GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vrasja e “LOSHIT” në Durrës/ Dëshmon në GJKKO shoku i viktimës: Zihej me Festim Qolin për një femër!

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Vrasja e “LOSHIT” në Durrës/ Dëshmon në GJKKO shoku i viktimës: Zihej me Festim Qolin për një femër!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në GJKKO po zhvillohet seanca e radhës për dosjen ‘Plumbi i Artë’ teksa përpara trupës gjykuese po jep deklarimet e tij njëri prej të pandehurve, Agim Gini.

Agim Gjini po jep shpjegime për vrasjen e Elvis Dedajt në vitin 2012 dhe të nënës Fatmira Dedaj një vit më vonë në Durrës.

Gjini tregon se ka punuar në pikën e karburantit që ishte në pronësi të Elvist dhe Festim Qolit.

Ky i fundit dyshohet se është porositësi i vrasjes së ortakut të tij. Agim Gjini thotë se marrëdhëniet mes Elvisit dhe Festimit ishin të mira dhe se e vetmja mosmarrëveshje që kishin, ishte për nja vajzë.

Ndër të tjera ai thotë se Fatmira është përkujdesur për djemtë dhe se nuk ka dijeni se kush mund ta ketë vrarë. Gjini tregon se është takuar me Festimin pas vrasjes së Elvisit, dhe se ai kishte frikë se mos e vrisnin.

Agim Gjini: Kam qenë furnitor në një pikë karburanti në dalje të Shkozetit. Më punësoi Festim Qoli, me të u njoha në shkollë në 8-vjeccare. Elvis Dedjan e kam pas njohur, e kishim mik unë dhe Festimi. Elvisi ishte ortak me Festimin, menaxher ishte Kujtim Hasa. Gjatë kohës që punoja në karburant kishte një hatërmbejtje për një vajzë, mes Festimit dhe Elvisit. Elvisit i thërrisnin “Loshi”, ai punonte me lloj lloj gjërash. Me drogë.

Për vrasjen e Elvis Dedja e dëgjova te karburanti, erdhi policia dhe më arrestoi. Jam takuar me Festim Qolin pas vrasjes së Elvisit, disa dite pas ngjarjes. Festim Qoli është thirrur në polici për këtë çështje. Fatmira Habilin, nënën e Elvisit e njihja, e kam takuar , i kam bërë yzmet dhe na ka bërë. Ajo vinte rrallë në karburant. Fatmira nuk më ka thëne se ku dyshonte për vrasjen e të birit. Rrinte me Festimin, marrëdhëniet i kishte të mira. Elvisi ka pasur një BMË. Festim Qoli ishte pronar i biznesit bashkë me Elvisin. Marrëdhëniet mes tyre kanë qenë shumë të mira.

Nuk shkonin mirë vetëm për punën e femrës. Nuk donte që Elvisi ta merrte atë sepse kishte shkuar Festimi me të. Nuk e di kush e vrau. Ditën që ndodhi ngjarja, unë kisha babain pa qejf që më ndërroi jetë pas disa ditësh, kam qenë të shumica ne supermarket mora ushqime për ti dërguar te lokali. Pika e karburantit kishte dhe lokal, mora ujë kafe… pastaj më arrestoi policia. Kujtim Hasa punonte në lokal, kishte dhe punonjës të tjerë nuk më kujtohen emrat. Vrasja ndodhi në Malin e Robit, nuk shkova në vendngjarje. Për gjysmë ore e mora vesh ngjarjen.

 I kisha takuar dhe viktimën dhe Festimin, te karburanti. Petrit Qoli vinte te karburanti e takonim përditë. Më shoqëruan ditën e ngjarjes dhe më morën në pyetje në polici. Na morën shenjat e gishtave, na morën dëshminë dhe kaq. Festimin e takova pas vrasjes, folëm për ngjarjen. Ai kishte frikë për ngjarjen që ndodhi, kishte hall se mos vriste njeri dhe atë. U paraqit dhe Festimi në polici për tu pyetur. Deri më sot, kam pas marrëdhënie të mira me Festimin, para se të arrestohesha. Pas vrasjes së Fatmira Dedës, Festimin e kam parë me automjet tip Lincoln.

Etiketa: agim gjiniFestim QoliGJKKOPlumbio i Arte

Lajme të lidhura

Atentati ndaj Thimjo Rubatit/ Breshëri plumbash ndaj 50-vjeçarit përpara biznesit të tij, reagon policia
Aktualitet

Atentati ndaj Thimjo Rubatit/ Breshëri plumbash ndaj 50-vjeçarit përpara biznesit të tij, reagon policia

23:09 - 17/07/26
Përfundon protesta e 48-të kundër qeverisë, marshimi mbyllet para Kryeministrisë
Aktualitet

Përfundon protesta e 48-të kundër qeverisë, marshimi mbyllet para Kryeministrisë

22:32 - 17/07/26
Të shtëna me armë në Sarandë, plagoset një person
Aktualitet

Të shtëna me armë në Sarandë, plagoset një person

21:51 - 17/07/26
Para
PS rrëzoi interpelancën me Ballukun/ Balliu u tund prangat: Do përfundoni në qeli si Veliaj dhe Beqaj

PS rrëzoi interpelancën me Ballukun/ Balliu u tund prangat: Do përfundoni në qeli si Veliaj dhe Beqaj

Discussion about this post

TË FUNDIT

Atentati ndaj Thimjo Rubatit/ Breshëri plumbash ndaj 50-vjeçarit përpara biznesit të tij, reagon policia
Aktualitet

Atentati ndaj Thimjo Rubatit/ Breshëri plumbash ndaj 50-vjeçarit përpara biznesit të tij, reagon policia

23:09 - 17/07/26

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë, ku 50-vjeçari Thimjo Rubati u plagos me breshëri plumbash nga dy persona....

Lexo më shumë
Përfundon protesta e 48-të kundër qeverisë, marshimi mbyllet para Kryeministrisë

Përfundon protesta e 48-të kundër qeverisë, marshimi mbyllet para Kryeministrisë

22:32 - 17/07/26
FIFA vendos sa do të zgjasë spektaklin në finalen e Botërorit

FIFA vendos sa do të zgjasë spektaklin në finalen e Botërorit

22:25 - 17/07/26
Organizatorët e protestës njoftojnë mbledhjen e parë të Kuvendit Kombëtar Qytetarë

Organizatorët e protestës njoftojnë mbledhjen e parë të Kuvendit Kombëtar Qytetarë

22:13 - 17/07/26
Golat e shënuar nga distanca më e largët në Botërorin 2026

Golat e shënuar nga distanca më e largët në Botërorin 2026

22:01 - 17/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com