GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vrasja e Liridonas, Naim Murseli u përplas në gjykatë me autorin e krimit

22:45 - 05/12/23
në Aktualitet, Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 3 min
A A
Vrasja e Liridonas, Naim Murseli u përplas në gjykatë me autorin e krimit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Arsyet e vrasjes së Liridona Ademajt me porosi të bashkëshortit të saj Naim Murseli mbeten ende të paqarta.

Për emisionin “Opinion”, gazetari “Nacionale” Besian Beha tha se autoritetet në Kosovë po hetojnë në disa pista dhe se deri më tani ende nuk ka një pistë konkrete.

Sipas tij, fillimisht ka qenë përfitimi nga sigurimi jetësor që Liridona kishte në Suedi, një lidhje jashtëmartesore homoseksuale Naim Murselit apo përfshirja e këtij të fundit në veprimtari të jashtëligjshme për të cilën gruaja e tij mund të ishte në dijeni.

Beha thekson se kamerat e sigurisë kanë vërtetuar se vrasësi ka qenë edhe në restorantin ku ka darkuar çifti dhe më pas ka vrarë gruan siç ishte dakordsuar me Naim Murselin.

Gazetari tregon gjithashtu se në seancën gjyqësore dëgjimore ka patur një përplasje mes autorëve të krimit dhe Naim Murselit.

“Ndërlidhej fillimisht me çështjen e sigurimit shëndetësor. Për momentin duket që nuk është një rrugë që mund të çonte tek e vërteta. Një version tjetër ka qenë edhe ai i thënë nga gazetarët në Shqipëri që lidhet me një lidhje jashtëmartesore që mund të ketë pasur Naim Murseli.

Në bazë të burimeve që unë kam, nuk është një pistë që po përmendet në vrasjen e Liridonës. Një lajm tjetër, lidhet me një kërkesë për divorc, e cila fillimisht u mohua që ka ekzistuar. Mediat në Kosovë e kanë publikuar dokumentin që tregon se Naim Murseli dhe Liridona në vitin 2019 kishin kërkuar divorc në institucionet e drejtësisë, por pasi nuk ishin paraqitur në gjykatë për t’i dhënë fund martesës së tyre, çështja është pushuar dhe ata kanë vazhduar si çift i martuar.

Policia dhe Prokuroria kanë pasur dyshime që në momentet e para se Naim Murseli qëndron prapa vrasjes. Qëllimshëm nuk kanë reaguar për të konfirmuar. E kanë lejuar dhe në varrim për t’i parë sjelljet e tij dhe kjo të përdoret si masë rënduese.

Në rrugën ku ka ndodhur krimi ka qenë një kamerë, e cila e ka xhiruar veturën e grabitësve. E njëjta veturë më pas është xhiruar nga kamerat e restorantit në Graçanicë. Policia ka mësuar se bëhet fjalë për të njëjtën veturë. Granit Plava ka qenë në të njëjtën vend ku ka ngrënë darkë Naim Murseli me familjen. Ka qenë në një tavolinë tjetër dhe më pas ka lëvizuar për ta kryer krimin siç ishin pajtuar me Naim Murselin në takimin në ka pasur.

Nuk bëhet fjalë për një plan një apo dy ditor, por javësh, muajsh. Prokuroria ka dyshime se ai ka pasur për ta kryer krimin. Në seancën dëgjimore që është mbajtur të dielën, ka pasur përplasje mes Naim Murselit dhe 2 personave të akuzuar. Naim Murseli ka thënë që jam kthyer që ta ndihmoj bashkëshorten, në këtë moment, Granit Plava është ngritur në këmbë dhe i ka thënë që po gënjen sepse nuk je ngritur asnjëherë.

Ka pasur një mospërputhshmëri mes personave. Prokuroria e Prishtinës nuk ka njoftuar asnjëherë zyrtrisht se e ka kryer krimin. Në seancë ai ka thënë që jam kthyer ta ndihmoj.

Prokuroria është tepër e mbyllur të japë detaje se cilën pistë kryesore po shkojnë hetimet. Naim Murseli ka qenë person i fuqishëm. Po hetohet edhe nëse ndërlidhet me ndonjë veprimtari të dyshimtë që gruaja ka qenë në dijeni. Të gjitha pistat po hetohen”, tha Besian Beha.

Etiketa: detajetliridonaNaim MurseliVrasja

Lajme të lidhura

France24: Akuzat për korrupsion qeveritar çojnë në përleshje mes policisë dhe qytetarëve në Tiranë
Aktualitet

France24: Akuzat për korrupsion qeveritar çojnë në përleshje mes policisë dhe qytetarëve në Tiranë

08:20 - 21/02/26
Berisha viziton protestuesit e shtruar te Trauma: Këta nuk janë policë, por banditë që do të përgjigjen
Aktualitet

Berisha viziton protestuesit e shtruar te Trauma: Këta nuk janë policë, por banditë që do të përgjigjen

07:52 - 21/02/26
Skrapar/ Dyshohet se është mbytur në lumin Osum, polumbarët në kërkim të trupit të 43-vjeçarit Ilir Kurti
Aktualitet

Skrapar/ Dyshohet se është mbytur në lumin Osum, polumbarët në kërkim të trupit të 43-vjeçarit Ilir Kurti

18:55 - 20/02/26
Para
Marina dhe Luana festojnë, urimi i veçantë për… (FOTO)

Marina dhe Luana festojnë, urimi i veçantë për... (FOTO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

France24: Akuzat për korrupsion qeveritar çojnë në përleshje mes policisë dhe qytetarëve në Tiranë
Aktualitet

France24: Akuzat për korrupsion qeveritar çojnë në përleshje mes policisë dhe qytetarëve në Tiranë

08:20 - 21/02/26

Policia shqiptare të premten përdori topa uji dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë protestat e reja kundër korrupsionit nga demonstruesit...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 21 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:09 - 21/02/26
Berisha viziton protestuesit e shtruar te Trauma: Këta nuk janë policë, por banditë që do të përgjigjen

Berisha viziton protestuesit e shtruar te Trauma: Këta nuk janë policë, por banditë që do të përgjigjen

07:52 - 21/02/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 21 Shkurt 2026

07:35 - 21/02/26
Parashikimi i motit, e premte, 14 shkurt 2025

Parashikimi i motit për sot, 21 Shkurt 2026

07:33 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com