GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Vrasja e Liridona Admejat, del dëshmia e Plavës: Naim Murseli ka…

15:11 - 27/01/24
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Vrasja e Liridona Admejat, del dëshmia e Plavës: Naim Murseli ka…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Granit Plava ka deklaruar se Naim Murseli e ka porositur atë për vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridona Ademaj.

Biseda mes tyre ka ndodhur rreth një javë para se të kryhej vrasja në një pompë të derivateve në Gremnik të Klinës. Në tavolinë me ta ndodhej edhe Kushtrim Kokalla, i dyshuari tjetër për përfshirje në vrasjen e 30-vjeçares.

“Gjatë bisedës në prezencë të të treve, Naimi më ka thënë se do t’i marrësh 30,000.00 euro pasi ta vrasim këtë grua. Në këtë ditë është përmend edhe kallashi për ta ekzekutuar këtë grua, por nuk kam pranuar. Pak para se të largohem m’i ka dhënë dhe 400 euro, dhe Kushtrimit ia ka dhënë një shumë tjetër dhe jemi marrë vesh që të kryhet kjo punë”, ka thënë Plava. “Po ashtu, Naimi na ka thënë se ‘unë kam me shku në Shqipni dhe të kryhet kjo punë sa unë jam atje’”.

Plava ka dëshmuar se Murseli e ka telefonuar në ditën e vrasjes së Ademajt dhe i ka kërkuar “që të kryhet kjo punë”.

“Në ditën e vrasjes më ka telefonuar në Whatsapp dhe më ka thënë se sot duhet të kryhet kjo punë, duke më thënë se ti e di se ‘kam pare unë, nëse ndodh diçka unë do të të nxjerr’. Më ka marrë me makinën e tij Range Rover rreth orës 12:00 ku kemi bërë gjiro tek Liqeni i Radoniçit. Aty është prishë goma e makinës dhe kemi shkuar në fshatin Novosellë e Epërme ku aty pronari i një vullkanizeri pasi e kemi rregulluar gomën, Naimi ka thënë se e mora këtë armë nga pronari i këtij vullkanizeri”, ka dëshmuar Plava.

Plava ka thënë se në momentin e vrasjes së Liridona Ademajt, në veturë ka qenë edhe Naim Murseli. “Unë nuk i kam vërejt fëmijët, ndërsa Naimi ka qenë në veturë në momentin e vrasjes”, ka thënë ai sipas Telegrafit.

Etiketa: Kryesore1liridona ademjNaim Murseli

Lajme të lidhura

Kongresmenët, letër Rubios: Tërheqja e trupave nga Kosova rrezikon paqen në Ballkan
Breaking Views

Kongresmenët, letër Rubios: Tërheqja e trupave nga Kosova rrezikon paqen në Ballkan

21:14 - 12/03/26
Pakt me Edi Ramën për të rrëzuar Kurtin? Osmani: Kam marrë kërcënime me pushkatim…
Breaking Views

Pakt me Edi Ramën për të rrëzuar Kurtin? Osmani: Kam marrë kërcënime me pushkatim…

08:15 - 10/03/26
Vetëvendosje dërgon në Kushtetuese dekretin e Vjosa Osmanit
Breaking Views

Vetëvendosje dërgon në Kushtetuese dekretin e Vjosa Osmanit

15:30 - 09/03/26
Para
Thirrja e Papa Françeskut për parandalimin e katastrofës humanitare

Përkujtimi i Holokaustit, Papa Françesku: Logjika e urrejtjes dhe…

Discussion about this post

TË FUNDIT

‘Nuk mbron Ballukun por veten’, Harxhi: Rama i frikësohet një grupi brenda PS, fundi i tij do jetë i dhimbshëm
Aktualitet

‘Nuk mbron Ballukun por veten’, Harxhi: Rama i frikësohet një grupi brenda PS, fundi i tij do jetë i dhimbshëm

09:34 - 13/03/26

Votimi me 82 vota në Kuvend nuk ishte një surprizë, por një lëvizje e pritshme nga një kryeministër që tashmë...

Lexo më shumë
Protesta me dhjetëra të vdekur në Iran, paralajmëron Trump: SHBA është e gatshme të ndihmojë

Trump: Hajdutët iranianë kanë vrarë për vite me radhë, tani kam nderin t’i vras

09:11 - 13/03/26
Sulm i ri, gabime të vjetra! Pse Shqipëria mbetet e pambrojtur nga hakerat iranianë?

Sulm i ri, gabime të vjetra! Pse Shqipëria mbetet e pambrojtur nga hakerat iranianë?

08:43 - 13/03/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 13 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:25 - 13/03/26
‘Prit t’i çoj fjalën atij k*rvës që kërcënon…’, dalin përgjimet mes Ballukut dhe Berberit

300 apartamentet e Belindës/ Del sms nga dosja, Balluku-Berberit: Më bëj pasqyrën sa apartamente ke shitur!

08:07 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com