GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vrasja e Liridonës, Prokuroria do hetojë lidhjet e Naimit me Pacollin

12:59 - 08/12/23
në Aktualitet, Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Vrasja e Liridonës, Prokuroria do hetojë lidhjet e Naimit me Pacollin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Hetimet e Prokurorisë së Kosovës për vrasjen e Liridona Murselit vijojnë, ku po hapen pista të reja për motivet e vrasjes dhe ndalimin e procesit të divorcit.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë me Euronews Now, eksperti i sigurisë, Drizan Shala, ka bërë të ditur se hetimet mund të shtrihen dhe në Suedi.

Sipas tij do të shihen të gjitha lidhjet e biznesit dhe transaksionet që Murseli mund të ketë në atë shtet, si dhe do të analizohen pistat që kanë çuar në këtë planifikim afatgjatë, apo nëse ka persona të tjerë të përfshirë.

“Hetimi do të vijojë me persona të tjerë të mundshëm në aktivitetin e kësaj vepre penale. Hetimet do të vijojnë dhe në drejtim të Suedisë, pasi sipas të gjitha gjasave do të fillojë dhe aty një bashkërendim me policinë suedeze për të përcaktuar lidhjet e mundshme në biznes aty. Vrasja ka qenë një planifikim afatgjatë dhe mbi këtë planifikim do të hetohen pistat”, tha Shala.

Gjithashtu ai risolli dhe në vëmendje deklartata e Murselit dhe autorit të krimit.

“Ne kemi dy deklarata, një nga Plava, i cili ka thënë që është kontaktuar nga bashkëshorti për t’a ekzekutuar. Në anën tjetër kemi organizatorin, i cili është bashkëshorti i saj dhe tregon versionin e tij, që nuk e ka bërë ai, por ka qenë grabitje”, tha ai.

Sipas tij pavarësisht këtyre dy deklaratave apriori, pistat e hetimit do të zgjerohen, duke i dhënë një vëmendje të jashtëzakonshme, për të parë sesi do të shkojë edhe procesi gjyqësor.

“Në shumicën e rasteve, në të kaluarën, kemi pasur raste kur gjyqësori ka marrë vendime jo të pritshme, edhe pse të marra mbi bazën e dëshmive. Kjo mbetet për t’u konstatuar dhe vërtetuar nga të gjitha dëshmitë që ka prokuroria, të cilat do t’i nxjerrë në ditët në vazhdim”, u shpreh eksperti.

Krahas kësaj, sipas ekspertit Shala, prokuroria do të intensifikojë hetimet edhe për lidhjet e tij si këshilltar i punëve të jashtme me zotin Pacolli, si dhe për shkaqet që kanë ndalur procesin e divoricit mes çiftit.

“Duhet pyetur më tutje se cili ishte shkaku i pengimit të procesit gjyqësor. A ka patur ndonjë influencim nga palët e treta? Njëkohësisht edhe në aspektin financiar do të duhet të shihen transaksione të mundshme parash, për të dhënë një pistë tjetër hetimesh”, nënvizoi Shala.

Etiketa: Behxhet PacolliNaim Murseli

Lajme të lidhura

Vdekje e dyshimtë në Korçë, burri me dëmtime në kokë – aksident apo krim?
Aktualitet

Vdekje e dyshimtë në Korçë, burri me dëmtime në kokë – aksident apo krim?

14:24 - 02/04/26
Gjykata kthen në punë kreun e IMT Tiranë, Rigers Sheqeri, i akuzuar nga Prokuroria
Aktualitet

Gjykata kthen në punë kreun e IMT Tiranë, Rigers Sheqeri, i akuzuar nga Prokuroria

14:03 - 02/04/26
I kërkuari nga Shkodra për tentativë vrasje, kapet në Tiranë nga Operacionalja
Aktualitet

I kërkuari nga Shkodra për tentativë vrasje, kapet në Tiranë nga Operacionalja

11:42 - 02/04/26
Para
Tragjedia në familjen Hoti, brenda vitit iu shuan dy djem

Tragjedia në familjen Hoti, brenda vitit iu shuan dy djem

Discussion about this post

TË FUNDIT

Teknologjia amerikane që po transformon Aeroportin e Tiranës
Lajme

Teknologjia amerikane që po transformon Aeroportin e Tiranës

15:22 - 02/04/26

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës janë implementuar skanerë të gjeneratës së fundit Rapid Scan 3D, që përfaqësojnë një avancim të...

Lexo më shumë
Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…

Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…

15:04 - 02/04/26
Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…

Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…

14:54 - 02/04/26
Opozita kërkon diskutimin e Raportit të DASH, ndërpritet seanca pas bllokimit të foltores

Opozita kërkon diskutimin e Raportit të DASH, ndërpritet seanca pas bllokimit të foltores

14:39 - 02/04/26
Vdekje e dyshimtë në Korçë, burri me dëmtime në kokë – aksident apo krim?

Vdekje e dyshimtë në Korçë, burri me dëmtime në kokë – aksident apo krim?

14:24 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com