:07 - 30/09/26
Ronaldo reagon pas largimit nga grumbullimi i kombëtares së Portugalisë dhe deklaratës së trajnerit

Ronaldo reagon pas largimit nga grumbullimi i kombëtares së Portugalisë dhe deklaratës së trajnerit

21:29 - 30/09/26
Publikimi i videove intime në rrjetet sociale, Policia e Tiranës nis hetimet

Publikimi i videove intime në rrjetet sociale, Policia e Tiranës nis hetimet

21:15 - 30/09/26
“Arrestoni Ramën”/ Mbyllet protesta e 123, kërkesa e panegociueshme: Jep dorëheqjen!

“Arrestoni Ramën”/ Mbyllet protesta e 123, kërkesa e panegociueshme: Jep dorëheqjen!

21:05 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com