Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me burgim të përjetshëm Naim Murselin dhe Granit Plavën për vrasjen e Liridona Ademajt. Ndërsa Kushtrim Kokalla u dënua me 30 vite burgim, bëjnë me dije mediat në Kosovë.
Aktgjykimi u shpall nga gjykata në një seancë publike. Prokuroria kishte kërkuar burgim përjetë për të tre të përfshirët, duke theksuar se vrasja e nënës së dy fëmijëve ishte e organizuar dhe e kryer në mënyrë të planifikuar.
Bashkëshorti i Ademajt, Naim Murseli organizoi vrasjen për motive personale ndërsa Plava kreu ekzekutimin me ndihmën e Kokallës.
Si ndodhi vrasja?
Liridona Ademaj u vra më 29 nëntor 2023 në një rrugë në fshatin Bërnicë të Prishtinës. Naim Murseli u akuzuar se organizoi vrasjen e bashkëshortes me qëllim hakmarrjeje dhe përfitimi financiar nga një sigurim jetësor në Suedi, në shumë prej rreth 260 mijë eurosh.
Sipas Prokurorisë, Murseli e ka planifikuar vrasjen në bashkëpunim me Kushtrim Kokallën dhe Granit Plavën, duke u premtuar atyre një shpërblim prej 30 mijë eurosh për ta kryer krimin.










Discussion about this post